Home / Opinion / NGAQË LOPA ËSHTË LOPË pikërisht NË KOKË, TA MBUSH KUSINË ME TAMEL DHE PASTAJ, KUSISË I BIE ME SHKELM; I BIE ME SHKELM FORT !

NGAQË LOPA ËSHTË LOPË pikërisht NË KOKË, TA MBUSH KUSINË ME TAMEL DHE PASTAJ, KUSISË I BIE ME SHKELM; I BIE ME SHKELM FORT !

Zeqir DURAKU

Duke shëtitur andej-këtej nëpër YouTube në internet, u hasa edhe në videoklipin “Avantazh 1 Maj 2013 Tema: Beteja per gjuhen beteje per kombin. Agron Dalipaj – Aristotel Petro”.

…Sigurisht dhe kryesisht nga vetë titulli i videoklipit, patjetër që edhe u cyta dhe provokova që ta shikoja dhe dëgjoja këtë videoklip. Dhe, duke e parë dhe dëgjuar ashtu këtë videoklip, domosdo, më duhet të pohoj këtu se ajo që, qe nga fillimi e më pastaj thuhështe në videoklip, si nga Agron Dalipaj, ashtu edhe nga Aristotel Petro, më pëlqente: herë pak, herë shumë, dhe herë më pëlqente më shumë se shumë. Dhe asisoj, pëlqimi im për këtë videoklip vazhdoj deri aty, diku, para fundit të këtij videoklipi, kur Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro filluan edhe …të proçkullojnë; filluan të thoshin dhe thanë broçkull-proçkullime, (dhe, këtu, ngase nuk mund të them se jam plotësisht i përpiktë në atë që thojnë e si thojnë në këtë rast, Agroni dhe Aristoteli, po parafrazoj atë që në këtë kuptim thanë Agron dalipaj dhe Aristotel Petro) se: “Mos Eqrem Çabejnë e ka detyruar diktatori Enver Hoxha që të thoshte ashtu si ka thënë Eqrem Çabej dhe si ka shkruajtur në veprat e tij për gjuhën shqipe e rreth gjuhës shqipe…”; e, që, Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro, dhe jo vetëm këta dy, po i gjejnë gabime e po i bëjnë vërejtje Eqrem Çabejt, madje duke e fajësuar edhe Enver Hoxhën për mendimet dhe shkrimet e Eqrem Çabejt vetëm pas 40-50 vjetve për çka ka thënë e si ka thënë Eqrem Çabej për gjuhën shqipe e në lidhje me gjuhën shqipe !?! Dhe, bash nga këto fjalë-marrëzira, poshtërsira e ligësira të Agron Dalipajt dhe Aristotel Petros, s’pata si mos të vija në përfundim të arsyeshëm, ndaj dhe të saktë, se, në videoklipin në fjalë, Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro e shëmbëllyen dhe e tipizuan aq saktë, bile edhe plotësisht fuqishëm, metaforën e “Lopës që ta mbush kusinë me tamel, por, në fund (pra, pasi që LOPA e mbush kusinë me tamel, pa asnjë dyshim, ngase është LOPË) kusisë i bjen shkelum”! …Dhe, s’kam si mos të them këtu dhe tash, se, sa shumë shqiptari, NJERI dhe SHQIPTAR deri në vitin 1990; por, që prej pas vitit 1990 e më pas, nga shqiptar/ë dhe njerëz tamam që ishin; që ishin deri në vitin 1990, ME HATËR JA ME ZOR, pas vitit 1990, nuk mbetën edhe më shqiptar/ë dhe as njerëz, sepse mbeten pa ZOT; ngase mbeten pa ZOT TË VËRTETË; prandaj dhe u katandisen …në shqipfolës 

…por, fort mirë, se, megjithatë, edhe më mbeten me dukje njerëzore, veçse, duke mos mbetur edhe më …jo vetëm shqiptar/ë, po duke mos mbetur më …as njerëz në kuptimin moral, por u tjetersuan e u shndërruan në SHTAZË; “SHTAZË” e TEJSHTAZË ndonëse, po e përsëris: çuditërisht, megjithatë, mbetën edhe më me dukje njerëzore; SA MIRË ! Dhe të këtillë TIPIK, nga aq shumë tjerë, janë, prandaj, edhe: Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro që me meritat e tyre, e jo me dashjen time, i përfshiva këtu përpara, që, të pakten, me penën time, t’i katandis ku e qysh nuk do t’i katandiste …as MORTJA…!?!

…Pra, Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro, në videoklipin në fjalë, metaforën e “Lopës që ta mbush kusinë me tamel, por pastaj, LOPA i bjen kisisë me shkelum”, e shëmbëllenin dhe e shëmbëllyen aq saktë, aq tipikisht dhe aq bindshëm por, edhe më se fuqishëm, sa, shëmbulli i “Lopës që e mbush kusinë me tamel dhe në fund, LOPA kusisë i bie me shkelum”, u bë e mbet e dobët metafora në fjalë; dhe mbet edhe më e dobët n’krahasim me “LOPËRITË” apo, me ato çka thanë në videoklipin në fjalë, dhe fjalët dhe pohimet e tyre që i thanë, veçanërisht …për Enver Hoxhën dhe Eqrem Çabejn, Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro …aty kah fundi i këtij videoklipi.

