Home / Të ndryshme /   HAJT E BJERI N’FIJE, NJERI !?!

  HAJT E BJERI N’FIJE, NJERI !?!

 

Zeqir DURAKU

            

Kur don “DON”; po, kur s’don “S’DON”!?!

Dhe ky avaz përsëritet gjithkund e gjithmonë!?!

E, “DON” zakonisht, kur TI nuk e pret se do të don

dhe, kur TY, edhe nuk të duhet aq shumë që të dojë…

Kurse, “NUK DON”, rendom, kur ti pret që do të dojë

e, kur ty, që të dojë -të duhet shumë e aq shumë. . .!?!

. . .Pra, LUM si Ti o njeri, apo mjerë si TI ?!

Ndaj, NJERI -as mos u gëzo shumë kur “TË DON”

por, as kur “NUK DON” -mos u hidhëro shumë

. . .sepse, çdo gje në këtë BOTË e JETË

herë “PO DOJKA” e, herë “NUK PO DOJKA”. . .

-qysh po i vetpëlqejka e qysh po iu tekka. . .!?!

. . .Veçse, pse “PO DOJKA” kur po DOJKA

dhe, pse “NUK PO DOJKA” kur S’PO DOJKA

kësaj PUNE, asnjë njeri . . .dhe as DREQI vetë

-jo, n’fije -dot s’po i bika !?! . . .

 

SKAJSHMËRISHT PARADOKSALE !

Sokrati, nëse nuk është filozofi më i madhi

i të gjitha kohëve deri më sot

-gjithsesi është filozof ndër më të mëdhenjt…!

Sokrati, pos shumëçka të rëndësishme që ka thenë

-ka thënë edhe se: “Ekziston një e mirë e vetme: DIJA”

E, ndërkaq, vetë DITURIA e jo ndojçka tjetër

ia ka shkaktuar VDEKJËN -Sokrat-FILOZOFIT

dhe e ka çuar në VDEKJE -pamëshirëshëm

Sokratin e MARRË apo të MENÇUR !?!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...