Home / Të ndryshme / AH, SHPRESË, SH P R E S Ë !?!

AH, SHPRESË, SH P R E S Ë !?!

 

Zeqir DURAKU

 

Në këtë botë e jetë, SHPRESA

të bën, mbase, vetëm që t’i durojsh

…jo vetëm vuajtjet e pambarimta

më lehtë e më me gajret

që të shkaktohen në këtë botë e jetë !

…Madje, SHPRESA të bën, që

edhe kur je duke vdekur

…të qeshësh me plot L E Z E T

se, pasi që do t’vdesësh, gjithsesi

-do t’shkojsh N’XHENET !?!

                   *      *

                       *

EH, KUKU E MEDET !?!

Mundesh edhe me vdekë NË VETMI

…edhe vetëm për një gotë ujë

pse s’mundesh më e qit vetë

e    më e pi… !?!

…E, ndërkaq, sa shumë n j e r i u

në këtë BOTË, është edhe më i keq;

më i zi e më i tmerrshëm

-edhe sesa V E T M I A  vetë !?!

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...