Home / Të ndryshme / GJENERAL TAHIR SINANI

GJENERAL TAHIR SINANI

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor: Genc Sefa – Lushnja

/25.05.1964 – 29.07.2001/

Nga Tropoja për në Dardani,
niset Tahir Sinani si stuhi!
Lind e rrit në zemër t’malsis,
shkon ti mbroj nderin Shqipnis!
Ngjitet shtigjeve të lirisë,
për t’ja ndal turrin Serbis!
Bir Tropoje e shqiponjë mali,
tre emblema luftën se ndali!
Për atdhe e kish rritur nëna,
sypatrembur me shtat zëmra!
Nuk lejonte me ja shkel trollin,
ishte një gjak me Mic Sokolin!
Ju o vllazën tungjatjeta,
Shqipnis falë i qoftë jeta!
Të bashkojm armët për liri,
për ta shporrë hasmin e zi!
Syrin pish e zemrën gurë,
n’ball të luftës me flamur!
Nëse vritem o shokët e mi,
mos e ndalni luftën për liri!
Në Kosovë UÇK-ja triumfoj
gjenerali s’mund të pushoj!
Në Lugin shkon fluturim,
Preshevës ti sjellë lirin!
Kur Ilirida dha kushtrimin,
të gatshëm e gjeti trimin!
në Gostivar rrept po lufton,
tmerri armiqëve si gjithmon!
Më 29 korrik të vitit 2001,
Seç morëm një lajm të zi!
Në Tanush e në Gostivar,
loti akoma nuk është tharë!
Bie në altar biri Malsisë,
zemërluani i Shqipërisë!
me katër shok ra dëshmor,
i nderojmë çdo përvjetor!
——————————-
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i lirisë 🦅🇦🇱🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...