Home / Lajme / Universiteti i Prishtinës i “dëbon” nga puna Enver Hoxhajn dhe Ardian Kastratin!

Universiteti i Prishtinës i “dëbon” nga puna Enver Hoxhajn dhe Ardian Kastratin!

Nga anëtarët e stafit akademik të certifikuar si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar që në një afat të përcaktuar kohor, të deklarohen për përcaktimin e tyre për pozitën e deputetit të Kuvendit, apo për punën e mësimdhënësit në UP.E, pas deklarimeve të mësimdhënësve për funksionin e deputetit, Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për pezullim të vendit të punës si profesor në UP për 11 deputetë.Zyra për media e Universitetit të Prishtinë, ka treguar se cilët janë mësimdhënësit të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit dhe që iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në.Lista e mësimdhënësve të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit të Republikës së Kosovës, të cilëve iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në janë:1. Prof. dr. Enver Hoxhaj
2. Prof. ass. dr. Ardian Kastrati
3. Prof. dr. Kujtim Shala
4. Prof. dr. Avdullah Hoti
5. Prof. ass. dr. Hikmete Bajrami
6. Ass. Eliza Hoxha
7. Prof. asoc. dr. Ferat Shala
8. Prof. asoc. dr. Shemsedin Dreshaj
9. Prof. ass. dr. Albena Reshitaj.Për çështjen e Ardian Kastratit, të cilin UP e kishte dërguar në Këshillin e Etikës pas gjuhës së përdorur në rrjetet sociale ndaj presidentes Vjosa Osmani, por që nga UP thonë se Këshilli Etik i UP-së është në proces të trajtimit të kësaj lënde

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...