Home / Opinion / Barani: Xhelal Sveçla ka qenë mjek i UÇK-së, e Skender Tahiri nuk ka qenë komandant në Kodër…

Barani: Xhelal Sveçla ka qenë mjek i UÇK-së, e Skender Tahiri nuk ka qenë komandant në Kodër…

Ish-ushtari i UÇK-së, Halit Barani, ka thënë se nuk është e vërtetë se Skender Tahiri ka qenë komandant në Kodër të Baranve duke iu referuar raportimeve të disa mediave.

“Nuk e di pse deklarojnë njerëzit të pavërteta. Në Kodër të Baranve përgjegjës kanë qenë vetë Baranët. Këta që deklarojnë rrejshëm nuk bëjnë mirë. I pashë edhe do komente që i kanë bërë, kanë fyer e kanë sharë ashtu që e fëlliqin edhe wc-në disa fundërrina të Kosovës që nuk kanë lidhje as me luftë as me asgjë dhe e mbrojnë një të pavërtetë që nuk mund as të mbrojnë se është rrenë e kulluar”.

“Unë i pashë komentet që i kanë bërë për mua personalisht. E njohin Skenderin [Tahiri] dhe e falënderojmë për ndihmën që i ka dhënë një anëtari të familjes tem sa ka qenë drejtor i “Unitetit” në Mitrovicë. Nuk qëndron që ka deklaruar Skenderi se ka qenë komandant në Kodër të Baranve. Komandant i togut ka qenë Sadri Barani dhe jo Skender Tahiri i cili nuk ka qenë asnjëherë prezent në Kodër të Baranve as gjatë luftës e as para luftës, derisa pas luftës ka mundësi që ka qenë”.

Barani, në Klan Kosova, ka deklaruar se është e vërtetë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qenë pjesë e UÇK-së.

Ai nuk e ka komentuar deklaratën e ish-komandantit Skender Tahiri që ka tha se Sveçla ishte dezertor, por tha se ky i fundit ishte mjek dhe si i tillë ka lëvizur nëpër njësite të ndryshme.

“Xhelal Sveçla ka qenë mjek i UÇK-së. Ka filluar në Kodër të Baranve me njësitin “Ylli 98”, derisa mjekët kanë lëvizur nëpër njësite të ndryshme. A ka dezertuar a jo nuk e di, sepse mjekët kanë lëvizur nëpër njësite të ndryshme për t’i dhënë ndihmë aty ku ka pasë nevojë për UÇK-së, por edhe popullatës civile”

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...