Home / Të ndryshme / GJENERAL AHMET KAÇIKU

GJENERAL AHMET KAÇIKU

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor Genc Sefa – Lushnja!

Gjeneral Ahmeti pse s’na folë një fjalë,
të kan ardhur shokët se për ty kan mall!
të bisedoni gju më gju ashtu si në mal,
kur hasmit shekullor i qëndronit përball!
Të thërret gjyshi si atëher në fëmijëri,
të tregoj për vuatjet e shekujt në robëri!
Se si na i copëtuan tokat e Shqipërisë,
të mësoj si të ecësh në shtigjet e lirisë!
U rrite dhe edukove me atdhedashuri,
që nga mosha e rinisë protestoje për liri!
Në rreshtin e parë me qëndrim kreshniku,
biri i Bitis, komandant Ahmet Kaçiku!
Nga përdjekja e shkaut doli në mërgim,
Po zemra e trimit nuk gjende qetësim!
Gjendja e atdheut shum e torturonte,
pushtuesi çdo ditë vriste e dhunonte!
Thirrjes së atdheut ju përgjigjë si stuhi,
Bashkë me shok kthehet në Shqipëri!
Si shqiponja që çan retë kalon në kufi,
më i vendosur se kurr të luftoj për liri!
Bjeshkët e atdheut i kalon nji nga nji,
një natë të bukur po shkon në Biti!
Çmallet me familje e merr motër e vlla,
se veq të bashkuar do të bëhen kala!
Prej Dardhishtës anemban Budakovës,
Luftoj me vetmohim luani i Kosovës!
Betej pas beteje shum aftësi ka treguar!
Komandant brigade e kanë emëruar!
Me dhjetëra aksione kishte triumfuar,
nga humbjet armiku ishte dëshpëruar!
Shkau i pabesë popullatën po sulmon,
Pleqë gra e fëmi në Reçak po masakron!
Katër ditë e katër netë rreptë po luftohet,
gjaku i të vrarëve me gjakë po mbrohet!
Më 19 janar flakë për flakë me barbarë,
Gjeneral Ahmeti Kaçiku bie në altarë!
Në Gërkovë mbi Reçak ra një meteor,
Yjeve të lirisë ju shtua një dëshmor!
gjaku tij forcoj themelet e Dardanisë,
Zemërluani i Bitis, heroi Shqipërisë!
——————————————–
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i Lirisë ! 🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...