Home / Lajme / Albin Kurti publikon fotografinë e paparë të Ukshin Hotit

Albin Kurti publikon fotografinë e paparë të Ukshin Hotit

Ukshin Hoti

Postimi i Albin Kurtit në Facebook:
22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh, do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta.
* Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë, Durim Abdullahu

SQARIM
Gazetarja, Kimete Berisha, e kritikoi botimin e fotografisë së Ukshin Hotit në facebook të Albin Kurtit, megjithëse shfaqja e fotografisë së Ukshin Hotit me uniformë ushtarake nuk ka asgjë të keqe. Në fotografi shihet që uniforma nuk është me grada ushtarake të APJ-së, por uniformë pa grada ushtarake, siç janë oficer, kolonel, toger, rreshter e të ngjashme. Tekembramja, edhe nëse ndonjë ushtar shqiptar ka qenë me gradë ushtarake, ai ka qenë i përkohshëm. Shembull konkret është Xhohar Dudajev, i cili ka qenë gjeneral i Forcave Ajrore Sovjetike, por më vonë tërhiqet prej ushtrisë ruse dhe deri në vdekje lufton për çlirimin e Çeçenisë nga Bashkimi Sovjetik. Duhet pasur parasysh se pikërisht ushtarët kroatë në krye me Franjo Tuxhmanin ishin pjesëtarë të APJ, por që në vitin 1991 luftuan kundër APJ-së së mbetur në Serbi, dhe e çliruan vendin. Vërtet Hoti, Tuxhmani dhe Dudajevi kanë qenë komunistë të asaj kohe, por u sakrifikuan për çlirimin e atdheut nga pushtuesi serb e rus. Ngjashëm edhe ushtarët e UÇK-së në fillim kanë qenë ushtarë të APJ-së, të cilët ishin fort mirë të kalitur dhe luftuan për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serbosllav. Në fillim APJ ka qenë shkollë për kalitjen e të rinjve në mbarë vendin, mirëpo më vonë u bë marionetë e Serbisë Fashiste në krye me Sllobodan Millosheviqin. Në fund parashtrohet pyetja, a më të rrezikshme kanë qenë rrobat civile të Sinan Hasanit, Ali Shukriut, Mehmet Maliqit, Hajredin Hoxhës, Syrja Popovcit, Azem Vallasit e të tjerë, apo uniforma e ushtarëve shqiptarë në APJ?!

(redaksia: diplomacia.dk)

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...