Home / Opinion / Në Mitrovicë është detonatori, në duart e francezëve, serbëve dhe rusëve!

Në Mitrovicë është detonatori, në duart e francezëve, serbëve dhe rusëve!

Se kildebilledet

  Shkruan:’ Afrim Morina

Prishtinë 28.04.2021

Analist i pavarur

      Me datën 17.01.2017 kam dhënë një intervistë për Klan Kosova, në temën e ridizajnimit të kufijve në Iliridë (Ballkan). Pasi doli në qarkullim, ditëve të fundit, një hartë që në vete ngërthente thelbin e intervistës së dikurshme, e njëjta gazetare, Blerta Ahmeti, tash në “Albanian.Post”, më mori në intervistë për të parë se çfarë mendoja. Shumë gjëra që i kam thënë në intervistë, por më thelbësoret, nuk u emetuan, ndoshta për shkak të minutazhit që i kishte ndarë me Kryeredaktorin e “Delos”. Mu për këtë, për hir të lexuesve të mi, po e bëj këtë analizë, për të përfshirë gjithë atë që u tha në intervistë, e që nuk keni pasur mundësi ta dëgjoni.

Në fillim, gazetarës i them se harta e cila qarkullon në mediet e informimit, pa marrë parasysh ku është publikuar më parë, është produkt i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë. Vetë pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike që zënë territoret shqiptare ua shton lakminë shteteve përreth dhe shteteve mbështetëse të tyre në njërën anë, dhe në anën tjetër interesi i SHBA-ve. Pra, territoret tona janë një tampon zonë në mes dy botërave, asaj të Lindjes dhe Perëndimit. Territoret tona ndajnë dy mentalitete dhe kjo e bënë edhe më të lakmuar këtë pjesë të Evropës. Për të konstatuar një gjë të tillë, është fakti se në hartë veriu i Kosovës është i përfshirë nën Serbi. Mirëpo, për të qenë më bindës për këtë, do të flasë për histrorikun e hartave shqiptare që u gjendën në zyrat apo tavolinat e qendrave të vendosjes.

            Që nga Kongresi i Berlinit e këtej, gjithnjë, fuqitë e mëdha, hartën e trojeve shqiptare e kanë pasur në tavolinë për t’u kusuritur ndërvete. Kjo ndodhi pasi franko-gjermanët e krijuan gjuhën e re greke dhe caktuan një përandor gjerman, duke e vendosur në fron të Athinë, me veshje kombëtare shqipatare, sepse deri atëherë, 1822 (për pesëmbëdhjetë vjet) Athina frymonte shqip, fliste shqip dhe qeverisej shqip. Kjo ndodhi edhe në Konferencën e Paqes në Paris, pas LDB, nga planet greke, që gjetën mbështetje të madhe aq sa Shqipëria londineze ish-anëtare e Ligës së Kombeve, përpak sa nuk u shly nga harta gjeorgafike.

            Shqipëria kishte tri kohë në krye të së cilave ishin Avdyl Frashëri, Ismail Qemali dhe Enver Hoxha, që mbi të gjitha, mision të vetin e kishin çështjen komëtare shqiptare. Në të tria kohët u derdh gjak për të ruajtur kombin dhe teritoret.

            Konferenca e Londrës ishte më kobëzeza, nga e cila lindën shumë teori për përvetësimin e tokave shqiptare nga serbomalazezët, të mbështetur nga sllavët dhe pansllavistët, në krye me Francën. Në këtë Konferencë patëm një fat, se ajo mori vetëm një vendim, që Ulqini pas nëntëdhjetëenëntë vitesh t’i kalojë Shqipërisë, ndërsa veprimet tjera që u ndërrmorën, gjoja në frymën e kësaj Konference, ishin veprime pushtuese, ku gjithë shtetet e perendimit, edhe SHBA-ja, gjoja për ta ndëshkuar Perandorinë Turke, terriotoret shqiptare i ndanë në shtetet fqinje, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

            Serbia dhe Greqia asnjëherë nuk u ndalën së vepruari, vetëm kanë pritur momente të caktuara për të vepruar. Pas dështimit të Greqisë në Konferencën e paqes në Paris, doli ideja për Verio Epirin, të cilën u mundua ta realizojë në vitin 1949, por aty mori goditjen ndoshta më të madhe në histori nga shteti shqiptar. Ndërsa Jugosllavia e krijoi Maqedoninë si njësi artificale për t’i pasur nën kontrroll shqipatrët dhe më vonë duke ia marrë Rrethit – Kosovës, Luginën e Preshevës. Kjo, për t’u qeverisur Kosova më lehtë.

