Home / Opinion / REAGIM!

REAGIM!

May be an image of Arflet Selmani

Për disa vite me radhë bashkë me familjen, pushimet i kam bërë në plazhet shqiptare.
Dhe saherë të kem mundësi atje do të shkoj.
Kam qëndruar me ditë të tëra, kam lëvizur në çdo kohë e çdo vend dhe asgjë të keqe nuk kam hasur, asnjë pengesë nuk më është bërë.
Kam kaluar për bukuri dhe pa asnjë llojë shqetësimi, sepse, në çdo vend që shkoj e marr edhe mendjen me vete pa e harruar asnjëherë!
Nëse shkon me qëllime të këqija për t’ia ngacmuar gruan, motrën, familjarët dikuj tjetër, normal se e merr atë që e kërkon “dajakun”, kudo që të shkosh.
Sjellja e keqe, mungesa e edukatës, nuk ka komb e as identitet, por thjesht janë gjëra të liga për secilin prej nesh.
Portale të ndryshme dashakeqe të Shqipërisë, dhe një dreq e di se kujt i shërbejnë, po shkruajnë vazhdimisht gënjeshtra për t’i frikësuar njerëzit me qëllim të uljes së numrit të turistëve në Shqipëri. Por, nuk ia dalin dot, sepse e gjithë bota e njeh mikpritjen shqiptare, zemërgjerësia e popullit tonë është për ta pasur zili.
Për një zënkë mes ca të rinjësh, apo për një problem mes disa personave, nuk ofendohet një popull i tërë. Gjithandej mund të hasim të tilla “probleme”.
Keni parë në lajme në botë kronika të tilla se si; një amerikan, anglez, gjerman apo ndonjë tjetër, vret të gjithë shokët e klasës, apo bën ndonjë krim makabër… por asnjëherë amerikanët dhe këta popuj të tjerë nuk thonë për popujt e tyre se janë të gjithë si vrasësi apo krimineli!
A ne të mjerët mezi presim të ndodhë diçka e vogël për ta bërë jehonë të madhe gjithandej, e pas kësaj fillojmë sharjet e akuzat ndaj njëri tjetrit vëlla me vëlla pa ju lënë rend të tjerëve.

Turp!

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...