Home / Lajme / ORKESTRIMI ESHTE NGA SHIKU, PDK
Aktiv

ORKESTRIMI ESHTE NGA SHIKU, PDK

/Marë nga FB e  Enver Hoxha/

May be an image of 1 person dhe tekst

Ministrja e Jashtme dhe Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, po ballafaqohet me sulme të ashpra nga Partia Demokratike e Kosovës dhe njerëzit e afërt me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
E shkak i këtyre sulmeve janë bërë deklaratë që Donika Gërvalla i ka dhënë vite më parë para se të vije në postin e Ministres së Jashtme të Kosovës.
E Ministrja Gërvalla në reagimin e saj, ka shkruar se do të kërkojë gjithmonë drejtësi.
“Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit. Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”,”, ka shkruar në reagimin e saj Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Por, sulmet ndaj Gërvallës janë zhvilluar edhe sot, ku Rinia Demokratike e PDK-së vendosën grafite të UÇK-së në objektin e MPJ-së, dhe kërkuan edhe shkarkimin e saj.
E këto veprime po i kritikon analisti politik, Faton Mehmeti. Ai thotë se sulmet ndaj Gërvallës lidhen me presidenten, Vjosa Osmani.
“PDK, ka ra në gropën që vet e ka hapur, të gjendur në një pozitë të tillë ata spo dinë as çfarë po flasin dhe as çfarë po veprojnë. PDK, gjithnjë kërkojnë diçka për të sulmuar qeverinë Kurti. Sulmet ndaj Donikës janë sulme që lidhen me Vjosën, e cila ka ndihmuar që VV të fitojmë mbi 50 % të votave”, shprehet Mehmeti.
Ai shton se PDK target të sulmeve e ka Vjosa Osmanin.
“PDK ka target listën ” Vjosa” dhe këdo që ka ndikuar që ata të mbesin në opozitë. Klani “Pronto” është në aksion për të goditur vajzën e heroit, Donikën e cila nuk është trembur kurrë përballë të këqijave që PDK ia ka bërë vendit”, thekson Faton Mehmeti.
—————————————————-
Ndërsa për ata që i kërkojnë llogari z. Donika Gërvallës,nder rë tjera z.Nezir H.Kraku shkruan:
Kur për 20 vjet ke vjedhë në bandë politike, je kravatu falë bandave, je pasuru e qytetnu falë hajnisë e krimit, je shkollu e doktoru nga dhe për bandat, ke vjedhë e vjelë edhe spitalet e shkollat e madje ke vjedhë edhe n’statujat e heronjve…
…kush te merr seriozisht kur e ben opozitarin n’Kuvend o argat i dreqit!
Qyrranat që as nyjen e kravates s’dine me e lidhë i kërkojnë llogari Donika Gervalles e Albin Kurtit « per t’miren e vendit ». Te atij vendit që kund vend s’i lanë e kurrë vend s’e lanë me u bë. Të atij vendit që e vodhen dhe e zbrazen pa fijen e marres e n’fund edhe Serbisë për pak sa s’ia rikthyen.
Ikni o qesharakë e dilni përballë pasqyres para se t’i dilni popullit n’televizor si bisha e si analfabetë aksidentalisht t’gjetun n’Kuvend.
Shkruan:
Nezir H.Kraki
dt 07.05.2021.
May be an image of duke qëndruar dhe tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...