Home / Lajme / ÇFARË E BËN ARISTIDH P. KOLËN TRIBUN E MARTIR I SHQIPTARIZMËS

ÇFARË E BËN ARISTIDH P. KOLËN TRIBUN E MARTIR I SHQIPTARIZMËS

ARISTIDH KOLA ( 1944-2000)

Arsyetimi ynë pse i duhet dhënë titulli NDERI I KOMBIT martirit arvanitas. Dorëzuar në Presidencë Bujar Nishanit, por presidentët e Shqipërisë ose i kane frikë greket, 8 në qase, ose më e keqja janë agjentë të tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që Nderi i Kombit u jepet ca njerëze tallava, por jo një figure madhore të Kombit Shqiptar që sakrifikoi edhe jetën e vet me dinjitetin si shqiptar.

Për disa qenka me e pëlqyeshme për të qenë faqezi se sa Kombëtar.

__________________________________

1-Krenaria e tij si shqiptar, e cila e shoqëroi deri në fund të jetës e prej të cilës nuk hezitoi e nuk hoqi dorë kurrë sado presion dhe luftë që i bënin.

2-Guximi për të thënë të vërtetën, për të mbrojtur kulturën gjuhën e traditat shqiptare ndër arvanitasit e Greqisë.

3- Dashuria e madhe për atdheun e të parëve dhe popullin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ku ata ndodheshin në botë.

4-Udhëheqës i madh i arvanitasve, veprimtar i palodhur në gjithçka që i shërbente indentitetit arvanitas; organizator i veprimtarive për mbajtjen gjallë të kulturës e traditave të popullit të vet.

5-Përkushtimi i jashtëzakonshëm për ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve të Greqisë për të cilën la çdo gjë, dhe profesionin e avokatit, dhe u mor tërësisht me kërkime e studime në fushën e kulturës popullore dhe historisë.

6-Studiues që solli vepra voluminoze që bëjnë histori, mjaftojmë të kujtojmë “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, botuar mbi 14 herë dhe që konsiderohet si bibla e arvanitasve, vepër që ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare dhe me fakte historike të ngjall krenarinë e të qenit shqiptar. Edhe “Gjuha e perëndive” është një vepër studimore që sjell argumente se gjuha shqipe është vazhdimësi e gjuhës ilire dhe si një gjuhë të cilën e flisnin perënditë e Olimpit, çfarë e bën krenar çdo shqiptar në botë.

7- Publicist i madh, mbrojtës i patundur i kauzës së shqiptarëve në Ballkan, mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, për të cilën shkroi dhe veprën “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” Athinë 1995, përkthyer edhe në shqip.

8-Njeriu i paqes. Megjithëse luftëtar i madh i kauzës së kulturës dhe dinjitetit të popullit të vet, ai dëshironte që mes dy popujve më të vjetër në Ballkan të kishte miqësi e mirëkuptim, sepse vetë popujt kurrë nuk janë burime luftrash, ata më së shumti e pësojnë prej politikës së mbrapshtë të kastave e qarqeve ekstremiste.

9- Sakrifikoi gjithçka për kauzën në të cilën besonte, pa kursyer asgjë, madje edhe jetën e tij, sepse gjithmonë jetoi nën kërcënime deri me vdekje, por kurrë nuk u zmbraps e kurrë nuk u mposht.

10- Figura e tij madhore, krenaria e tij për prejardhjen shqiptare, është sot një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët e Greqisë, por edhe në mbarë botën.

Nga libri “Aristidh Kola” 2014

/Kolec P. Traboini ar nga FCB/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...