Prandaj, ti, Agron Dalipaj dhe ti, Aristotel Petro, paçka se jeni edhe më me dukje njerëzore, fjalët dhe pohimet tuaja në videoklipin në fjalë për “Çështjen në fjalë të Enver Hoxhës dhe Eqrem Çabejt”, pos tjerash, edhe ju poshtërsojnë …edhe më poshtë e më keq edhe sesa që është vetë POSHTËRSIA; ju ligësojnë e ju bëjnë edhe më të ligë dhe, edhe më shumë e më keq …edhe sesa që është edhe vetë ligësa; dhe kështu, prandaj, edhe ju shtazërojnë e kafshërojnë në kuptimin më të keq e më të shëmtuar të fjalës, edhe sesa shtazëria dhe kafshëria e vetë shtazëve me katër këmbë të fushës dhe të malit !

…Pra, Pohimi juaj, i vonuar, më shumë se 50 vjeçar, se: “Mos Eqrem Çabejnë e ka detyruar diktatori Enver Hoxha që të thoshte ashtu si ka thënë e si ka shkruajtur Eqrem Çabej në shkrimet dhe veprat e tij për gjuhën shqipe e rreth gjuhës shqipe”, përveç si thash e qysh thash deri tash në këtë shkrim, është edhe: shpifje, trillim, insinuata të dobëta dhe broçkull-proçkullime të tej poshtra, tej liga, të tej pista dhe të tej ndyra -tamam sikurse edhe jeni katandisur dhe jeni tashmë, edhe -ju te dy, së paku për rastin në fjalë: Agron Dalipaj dhe Aristotel Petro, por edhe aq shumë e shumë shqiptarë tjerë, kështu si ju dhe më të “ZI “edhe sesa ju, që prej pas vitit 1990 e deri më sot, pikërisht -nga liria për marrëzi e tej marrëzi, nga mungesa e Enver Hoxhës-ZOT !!!

Ju garantoj me bindjen më të plotë, prandaj, ty, Aristotel Petro dhe ty, Agron Dalipaj se, Enver Hoxha, së pari, si shqiptar, ka qenë, jo një herë, dy herë, tri herë; po ka qenë dhe do mbetet kushedi sa herë MË SHQIPTAR sesa ju dy, por, edhe sesa Eqrem Çabej, dhe, edhe sesa të gjithë shqipfolësit tjerë kundërenveristë të pas vitit 1990 ! …Enver Hoxha, mandej, e ka dashur, kushedi sa herë më shumë se ju edhe gjuhën shqipe, pa as më të voglin dyshim, dhe, veçanërisht, e ka dashur dhe vlerësuar shqiptarësinë dhe shqiptarinë e gjuhës shqipe, qoftë edhe atë …deri të lashtë ! …Po, a nuk po dëgjoni dhe shihni, ore ju, jo vetëm perversë, pizevengë e derdimenë, sepse shohin e dëgjojnë edhe …SHTAZËT, se çka u bë me gjuhën shqipe e çka e gjet dhe çka po e gjen gjuhën shqipe -që prej pas vitit 1990 e deri më sot ?!!!

…Enver Hoxha ka dashur, ta dini mirë këtë, edhe çdo gjë shqiptare …kushedi sa herë më shumë e më fort se ju, dhe këtë e vërteton çdo gjë e para vitit 1990 në krahasuarje me çdo gjë të pas vitit 1990 e deri më sot në këtë aspekt, ore LOPË !! …Enver Hoxha e ka dashur edhe Shqipërinë dhe shqiptarët …kushedi sa herë më shumë e më fort se ju, etj., etj., e të tjera; dhe, këta pak shëmbuj e krahasime që i thash këtu, duke ju krahasuar juve, së pari, ty Agron Dalipaj dhe ty, Aristotel Petro, por edhe të gjithë të tjerët shqipfolës kundërenveristë, sikurse ju dy, të pas vitit 1990, me Enver Hoxhën, e vërteton e vërteta dhe, e vërtetojnë, edhe më qartë se qartë, n’dashi, edhe njëmijë e një të vërteta të kohës se Enver Hoxhës gjatë jetës së vet dhe vetë veprat e Enver Hoxhës derisa Enver-ZOTI ishte gjallë e në jetë , në krahasuarje, pra, të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, shqiptarët dhe çdo gje shqiptare të “Shqipërisë së Enver Hoxhës” dhe Shqipërisë, shqiptarëve dhe të çdo gjëje shqiptare të pas vitit 1990 e deri më sot !

27.06.2021

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...