Home / Lajme / TRAGJEDIA MASIVE RANKOVIÇIANE E SHQIPTARËVE, A I ËSHTË PERMENDUR VUÇIÇIT ?

TRAGJEDIA MASIVE RANKOVIÇIANE E SHQIPTARËVE, A I ËSHTË PERMENDUR VUÇIÇIT ?

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 Shkruan: Dr. Musa Krasniqi

21.07.2021

Disa politikanëve dhe analistëve shqiptarë po ju dhimbset Vuçiçi e Serbia me rastin e permendjes nga KM Albin Kurti të 3 gjenocideve të tmerrëshme serbe ndaj shqiptarëve, të ndodhura rreth vitëve 1878, 1912 dhe 1999.

Politikanet opozitarë dhe analistet politik shqiptarë nuk do te duhej ta kursenin armikun por do të duhej të mendonin se si të denoncohej Serbia edhe më shumë për tragjeditë qe na i ka shkaktuar, e jo ta kritikojnë KM Kurti se – pse i permendi gjenocidet, nën arsyetimin se Evropa i din të gjitha.

Evropa e vjetër i ka ditë por s’ka bërë asgje për ti ndalur ato gjenocide serbe nda shqiptarëve. Prandaj është shumë me rëndësi që të gjitha gjenocidet e ndodhura të shqiptarët ti përmenden Evropës së re që të ndihet bashkëfajtore për perkdheljen e saj ndaj Serbisë gjenocidale.

Politikanet opozitarë dhe analistet politik ne vend se të sulmojnë Kurtin pa arsye, do të duhej të pyesnin se – a i është permendur Vuçiçit, Serbisë para syve të perfaqësuesve të Evropës edhe tragjedia masive rankoviqiane ndaj shqiptarëve e viteve 50-ta dhe 60-ta, ku dhjetra mijëra shqiptarë të Kosovës u torturuan, shumë vdiqen në tortura dhe dhjetra mijëra të tjerë u ndiqen/dëbuan për Turqi me marrëveshjen Jugosllavi (Serbi) – Turqi.

Mandej opozita dhe analistet shqiptarë do të duhej të ngrisnin zerin se pse para Albinit kurrë nuk ju permenden Serbisë të gjitha gjenocidet e bera prej saj dhe se a do të ishte para se gjithash obligim kushtetues e kombëtar qe këtë punë ta bënte Shqipëria shumë kohë më parë dhe në vazhdimsi por edhe tani në bashkëveprim me Kosovën.

Opozita politike dhe analistet politik kanë për detyrë ta ndihmojnë e plotësojnë qeverinë në çeshtjet kombëtare e jo ta mbrojnë armikun. Ato/ata skanë nevojë të “skuqen” as para Evropës e as para Serbisë e as skanë nevojë të sulmojnë KM Kurti për punën e mirë që po e bënë .

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...