Home / Lajme / Një Maji – Dita e Klasës Punëtore

Një Maji – Dita e Klasës Punëtore

Me Një Maj të vitit 1890 në Çikago demonstruan punëtorët për përmirësimin e kushteve të punës dhe shkurtimin e orarit të punës 8-orësh. Demonstrata e punëtorëve u shtyp me gjak nga ana e policisë dhe pushtetit amerikan, prandaj quhet Dita e Kuqe. Sot kjo ditë është bërë festë ndërkombëtare e Klasës Punëtore dhe nderohet në mbarë botën. Festa e Klasës Punëtore nuk ka të bëj aspak me fenë as me sistemin politik, siç është demokracia. E vetmja arsye është që komunizmi si forcë revolucionare i përkrah të gjitha demonstratat e punëtorëve në mbarë botën në luftë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Prandaj Sindikata e Punës në Kosovë me Propozimin e deputetit të PDK, Nait Hasani, për heqjen e festës zyrtare të Një Majit – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të cilën e quan relikt të epokës jugosllave nuk është as e drejtë, as e vërtetë. Sikur në të gjitha vendet europiane edhe në Suedi, në shtetin ku jetoj, festa e Një Majit është festë zyrtare e klasës punëtore që mbahet me manifestime të ndryshme. Për ata që Një Majin e quajnë sindrom të keq që ka mbetur nga e kaluara e komunizmit jugosllav, i bëjnë nder obskurantizmit jugosllav, sepse kjo festë ka qenë festë meritore e Klasës Punëtore, pavarësisht që në ish-Jugosllavi janë shkelur të drejtat e punëtorëve, sidomos në fushën e arsimit dhe kulturës, duke i larguar arsimtarët nga procesi edukativo-arsimor. Këtë e argumenton edhe dëshmori i kombit, Xhemajli Berisha, i cili në ditarin e tij shkruan se në grevën e studentëve për Kosovën Republikë në mars të vitit 1981 në Prizren, u brohoritën edhe parullat “Poshtë borgjezia!” dhe “Rroftë Klasa Punëtore!”.

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...