Home / Lajme / Albin Kurti nderon Lidhjen Prizrenit

Albin Kurti nderon Lidhjen Prizrenit

10 Qershor 2021

Kurti është nisur për Tiranë, por gjatë rrugës është ndalur në Prizren për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ai shkruan se, duhet patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

Jemi nisur herët në mëngjes për Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...