Home / Lajme / Lamtumirë hallë e dashur!

Lamtumirë hallë e dashur!

Mund të jetë një imazh i Landa Molishti
Nga: Landa Molishti
(Poezi kushtuar hallës së dashur!)
Sot po të përcjellin, vajzat, nipi, mbesa, të afërmit.
Fati pelin na ndau, kēshtu pamëshirë,
A nuk sheh fytyrat tona të pĕrlotura….
Si mund të ikësh, pa na thĕnë dy fjalë?!
Toka po dridhet, qielli i nxirë,
Hije e rëndë gjithkund ka rënë..
Heshtje.. Heshtje… Heshtje…
Dhe ja, kështu në heshtje, zĕri i mbesës Amandë, me buzët që i dridhen,
Me një letĕr në dorë, lexon për një gjyshe shëmbullore, fjalët në fyt i lidhen…
Të vështron Marjo, nipi i dashur,
Oh sa shumë e doje, kuptoheshit pa fjalë.
Nënë e nip të pandarë,  me gjuhën e syve, dêshmonit, një dashuri e paparë…
Ndërsa, ne moj hallë, qëndrojmë tē gjithë të trishtuar.
Pse vdekja, nuk na fali një sek, kohë?!
Të mori papritur,
Ne, të papërgatitur, amanetin e lēnë peng…
Të prehesh, në tokën mëmë!
Athinë 06/7/2021

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...