Home / Lajme / Mimoza Kusari: Memli Krasniqi na ka sharë e ofenduar me fjalë që nuk i them dot

Mimoza Kusari: Memli Krasniqi na ka sharë e ofenduar me fjalë që nuk i them dot

Mimoza Kusari: Memli Krasniqi na ka sharë e ofenduar me fjalë që nuk i them dot

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media pas seancës së Kuvendit ku pati përplasje ndërmjet deputetëve, ka deklaruar se kjo çka ndodhi sot në Kuvend është e papranueshme.

Kusari Lila tha se janë sharë e ofenduar nga deputetët e PDK-së pas një serie sulmesh ndaj Ministres Donika Gërvallës.

“Sot ishim dëshmitarë të skenave të papranueshme në Kuvend, me ofendime e sharje që u dëgjuan nga deputetët e PDK-së, me ofendime dhe fyerje të filluan ti bëhen zonjës Gërvalla.

Mund t’i nxjerrni pamjet e fyerjeve që i bënë deputetët e PDK, me eskalimin e gjuhës së Ardian Kastratit, Memli Krasniqit e Abelard Tahirit. Kuvendi i Kosovës ka qenë arenë e dramave edhe të mëhershme, por kësaj radhe tendenca që Qeverisë me iu mveshë të gjitha mëkatet që i kanë bë vet, është e papranueshme. Nuk mund të them para jush fjalët që Memli Krasniqi i ka thënë në drejtim të deputetëve të VV-së. Në fjalët që i ka drejtu në veçanti në drejtim të grave. Britmat dhe fyerjet e tij janë diçka e padëgjuar më parë në Kuvendin e Kosovës.

Nuk do të lejojë që një qasje e tillë mizogjene dhe një gjuhë e tillë degraduese me mbizotëru në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Kusari-Lila.

Ajo tha se ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, po krijojnë kauzë të rreme ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të Qeverisë.

“Historia nuk aq është e largët për t’iu kthy deklarimeve të krerëve dhe përfaqësuesve të PDK’së tek ata që ishin në kundërshti me Gjykatën Speciale dhe sot të krijohet një kauzë e rreme nga po e njëjta parti, ndaj zyrtarëve të Qeverisë e ndaj deputetëve është totalisht e papranueshme dhe duhet në çdo situatë të ardhme, të ndërmerren masa, qofshin përmes masave disiplinore por gjithashtu edhe këto reflektime të jenë pjesë e Rregullores së re të Kuvendit”, ka deklaruar Kusari-Lila.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...