Home / Opinion / Heronjtë dhe besnikëria e Ramës ndaj Serbisë e Greqisë

Heronjtë dhe besnikëria e Ramës ndaj Serbisë e Greqisë

 Shkruan: Dritan Goxhaj

Tiranë 29/04/2021

Këtë 27 prill, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare dhe fitores së Ramës të çertifikuar në 11 shkurt të po këtij viti nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila deklaroi në atë datë pas një takimi me Ramën: “bisedova me Edi Ramën për krijimin e qeverisë së paszgjedhjeve”, Rama publikoi një letër që kishte kohë që ia kishte shkruar vetes. Të paktën që pas datës 11 shkurt, por që e vuri në gojën e Hashim Thaçit.

Por edhe kjo ide nuk është origjinale e Ramës, ashtu si çdo ide që na ka paraqitur deri më tashti gjithë jetës së tijë politike në këtë moçalin tonë politik. Ekziston një faqe interneti që quhet FutureMe.org, ku mund t’i shkruash një letër vetes, e pastaj të vendosësh një datë në të cilën kërkon të të vijë, dhe letra të vjen me email në po atë datë që ti dëshiron. Si duket edhe Rama është një nga përdoruesit e kësaj faqeje.

Gjithsesi, nuk po shkruaj për mënyrën se si ia ka postuar vetes letrën e tij, por për atë që përmban letra. Shumica u tallën me këtë letër që ky sharlatan ia ka dërguar vetes, por ama ajo nuk ka asgjë për t’u tallur, por realisht është për t’u shqetësuar.

Letra e Ramës dërguar vetes është një letër e hapur besnikërie ndaj qëllimeve antishqiptare të Serbisë e të Greqisë. Qëllime këto për të cilat Rama është zotuar personalisht si para Vuçiçit edhe para kryeministrit grek se do t’i përmbushë. Dhe tashti me rikonfirmimin e pushtetit të çertifikuar më 11 shkurt, atij i duhej sa më shpejt që t’u jepte një sinjal patronazhistëve të tij të vërtetë se ai iu qëndron deri në fund, për sa kohë do të jetë në pushtet premtive që ka bërë.

Mjafton të lexosh këtë letër dhe në një paragraf shkruhet: “Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për t’u bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm”.

Dhe nëpërmjet kësaj fjalie ai e garanton Sërbinë dhe Vuçiçin se bashkim të Kosovës me Shqipërinë nuk do të ketë kurrë, përsa kohë ai do jetë aty në atë detyrë që e kanë bekuar edhe amerikanët. Dhe në fjalinë pasuese ai përcakton qartësisht se ai do kujdeset që bashkimi i shqiptarëve do jetë vetëm një ëndërr e kurrë një realitet: “Shqipëria e poezive, librave dhe amaneteve të vyera ishte dëshirë e ideal, po jo pasqyrë e realitetit të kohës”.

Pastaj Rama e mbush letrën me garniturë nga repertori i tij dhe në fund fare ai sërish na e bën me dije se do vazhdojë me projektet e tij, sepse kështu ai ka marrë përsipër fatet e shqiptarëve dhe të shqiptarisë, me bekimin e amerikanëve në 11 shkurt të këtij viti. Se ai do vazhdojë me projektin e tij të përbashkët me Vuçiçin për “Mini-Shengen”-in dhe do vazhdojë gjithashtu edhe projektin e Berishës e Bashës që t’i dhurojë detin Greqisë e kjo nëpërmjet një vendimi gjykate për të cilin ky do bëjë një ankimim pa pasur as detyrim ligjor dhe as nevojë ligjore për  t’iu drejtuar një gjykate ndërkombëtare për këtë çështje. Pasi për Ҫamërinë tashmë e ka shitur me kohë që kur mori vendimin në 2013 sapo kish ardhur në pushtet, për ndryshimin e toponimeve në pasaportat shqiptare. Duke hequr toponimet shqip të vendbanimeve shqiptare në Ҫamëri e duke i zëvëndësuar ato me toponimet greke.

Pra Rama me këtë letër besnikërie të vazhdimësisë së misionit të tij antishqiptar po shkon drejt përfundimit të shitjes së trojeve tona dhe jo të tij. Nuk janë të tij pasi ai nuk është shqiptar as për fis e për farë, e si i tillë nuk mund të konsiderohet as si tradhtar, por vetëm si një kuisling antishqiptar, i cili tashmë me bekimin e Amerikës në 11 shkurt, prej 26 prillit do fillojë të instalojë tiraninë e tij të idiotëve dhe shërbëtorëve të Serbisë e Greqisë. Një tirani, të cilën edhe opozita e Bashës dhe e Metës ndihmuan që të instalohet dhe që tashti të zënë me veten e tyre, jo që nuk do munden ta ndalojnë dot, por as nuk do bëjnë dot gjë për shitjen e Kosovës për interes të Serbisë dhe shitjen e detit Greqisë për interes të Turqisë, si kompensim të mbylljes e dorëheqjes së Greqisë nga konflikti detar me Turqinë. Të mos mendojë kush se ato spitalet, kompanitë ajrore, avionët personalë e vaksinat, Turqia ia ka dhënë se ky di të lyp.

Tashmë pemën e lirisë e kanë pshurrur të gjithë pjesëtarët e këtij moçali politik në Shqipëri, duke na imponuar ne të gjithëve interesat e tyre vetjake. Dhe si për ironi, Rama na kujton në letrën e tij edhe dëshmorët: “U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe për krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare”.

Bën mirë ta mësojë Rama dhe çdo bashibozuk tjetër i ngjashëm me të, që leri dëshmorët e heronjtë se ata Zoti nuk i dërgoi për ty e të ngjashmit e tu, por i dërgoi për ne. I dërgoi për ne që të na mësojë se ç’është liria, atdheu e ç’do me thënë virtyt e sakrificë. I dërgoi për ne që të mësojmë ç’është betimi e premtimi, i dërgoi për ne e jo për ty, si udhërrëfyes të ardhmërisë. I dërgoi për ne që të kuptojmë shprehjen e ish-presidentit amerikan, Tomas Xheferson: “Pema e lirisë që të lulëzojë, duhet herë pas herë të vaditet me gjakun e Patriotëve dhe të Tiranëve”!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...