Shkruan: Prof.  Dr. Abdulla Mehmeti

Përveçse janë shtrirë në territor afërsisht të njëjtë, me pak shtrirje më të hapur ose më të ngushtë, tri perandoritë më të mëdha, Roma Perëndimore, Roma Lindore dhe Perandoria Osmane, gjithmonë e kanë përfshirë si pjesë të tyre krahinën e Dobruxhës (shih fotografitë më poshtë), ku u vendosën së pari paraardhësit e Bullgarëve të sotëm, të ardhur nga ana tjetër e Detit të Zi, si dhe u krijua shteti shteti i Vllahisë (pararendëse e Rumunisë së sotme).
Pse ka qenë kaq e rëndësishme kjo krahinë (Dobruxha), duhet të shpjegohet përmes një studimi të veçantë, sipas burimeve shkencore relevante), por një gjë është e sigurt, se këtu kanë ekzistuar qytete të shumtë dhe me rëndësi të veçantë për tërë rajonin, mijëra vjet të lashtë, para se të vinin popujt e sotëm në këto hapësira të Ilirikut.
Janë me dhjetëra qytete mijëvjeçarë që edhe sot e dëshmojnë lashtësinë e tyre nga periudha pellazge-ilire-trake, me të gjitha karakteristikat, sidomos me emrat e tyre të kuptueshëm dhe shpjegueshëm qartë edhe në gjuhën e sotme shqipe.

(24 korrik 2021)