Home / Lajme / VLERËSIM NGA LIBRI “E VËRTETA BËN ARMIQ”

VLERËSIM NGA LIBRI “E VËRTETA BËN ARMIQ”

May be an image of 1 person dhe E brendshme

 Nga: Fatlind Selmani

Publicistika opinioniste e Xhemil Zeqiri, na ka sjell një risi autoriale ku shkruhet ngjarja politiko-historike e popullit shqiptar të ndarë nga trungu i Shqipërisë mëmë në pesë shtete, tragjikë kjo e ardhur nga fqinjët tanë grabitqar e barbar, si dhe nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës 1912-1913, që ndau si thikë kirurgu për gjysmë Shqipërinë, një aktualitet drame dhe tragjedie që e përjetojnë rëndë shqiptarët edhe sot e kësaj dite.

Kuptimet dhe idetë janë të atilla që lidhen me ekzistencën, me jetën e mbarshqiptarisë, autori i këtij libri polemizon me të gjithë ata njerëz që e kanë penguar lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar, popull ky i cili historikisht njihet si një nga popujt më të lashtët e botës që janë pasardhësit e ilirëve.

May be an image of libër dhe tekst

Kërkimi i vetë autorit për të argumentuar të vërtetën historike shqiptare, mesazhi politik që përçon nëpërmjet letrave dërguar Qeverisë dhe Parlamentit të Danimarkës, dhe shumë institucioneve tjera ndërkombëtare, si dhe të atyre kombëtare, është një mesazh i qartë politik dhe me ndikim pozitiv të diplomacive ndërkombëtare e kombëtare gjithherë për të depërtuar në thelbin e gjërave konkrete në zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Suksese në botimet e radhës ! 🇦🇱

/Marrë nga FB e Fatlind Selmanit/

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...