Home / Histori / Ky dokument ruhet në arkivin e Kukësit:

Ky dokument ruhet në arkivin e Kukësit:

Vuksanoviq: “Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdh urdhëri të therren me thika!”
Për shkaqet e shpërthimit të Kryengritjes shqiptare të vjeshtës së vitit 1913 dhe për përmasat e masakrave serbe të kryera ndaj shqiptarëve, kanë shkruar personalitete serbe ( edhe ata që morën pjesë në masakra) si dhe vet shtypi serb i kohës.
Një tabllo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq. Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan:”Kryengritja shqiptare e shtatorit ( 1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze – Sh. nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovën e pushtuar – Sh. Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbei – Sh.
Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai për masakrat serbe në Dibër ( shtator-tetor 1913), shkruan: ”Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”
Ndërkaq gazeta e Zagrebit ”Hrvatska Novosti” shkruan: ”Çudi e madhe?! Serbët jo vetëm në kohën e luftimeve, që bënë aq çudira mbi shqiptarët e Kosovës sa gjithë bota u neverit, por edhe sot pas vendimeve të Konferencës së Londrës, kudo që kanë shkelur, vrasin, presin, vjedhin, burgosin, dhunojnë e plaçkisin popullsinë e pafajshme vetëm pse janë shqiptarë.”
Gazeta”Daily Telegraph” shkruan: ”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave (reparteve) të gjeneral Jankoviqit”.
Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes, kanë shkruar edhe vet xhelatët serb. Në gazetën serbe ”Radniçke Novine” Nr. 212, Beograd, 9 tetor 19123, një ushtarak serb, në një letër të publikuar, për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan: ”…Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme. Unë rrënqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnji e pyes vetveten, vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu? Kjo është e tmerrshme e llahtarshme… Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë, askush gjallë… I mblidhnim tubë, 40 deri 50 njerëz, dhe ashtu si ishin, grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitja ordinere u bë kudo. Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren…”
Po në gazetën ”Radniçke novine” Beograd-Tetor 1913, socialdemokrati Dimitrije Tucoviç, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: ”…Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan (fshat i Lumës – Sh. aty s´kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhëra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët ”të gjithë a?” Të gjithë ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit. Për dy orë u vranë 500 shpirtëra… Shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin, kurse ushtria jonë e ”kulturuar” e shekullit XX po i vretë edhe fëmijtë e tyre….”
Ndërsa një ushtarë i quajtur Vuksanoviq për masakrat e kryera, rrëfen si vijon: ”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdh urdhëri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therren me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe…, rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kahë njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë. Këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenje njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftrave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” shkruan ”Radniçke novine”, Beograd – datë 22 tetor 1913.
May be an image of tekst
/Mar Nga FEZBBOKU/

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...