May be an image of Afrim Caka

Shkruan: Afrim Caka

– Ç’i duhet epitafi këtij “varri në T7-të”, ku fotografia e tyre fletë më shumë se të gjitha epitafet e shkruara në kokat e TYRE? Këta analistë po më duken sikur kanë ikur nga një muze i pluhurosur i manastireve sllave, apo kanë dalë nga kopertinat e pluhurosura të ndonjë kronike tw RTS-it të kohës së Ivica Daçiçit, Aleksandar Vuçiqit e Vulinit.
Frika nga “inçesti” politik, për shkak të një mizorie të pafre dhe të paskrupullt ndajë kryeministrit Kurti. Më shumë po kërkohet nga Kurti e Vjosa në 30 ditë, se nga të gjithë bashkë në 21 vjet – idioma historike e të cilëve për ata vetë është gjuha e tyre e gjatë. Përse u shndërruan analistët në demonë, analistët shterpak dhe akuzuesit e “idealizmit naiv”? Kjo përgjithësisht konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha të vendit tonë.
Në këtë mënyrë këta analistë të egër tregojnë një shkallë çuditërisht të lartë frike ose ndjeshmërie karshi “inçestitˮ politik, e lidhur kjo me një veçori shumë të qartë për ne ndajë vetingut, sipas së cilës janë lidhjet me oligarkët.
Në një turmë analistësh e politikanësh mbizotron gjithmonë e pavetdijshmja. Ndërprerja e veprimtarisë së trurit të hemisferave dhe mbizotrimi i funksionit të palcës së kurrizit. Gjithmonë, gjatë debateve ndodhë ulja e aftësive mendore dhe ndryshimi i plotë i ndjenjave. Ndjenjat e ndryshuara mund të jenë të mira ose më të këqija nga që janë karakteristike për persona të veçantë të cilët së bashku përbëjnë turmën politikanëve e të analistëve banal. Kjo turmë analistësh dhe politikanësh zullumçarësh nuk mund të bëhen lehtë hero por monstrume të intrigave e shpifjeve të liga.
Duhet të shkruhen shumë libra e bile të ribëhet e gjithë historia 20 vjeçare e pas luftës duke e parë atë nga një këndvështrim krejt tjetër po qe se studiusit do t’i vinin vetes si qëllim të tregonin të gjitha pasojat që rrjedhnin nga struktura psikologjike e analistëve. Studimi më i thellë i saj mund të bëhej bazë për politikën e për drejtësinë.
Bile mund të themi se ky studim do i shpëtonte njerëzit nga moria e gabimeve e nga shumë përmbysje politike po qe se populli në përgjithësi do të mund të evitonte të këqijat që rrjedhin nga cilësit e racës së analistëve dhe e politikanëve të shitur, të blerë e të shitblerë, po qe se zëri i arsyes nuk do mbytej gjithmonë nga zëri autoritar i të analistëve në media.
Në ditët e fundit, vëmendjet tona janë përqendruar mbi dy tipa psikologjike: mbi karakterin autoritar e korruptiv të politikanit nga mungesa e burrërisë dhe mbi sëmundjet psikike, shoqërohen me simpotomat e histerisë. Shpresoj se analizimi i hollsishëm i këtyre tipologjive do të na ndihmojë në kuptimin e problemeve që parashtrojnë analistët në media dhe në tjetrin që vjenë pas tij: psikologjinë e egërsisë dhe demokracinë moderne të ideologjisë “Hashimjane” e cila arriti t’i kthente këta njerëz në një instrument të tillë kaq të efektshëm në dëm të kombit dhe shtetit…
Ka disa çarçe që janë mbështetës publik të klikës së vjetër. Të pa aftët godasinë me egërsi dhe me poshtërsi të aftët. Denigroi denjiteti i shqiptarit! Kjo përplasje nuk ishte e para dhe e fundit në jetën e tyre. Albini Kurti është politikani shqiptar që i ka fituar tri palë zgjedhjes dhe nuk e lënë të qeverisë. Është rastë unik në botë.
