Home / Lajme / SHBA konfiskon pasuritë e Ilir Metës, Joe Biden urdhëron shkatërrimin e kupolës mafioze politike të Tiranës

SHBA konfiskon pasuritë e Ilir Metës, Joe Biden urdhëron shkatërrimin e kupolës mafioze politike të Tiranës

Pas listës së zezë vjen goditja e madhe, bllokim në çdo vend të parave të korrupsionit

Presidenti amerikan Joe Biden firmos urdhërin historik për bllokimin e pasurive dhe parave të kokave të korrupsionit në Shqipëri dhe të rrethit të tyre familjarë dhe klientelist. Ja pse urdhri godet fatalisht çiftin Meta-Kryemadhi. Janë në listën e SHBA për destabilizim dhe korrupsion madhor

Një ditë para shkarkimit nga Kuvendi i Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë goditjen e madhe Ilir Metës dhe bandës së tij së korrupsionit. Atë që duhej ta bënte prej vitesh drejtësia shqiptare, ka vendosur ta realizojë me një vendim të posaçëm presidenti amerikan Joe Biden, duke urdhëruar bllokimin e pasurive dhe parave të pista të të politikanëve të korruptuar të Tiranës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo vend ku amerikanët kanë akses, sidomos në parajsat fiskale.

Urdhri parashikon bllokimin e menjëhershëm të çdo pasurie të paluajtshme apo të luajtshme të politikanëve në Shqipëri, të cilët janë përfshirë në afera korruptive, pavarësisht se nuk janë dënuar nga gjykata, të zyrtarëve dhe pushtetarëve që kanë vjedhur pasuritë publike, që janë përfshirë në privatizime korruptive dhe që kanë tentuar të destabilizojnë vendin për të ruajtur pozitat e tyre, siç është rasti i Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Urdhri është historik dhe pjesë e betejës së Perëndimit për t’i dhënë fund perandorisë së korrupsionit në Shqipëri, me në krye Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Të gjithë pushtetarëve shqiptarë të përfshirë në urdhrin e Joe Biden u ndalohet edhe hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi i presidentit amerikan godet dy kategori politikanësh të Tiranës: Ata që janë përfshirë në afera korruptive si dhe ata që u janë kundërvënë amerikanëve për të ruajtur stabilitetin në vend dhe rajon. Ilir Meta, por edhe Sali Berisha, i plotësojnë të dy kushtet, pasi jo vetëm janë skeduar si kokat e aferave më të mëdha korruptive në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por gjatë 5 viteve të fundit u kanë shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërcënuar herë pas here me destabilizim të vendit, në përpjekje për të marrë një garanci ndërkombëtare që të mos preken nga drejtësia e re.

Duke sqaruar urdhrin, presidenti amerikan Joe Biden, në letrën drejtuar Senatit dhe Kongresit Amerikan thekon se: “Në zbatim të aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, raportoj se kam lëshuar një urdhër ekzekutiv për të zgjeruar fushën e emergjencave kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të 26 qershorit 2001, për “Bllokimin e pronës të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor”…. Urdhri zgjeron fushën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, përfshirë Shqipërinë, dhe rrit kriteret e përcaktimit për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Ndërsa në urdhrin e presidentit amerikan, që vjen pas përfshirjes së Sali Berishës në listën e zezë dhe goditjes së Ilir Metës, listohen e gjithë veprimtaria e pushtetarëve, të cilëve u bllokohet pasuria dhe u ndalohet hyrja në SHBA.

Pika 5 e urdhrit fundos Ilir Metën. Në këtë pikë thuhet se “Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose rryshfet; E gjithë prona dhe interesat në pronën që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë më tej brenda Shteteve të Bashkuara, ose që janë ose që vijnë më poshtë janë nën zotërimin ose kontrollin e ndonjë personi të Shteteve të Bashkuara të personave të mëposhtëm janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohet, paguhet, eksportohet, tërhiqet ose tregtohet ndryshe”.

/ Marrë nga portali Pamfleti/

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...