Home / Të ndryshme / NGURRIME-ÇNGURRIMET E MIA !?

NGURRIME-ÇNGURRIMET E MIA !?

Zeqir DURAKU

Dhe, jeta, dukshëm-padukshëm

po më pakëson e po më shkon

jo vetëm, në tundime të forta…

në ngurrime e në marrakot…

…se, më në fund, a të fluturoj…

apo, të NGULEM mirë e fort !?!

I ngulur, kushedi, si do të jam

…qysh do jam e sa do jam…!?!

I fluturuar e në fluturim, do jam

gjithkah, gjithkund dhe kurrkund

…ndërkaq, që, ashtu dhe kështu

i humbur, apo jo …më në fund…!?!

…Edhe HAMLETI i Shekspirit

po të ishte në lëkurën TIME

do t’ishte dridhur -si thupra në ujë

nga tundimet e mia të papërmbajtshme

dhe në këto …të papërmbajtshme

të mia    …N G U RR I M E !?!

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...