Pasi populli ia besoj votën Qeverisë Kurti, duke i ndëshkuar partitë të cilat për dy dekada e shkatërruan Dardaninë, ndryshimin nuk po mund ta pranojnë, andaj e tëra që ju mbetet është kritika iracionale dhe e pa bazuar. Një ndër format e tilla të pa maskuara është mizantropia, variant i urrejtjes, për të cilën karakteristike është armiqësia e shprehur fort ndaj Albinit.
Shoqëria e tyre kështu arrin të bëhet pjesë e një sjelljeje komplekse në stilin “mafijozˮ, e cila fillon nga një nevojë dhe mbaron me plotësimin e saj ekzistues, të parashikuar ose të imagjinuar etj. Kjo përmblidhet në thënien që ky grup është një rast i shoqërimit në kuptimin e ngushtë klasik të termit “grupimi i klaneve“, por më tepër i formimit të një skeme komplekse e lidhur ngusht me një kuptim. Për më tepër, nëse një sistem reagimesh të kushtëzuara është studjuar në lidhje me rendin e tyre korruptiv e kërcënues dhe ato që lidhen me psikologjinë gjithmonë paraqesin një rend të tillë, si të kundërt ndaj kërcënimeve e shantazheve, roli i politikanëve të aferave shihet akoma ma mirë epërsia e egërsisë e të çuarit peshë ndaj qeverisë së re.
Apo nuk është kështu, o maskarenj të mjerë e gënjeshtar duke mos i mbajtur duart larg prej hajdutëve të vjetër e të rinj? Dashuria, detyra, ndërgjegja, patriotizmi janë përdorur dhe përdorën akoma si maskime për shkatërrimin e rendit shoqëror ose të kombit. Me gjithatë, ne duhet të dimë të bëjmë dallimin midis dy llojeve të prirjeve të shkatërrimtare.
Egzistojnë prirje shkatërrimtare që rezulltojnë nga një situatë e veçantë; si reagime ndaj një sulmi të mundshëm mbi qeverinë apo integritetin e Vjosës dhe Albinit, apo si ide të cilat dikush nga politikanët e rrëzuar nga pushtetit identifikon veten. Kjo llojë dëshire e të çuarit pesh për shkatërrim përbën fenomenin shoqërues të natyrshëm e të nevojshëm për afirmimin e antivlerave të tyre.
Autoritetet e partive, shqiptare dhe serbe kanë ndërmarrë një fushatë të egër Albinofobike për ndryshimin e identitetit zgjedhor e historik të shqiptarëve, për të krijuar kështu fizionomin mafijoze shqiptaro-serbe të qytetërimit të tyre korruptiv.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, impulset shkatërrimtare racionalizon në një mënyrë të atillë që, të paktën disa politikan apo krejt një grup spekulantësh dhe mashtruesish, të ndajnë bashkë me të racionalizimin, duke e bërë kësisoj ata të duken realist. Por objektet e dëshirës irracionale për shkatërrim dhe arsyet e veçanta se përse është zgjedhur objekti, thjesht kanë rëndësi politike e kriminale; impulset shkatërrimtare të turmave në T7-të të udhëhequra nga moderatori Ermal Panduri është një pasion këtyre analistëve tallava dhe ata ia dalin gjithnjë të gjejnë një politikan të pa korruptuar për ta sulmuar e deskretituar atë në format më të flliqura që pjellë mendja e tyre.

Sidomos veshja e jashtme e prirjes për pushtet krijohet më shpesh sipas skemës “analistë –ministër”, poshtë – lart, domosdoshmërisht do të thotë një rekrutim plutokratik i shtresave sunduese e drejtuese të T7-shit. Por shpeshherë ajo merr një pamje kontradiktore dhe tregon atë se si pushteti që dëshiron që të ketë formën e saj sunduese. Me atë, që në këtë skemë kuptohet si e kundërta e pushtetit (zakonisht me afera, intriga e mashtrime), luftojnë sa më shumë me elemente armiqësore, me atë që duhet të ndërtuar një kupol krimi të organizuar. Dardaninë duhet e shndërruar gjithmonë në një varrë për kundërshtarët e tyre politikë.

May be an image of 1 person dhe tekst