Home / Të ndryshme / NËNË MOJ! 

NËNË MOJ! 

May be an image of Landa Molishti

Nga:  Landa Molishti 

Nënë, më dukej sot më erdhe në ëndërr. Kur gjumi më rëndon mbi qepallët,
Çast i lumtur, nuk kthehet më?!…
Kur u zgjova, mjegull m’u bë para, syve,
U drodha e tëra, as vetë se di, si ndodhi kjo?!…

Nënë moj!…
Në telefon, mos më pyet, si ndodhi kjo. Dije, do të ngashërehem keq!…
Sa herë nga afër, më del figurë pa zë,
Sa herë jam zgjuar, e trembur, me sy të përlotur të kërkoj.

Në shpirt ndihem bosh, larg teje?!
Mallin për ty, asgjë në botë s’ma shuan.
Ah! Sa shumë dua, kokën të mbështes në gjoksin tënd, e ty e heshtur, në qetësi, t’ mi ledhatosh flokët, me duar si dikur, kur isha fëmijë.

Zor e kam t’i mbyllë sytë,
Jo, jo, nuk mund të fle dot!…
Do të të pres në dritare, nën dritën e hënës, derisa të dëgjoj trokitjen tënde në portë.

E në dremis zgjuar, në derë trokit fort.
A më thirrë me emrin, kur më përkëdhelje në vegjëli.
E, unë do të të pushtoj, me mallëngjim,
S’do të lëshoj më kurrë, nga krahët e mi.

Tē përhumbem, të ngopem, të dehem,
Me aromën tënde moj nënë.
Për ty, më përvëlon i zjarrti mall,
Për ty më djegë flaka me dashuri.

12/6/2021

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...