Home / Opinion / Emrat: Ja me kë kishte marrëdhënie armiqësore Behajdin Allaqi, Haziri tregon kush e shfrytëzoi vrasjen e ish-themeluesit të UÇK-së

Emrat: Ja me kë kishte marrëdhënie armiqësore Behajdin Allaqi, Haziri tregon kush e shfrytëzoi vrasjen e ish-themeluesit të UÇK-së

 7 MAJ 2021

Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka folur për Behajdin Allaqin, i zhdukur nga 11 Qershor të vitit 1998. Allaqi ishte veprimtar dhe intelektual shqiptar i çështjes kombëtare.

Haziri shkruan se në ditën e zhdukjes së tij, Allaqi ishte thirrur në Shtabin e UÇK-së në fshatin Drenoc të Malishevës, ku gjatë rrugës ishte kidnapuar nga persona të maskuar.

Analisti tregon se marrëdhëniet e Behajdin Allaqit me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën ishin mjaftë të këqija, për të mos thënë edhe armiqësore.

Kurse, shkruan se, “Vrasjen e Behajdin Allaqit e kishte shfrytëzuar edhe Ramiz Lladrovci, kryetar aktual i Komunës së Drenasit si shantazh ndaj Hashim Thaçit, për qëllime të ngritjes së tij në politikë”.

Ja shkrimi i tij:

Kur jemi te vrasjet! (III)

Behajdin Allaqi ishte zhdukur në mënyrë misterioze në qershor të vitit 1998, ndërsa rasti i tij nuk është zbardhur asnjëherë. Në ditën e zhdukjes së tij, ai ishte thirrur në Shtabin e UÇK-së në fshatin Drenoc të Malishevës, ku gjatë rrugës ishte kidnapuar nga persona të maskuar. Që nga ajo kohë nuk dihet më për fatin e tij.

Flitet se marrëdhëniet e Behajdin Allaqit me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën ishin mjaftë të këqija për të mos thënë edhe armiqësore që për zanafille kishin një takim të LPK-së në prill të vitit 1993, të mbajtur në Kollare të Kërçovës, ku ishin përplasur në mënyrë mjaftë të ashpër Behajdin Allaqi me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën.

Vrasjen e Behajdin Allaqit e kishte shfrytëzuar edhe Ramiz Lladrovci, kryetar aktual i Komunës së Drenasit si shantazh ndaj Hashim Thaçit, për qëllime të ngritjes së tij në politikë. Lladrovci ia kishte arritur synimit duke u emëruar edhe ambasador i Kosovës në Shqipëri. (n.h)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...