            Që nga viti 1990, zgjohen ndjenja fashiste në shtete fqinje për tërritoret shqipare, se pas vdekjes së Enver Hoxhës, më lehtë e kanë për të ndarë ato sipas kutit të tyre. Për të arritur këtë qëllim, sollën në udhëheqje të shqiptarëve, në të gjitha territoret, njerëz që ishin të rekrutuar nga sllavo-ortodoksët. Menjëherë dolën edhe kundërshtarët shqiptarë, duke e parë se tokat tona do të përdoreshin për kusuritje gjeostrategjike e gjeopolitike.

            Kur kam folur para katër vitesh i kam pasur parasysh të gjitha këto dhe që atëherë kam kërkuar nga lidershipi shqiptar të jenë më syçelë dhe të bashkuar për kauzën shqiptare, duke përqendruar vëmendjen në hartat franko-serbo-ruse, serbo-ruse dhe të hartave të tjera që i mbajnë në sirtare për t’ia nxjerrë në kohën e duhur, por që të gjitha piknisje e kanë Veriun e Kosovës. Doli se një hartë e tillë, për të cilën po bëhej intervista, ka gjetur një moment të përshtatshëm, pas dështimit të ndërrimit të kufijve, apo ndrrimit të territoreve, sipas kutit serb.

Sa është serioze kjo hartë pa autorësi (zatën projektet nuk mbajnë autorësi)? Pse dyshoj që ky projekt të jetë i Serbisë?

Serioziteti është shumë i madh dhe nuk duhet injoruar, por duhet, burrështetasit shqiptarë ta tejkalojnë veten, vendin ku kanë pushtet, ta tejkalojnë klanin apo subjektin që i ka sjellë në pushtet dhe t’i thërrasin mendjes, sepse kombi është në rrezik! Duhet parandaluar rrezikun. Inetelktualët shqiptarë, kudo që janë, duhet të veprojnë me seriozitetin e duhur kohor, mençurinë profesionale dhe pa i nxehur gjakrat, për ta ndihmuar kombin në këtë kohë të vështirë. Serbia me anë të kësaj harte jo vetëm që mat pulsin e shtetarëve kudo në botë, interesat e të gjithëve, por edhe të qytetarëve, që jetojnë brenda këtyre trojeve. Se sa serioz është ky projekt serb, tregon fakti se ajo mundohet të përmbledh territoret të cilat i siguron të veta, Veriun e Kosovës dhe Bosnjës serbe. Ajo është “dorë lirë” për shqiptarët, i jep një pjesë të Maqedonisë. E vetëdijshme se shteteve artificiale u ka ardhur fundi dhe nuk ka interes në atë territor. Kjo hartë i tregon gjithë Evropës dhe fuqive të mëdha se problemi shqiptaro-serb është problem kyç për të qëndruar paqja në Evropë, porosi e bartur nga Avdyl Frashëri, Ismail Qemali e Enver Hoxha, e tash e thotë Serbia përmes kësaj harte, sepse më në fund e ka kuptuar të vërtetën historike, dhe kjo e vërtetë duhet të dominojë, por Veriu i Kosovës duhet t’i takoj asaj.

Mendimi im ka qenë dhe është shteti komb dhe do të ketë këto shtete: Shqipëria, Serbia, Greqia, Bosnja muslimane, ngase Sanxhaku do të përcakthet të jetë në kuadër të shtetit shqiptar, e Mali i Zi do të jetë pashallëk i Beogradit, siç ka qenë edhe më herët.

Unë e shoh si fillimi i një furtune në Iliridë (Ballkan), sepse flaka e një lufte do t’i përfshijë një mori shtetesh të Evropës Juglindore, por edhe fuqitë e dy kampeve. Detonatori ështe në dorën vrastare serbe në Veriun e Kosovë, që të përflakë regjionin! Duhet të bëhemi parzmor dhe tri ditët e menduara serbe, për të kryer misionin e vet, t’i kthejmë në tri ditët tona dhe të kryejmë misionin kombëtar, se ka ardhur momenti, që gjithë bota demokratike të dalë në anën tone, se vetë serbët po e heqin maskën.

Për fund: Edhe harta e “Një gruaje të zgjuar”, (lexo: – Bërnabiç me ekipin e vet qeveritar, akademinë dhe kishtarë), sipas Vuqiqit është në vargun e hartave të serbisë, në hulumtim e sipër, mbështetur nga Franca dhe pansllavistët, për të ndryshuar mendjen e Evropës dhe SHBA-ve.

Ne duhet t’i analizojmë të gjitha, t’i përcjellim me kujdes, se me borelët e lajçakët nuk duhet të ulemi me duar në xhepa!

Një veprim ndryshe do të përckatonte pushtetarët në grupin e të pamoralshmëve!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...