Home / Lajme / Kriminelit Sali Butka, i ngrihet monument?!

Kriminelit Sali Butka, i ngrihet monument?!

Shkruar : Luan Qemal Baci

USA 25 Korrik 2021

 Tradhetia kombetare vazhdon! “E filluar” me shkaterrimin deri tek varret dhe permendoret e te reneve per atdhe, dhe e pasuar me ngritjen e monumenteve “ne respekt” te pleherave te historise kombetare, si “mbreti” Zog dhe Sali Butka me kompani, po i behet nje dem i pallogaritshem kombit shqiptar. Qe kur ne trojet shqiptare, ne emer te demutokracise u vendosen ne pushtet kolaboracionistet dhe pinjollet e tyre, u be shperfytyrimi i krejt shoqerise, duke zhdukur deri edhe varret e lapidaret e heronjve te vertete, qe dhane edhe jetet e tyre per atdhe dhe popull. Vendosja ne piedestal e kolaboratoreve shqiptare me armiqte, eshte jo vetem nje turp i madh historik, por edhe nje dem i madh dhe i pakrahasueshem politik dhe moral, i shtyre dhe i perkrahur nga armiqte e kombit, per te krijuar nje psikoze te rrezikshme antikombetare, ku ne se luftohet per popull dhe atdhe, merr si shperblim jo vetem deri sakrificen sublime te humbjes se jetes, por edhe mosrespektimin per sakrificen tende. Kjo shtyn psikologjikisht dhe moralisht njerezit qe te mos duan atdheun deri dhe ne braktisjen fizike te tij, jo vetem duke u larguar nga atdheu, po edhe duke quajtur “atdhe” nje vend tjeter ku dallget e jetes te perplasin. Prandaj eshte e domosdoshme qe te hiqen nga keto monumente te turpit kombetar dhe te rivendosen ne piedestale vetem ata qe vertete i sherbyen atdheut, dhe ne asnje menyre nuk duhet te lejohet rehabilitimi dhe nderimi i tradhetise dhe atyre qe ishin ne anen e gabuar te historise.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...