Home / Opinion / NJË BISEDË ME NJË PLAK TË PENDUAR QË S’E HARROJ KURRË!

NJË BISEDË ME NJË PLAK TË PENDUAR QË S’E HARROJ KURRË!

Shkruan: Fadil Shyti

Nga kujtimet e mia.

…Në vitin 2003, gjatë një mbrëmjeje, ishim ulur në verandë në një kafene në Sarandë, po bisedonim dhe pinim kafe me një grup shokës, krejt papritur një plak i vjetër mbi 80 vjeçar, ish-i burgosur politik në kohën e socializmit, ndanë rrugës u duk se, po vinte drejt nesh.

-Pasi u përshëndet me ne, biseduam rreth gjysmê ore, ai deshi të dinte mendimin tim, çfarë mendoja për Enver Hoxhën?!

U fokusua, në pikën më “neorologjike” që dikur i bashkonte shqiptarët, ndërsa pas ardhjes së dhjeto-kratëve në pushtet, disa po i bashkon mrekullisht, disa po i ndanë,

-si djajtë prej temjani?!!!

– Pasi biseduam shtruar, pa dorashka, i shpreha ca nga idetë e mia,-në veçanti për idealin madhor të ribashkimit kombëtar, i shpreha dhe për respektin ndaj tij, (paraprakisht e dija që, ai i shkretë ishte i dënuar nëntë vite burg), po, megjithatë, i fola qartë pa ekuivoke; i shpreha hapur konsideratën time të lartë, për udhëheqësin e madh të kombit shqiptar, gjeniut, Enver Hoxha.

-Pasi më vështroi me repekt,-thënë hapur mendimin tim të lirë dhe të drejtë; më tha:

“Të lumtë, o kosovarë, se qe besa drejt fole dhe drejt, me sinqeritet ma tregove mendimin tënd; – po dije mirë se, qe besa Enveri e kishte pasë mirë, kishte drejt, neve kishim qenë gabim që ishim kundër atij dhe pushtetit popullor në Shqipëri dhe vijoi: -e kishte më mirë, sepse, atëherë populli ishte i lirë , kishte dashuri midis nesh dhe kishte bujari dhe mbi të gjitha kishte nder, -atëherë, një cucë malësie vinte maleve me bicikletë nga Tropoja, në Sarandë, por, askush nuk guxonte ta ngucte, t´ia cënojë nderin etj…, ndërsa tani, në këtë “demokraci”, nuk po jemi të sigurtë, të lirë në rrugë, bile as në shtëpitë tona -nga hajnat, banditët, kriminelët e të tjerë “njerëz” si bisha e shumë të poshtër”,-siç i quante ai, kriminelët, keqbërësit të vegjël e të mëdhenj, me ose pa pushtet.

-Kanë kaluar kaq vite, atë takim s’e harroj  kurrë dhe vërtet më vjen keq që, kanë kaluar goxha ca vite, tani nuk më kujtohet emri i atij burri shtatlartë, me një republikë në kokë, me një bastum të bukur, por që mbahej me një “krenari” pendesë njëkohësisht, për ato që kish vepruar kundër pushtetit popullor!

-Kur u ndamë, me vendosmërinë e tij, askend (as mua), -nuk na lejoi dot t´i paguanim kafet dhe pijet, më habiti kur të pranishmëve me respekt iu tha:

“Biseda me kosovarin më kënaqi,-ky, jo, se jo; por as juve nuk ju lejoi dot, ta nderoni këtu,-sonte para meje!…

Si artikullshkruesi dhe si ai burrë i vjetër, -kujtoj se ka shumë për faktin që, kjo kohë e pakohë kur sunduesit kapitalistë po bëjnë ligjet e xhunglës, populli natyrisht se, ndien pasiguri nga shumë aspekte dhe po e ndien peshën e madhe të plagëve të këtij sistgemi tejet agresiv dhe të pabarabartë!

Lavdi Enver Hoxhës!

29.04.2014

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...