Home / Të ndryshme / EJANI O BURRA

EJANI O BURRA

Ejani burra e të bëhemi bashkë
Për të mirën e atdheut e për Shqipëri
Jemi një gjak e jemi një asht
Turp me u përça për politikë e parti
Garoni në zgjedhje si i ka hije
Le të fitoj ai që e meriton
E ju të tjerët mos e pengoni
Po jepni ndihmë kurdo që kërkon
Punoni bashkë pozitë e opozitë
E këtij populli zot me i dal
E jo mashtrime e as dredhi
Jo ofendime sharje e fjalë
Mjaftë ky popull ka duruar
Me shekuj të tërë gjak e robëri
E sot ne këto me i harruar
Nuk ka më keq e nuk ka ma zi
Jemi shqiptarë të një nëne
Flasim një gjuhë e kemi një flamur
Besa e burrit dhe fjala e dhënë
Edhe ne vdekshim mos shkelet kurrë

Mbi të gjitha vëllezër ta kemi Atdheun
Të bashkohemi burra ashtu si i ka hije
E mos lakmojmë poste e pasurinë
Por të punojmë për nder të kësaj Shqipërie

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...