Home / Histori / ÇËSHTJA MEDIU DHE “GËRDECI” GJKKO: “NUK RIHAPEN HETIMET PËR MEDIUN DHE GËRDECIN”! SPAK – bëhet KAPS!

ÇËSHTJA MEDIU DHE “GËRDECI” GJKKO: “NUK RIHAPEN HETIMET PËR MEDIUN DHE GËRDECIN”! SPAK – bëhet KAPS!

Se kildebilledet
Kush dëshiron, mund të lexojë më poshtë shkrimin tim për këtë problem, botuar në DITA, më 17 shkurt 2015
NDËSHKIMI I BERISHËS? MOS E PRISNI TË NDODHË!
(Refleksione për shkrimin redaksional të datës 15 shkurt 2015 të “DITËS” me titull: “Koha e investigimit të Berishës shkoi. Tani është koha e ndëshkimit”)
Bashkohem me shqetësimin e gazetës DITA, që është dhe shqetësimi i çdo qytetari normal, i cili ka zgjedhur të jetojë në vendin ku e trashëgoi nga të parët. Koha e investigimit të Berishës jo ka kaluar, por ka stërkaluar. Ashtu siç ka stërkaluar edhe koha e ndëshkimit të tij për bëmat e “rralla”e të pakrahasueshme në historinë e popullit tonë.
Berisha, është personazhi më i kriminalizuar në historinë e vjetër e të re të Shqipërisë. Kjo tashmë dihet nga të gjithë. Bomba e Gërdecit dhe 21 janari, si dy krimet më të freskëta dhe më të dukshme, nuk janë asgjë përpara shkatërimit që i ka sjellë Berisha vendit dhe popullit tonë në të gjitha fushat politike, morale, materiale e shpirtërore. Populli ka një shprehje që e përdor në raste të dëmtimit, apo humbjes së pasurisë: “Shëndosh njerëzit, se pasuria shkon e vjen”. Shkatërrimet e ekonomisë dhe dëmet e humbjet në pasuritë individuale e kombëtare mund të rikuperohen e rigjenerohen. Po si mund të rikuperohen e rigjenerohen pasuritë morale e shpirtërore dhe traditat e fituara në shkekuj të cilat, ose janë përmbysur e nakatosur, ose janë në rrezik të plotë degradimi. Dhe autori kryesor i këtyre shkatërrimeve dhe denigrimeve është padiskutim Sali Berisha me keqqevrisjen dhe qëllimkeqqeverisjen që ka praktikuar në tri të katërtat e 24 vjeçarit të “demokracisë”.
Përgjegjësitë, fajet dhe krimet e Berishës dhe të regjimit që instaloi në bashkëpunim me “miqtë ndërkombëtarë” duken sheshit. Ato “ndriçojnë” në terrin e natës dhe nxijnë në dritën e ditës. Veprat ogurzeza të Sali Berishës dhe klanit të tij nuk kanë nevojë as për “ekspertiza balistike”, as “për analiza juridike” e as për “dëshmira shkresore e materiale”. Krimet si ai i Gërdecit dhe i 21 janarit ndodhën në mes të ditës e në mes të Tiranës dhe nuk kanë vevojë për dëshmira të asnjë lloji. Për më tepër që vetë autori, d.m.th. Berisha i ka pranuar hapur, duke thënë se “Provojeni edhe njëherë, por do ta pësoni më keq se me 21 Janar”. Pra, nga pikëpamja juridike, s’ka avokat në botë që të mund ta shpëtojë Berishën nga dënimi për viktimat e Gërdecit dhe vrasjet e 21 janarit. Gjyqi i këtyre dy ngjarjeve mund të mbarojë brenda ditës, nëse do të ishte në fuqi një shtet demokratik. Por edhe për krime të tjera, me të cilat ka mbushur dinga CV-në e tij, ai do të gjykohej dhe dënohej nëse në fuqi do të ishte një sistem e rend i vërtetë demokratik. Por në vend që të ndodhë kjo e fundit, personazhi ynë “karizmatik”, megjithëse juridikisht është vetëm “një copë deputet”, vijon të dirixhojë situatën politike, të kapardiset në tribunën e përfaqësuesve të popullit dhe madje edhe të akuzojë e kërcënojë këdo që i shkel në “kallot” e tij njëçerek shekullore.
Berisha me të tijët humbi turpërisht në zgjedhjet e vitit 2013. Vota plebishitare që morën kundërshtarët e tij, më shumë se për premtimet elektorale, kishte në bazë zotimin për ndëshkimin e Berishës dhe berishizmit që ai mbolli në “demokracinë hibride shqiptare”. Por kaluan pothuaj dy vjet e ndëshkimi i Berishës nuk po duket në hiorizont. Dhe jam i sigurtë që as do të duket ndonjëherë. Pse?!
