Home / Opinion / PRIVILEGJ DHE KËNAQËSI TË JESH PJESË E LEKSIKONIT ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

PRIVILEGJ DHE KËNAQËSI TË JESH PJESË E LEKSIKONIT ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

Gazetari Demir Reshiti tregon se si mposhti virusin COVID – 19?!

Demir Reshiti

Këto ditë pa dritën e botimit “Leksikoni enciklopedik” që mban siglën e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA.

Ishte befasi e këndshme për mua ta shoh veten në mesin e rreth 350 personaliteteve më të rëndësishme shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria e Diaspora që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Sipas autorit prof. dr. Flori Bruqi, ky leksikon enciklopedik është i pari i këtij lloji në hapësirën shqipfolëse dhe do të ketë disa vëllime.

Në 534 faqe të Leksikonit nëpërmjet biografive dhe bibliografive janë paraqitur rreth 350 njerëz të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës nga të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Në parathënien e leksikonit, ndër të tjera theksohet se “kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në shkencë dhe arte, sidomos arritjet në fushë të mjekësisë, teknologjisë, jurispondencës, ekonomisë, albanologjisë etj.”

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...