Të gjitha skandalet që kanë ndodhur në vendin tonë qysh nga dita e parë e “demokracisë” e gjer më sot kanë patur në qendër Berishën. Por ai nuk ka qenë i vetëm. Rreth tij, në mbështetje të tij dhe të nakatosur në skandalet e tij kanë qenë, apo kanë rënë pothuaj të gjithë politikanët dhe pushtetarët e alternuar në karriken e politikës e të pushtetit në vendin tonë. Për më keq, në këto skandale kanë qenë ose janë bërë “bashkëpronarë” edhe miqtë euroatllantikas, të cilët për interesa të stabilitetit, apo dhe për interesa më të ngushta, i kanë ndihur Berishës dhe klanit të tij të kapërcejë lumin pa u lagur. Le të marrim disa nga pikat më kulmore të skandaleve dhe krimeve, të cilat, megjithëse kanë qenë të shkallës më të lartë, janë palosur e po palosen në dosjet e harresës. 97-ta, kryeskandali i shekullit, që shkaktoi mijëra viktima njerëzore, shkatërroi në themel gjithë ngrehinën e shtetit dhe e çoi vendin në prag të luftës civile kishte autor kryesor Berishën. Por ky i fundit, falë “amnistisë” që u aplikua, në vend të ndëshkimit politik e juridik, pa kaluar as viti rimori revanshin dhe realizoi grushtin e shtetit të vitit ’98, krim i cili, duke qenë më minor se ai i 97-ës, u kalua si një vodevil humoristik, paçka se pati viktima dhe shkatërrime të reja. Pas një pushimi pa asnjë ditë pushimi, Berisha u kthye përsëri në pushtet dhe në dy mandatet e fundit “realizoi” Gërdecin dhe 21 Janarin, dy nga “veprat” më të rralla të hibrid-demokracisë shqiptare. Veçanërisht 21 janari, një krim i krahasueshëm me ato të juntave ushtarake të vendeve latinoamerikane të shekullit të kaluar. Për të dyja këto veprat e fundit, Berisha jo vetëm nuk u ndëshkua , por përkundrazi u shpërblye. Për të parën, Gërdecin, u bë “Anëtar i NATOS”. Për të dytën, 21 janarin, u quajt burrë shteti nga ambasadori i mikut të madh të përtejatllantikut.
Jo vetëm ’97-ta, ku për të mbuluar “pjesëmarrjen” e shumë aktorëve hyri në lojë amnistia, por edhe dy ngjarjet më “pikante” që ja bëjnë “muuu”, si Gërdeci dhe 21 janari, nuk janë vetëm vepra të Berishës, ndonëse ishte aktori kryesor. Asnjë zog shqiptari nuk do mund të dilte pa lagur nga “bomba” e Gërdecit dhe madje të bëhej dhe “koleg” i NATOS, nëse nuk do të ishte në bashkautorësi e bashkëfajësi me miqtë amerikanë, të cilët nxisnin e menaxhonin “prodhimet” që hodhën në erë 26 jetë njerëzish, pa llogaritur të plagosurit dhe dëmet materiale. Asnjë zog shqiptari nuk do mund të dilte pa lagur pas vrasjes makabre të 21 janarit, sikur pas aktit të kryer, më saktë pas krimit shtetëror, të mos strukej nevoja e stabilitetit dhe fasadës demokratike aq të domosdoshme për euroatllantikasit, këta “kampionë të demokracisë borgjeze”.
Vini re: Sa herë bie fjala për ngjarjen e 21 janarit dhe për nevojën e ndëshkimit të fajtorëve, përfaqësuesit e BE, ku ne po tentojmë të integrohemi, nuk mungojnë të përsërisin frazën standarte: “të jepet drejtësi për viktimat e 21 janarit”. Por drejtësia në këtë rast nuk lidhet vetëm me familjet e katër viktimëve, por lidhet me egzistencën ose jo të shtetit ligjor demokratik. Dhe kur qëndrimi i përfaqësuesve të BE për këtë çështje kaq flagrante është i turbullt dhe evaziv, çfarë mund të presim nga qeveritarët aktualë të koalicionit për “Rilindje”, të cilët edhe po të jenë në unison me njëri-tjetrin, falë kusureve të tyre dhe vasalitetit pervers ndaj ndërkombëtarëve, nuk kanë shpretkë t’ja dalin Berishës. Aq më tepër kur ky i fundit, si një zborist i mirë i kohës së socializmit, zbaton me sukses taktikën që thotë se “mbrojtja më e mirë është sulmi”.
“Akti i gjykimit (të Berishës – shënimi im), – shkruan DITA në redaksaionalen e saj, – është dhe akti i vazhdimësisë së qeverisjes së tashme. Nëse ajo nuk e bën, atëherë duhet të shkojë”. Ky konkluzion është i drejtë, por definimi i tij mbetet thjeshtë një dëshirë. Pozita e sotme do të plotësojë ciklin e rrotacionit që alternohet në katër apo tetë vjet dhe do të ikë për t’u rikthyer përsëri në të njëjtat paremetra demokratik. Gjithçka është e mundshme në demokracinë aktuale borgjeze. Vetëm dënimi i liderëve të kësaj “demokracie” është i pamundur. Sepse siç thotë populli: “Korbi – korbit nuk ia nxjerr sytë”. Dhe thëniet e popullit e kanë bazën tek përvoja. Ndaj nuk dalin të gabuara.
 7 Marë nga Gazeta DITA, 17 Shkurt 2015/
Mund të jetë një imazh i 2 persona, zjarr, ambiente të jashtme dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...