Home / Opinion / DOLI NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I DILAVER GOXHAJT

DOLI NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I DILAVER GOXHAJT

Autori i shumë librave këto ditë ka botuar librin: “Dallimet programore midis LPK dhe LDK”. Me sa di ky është libri i parë që krahason, studion analizon dhe me argumente të pakundërshtueshme tregon dallimet thelbësore që kishin këto dy organizata politike: njëra e karakterit aktiv, kundërshtues, antipushtues, çlirimtar e luftarak, kurse tjetra e karakterit pasiv, pritës, paqësor e bashkëpunues me shtetin pushtues. Këto përfundime autori i nxjerr duke analizuar e krahasuar programet e këtyre organizatave dhe disa librave të vetë zyrtarëve të lartë të LDK -së dhe shkrimeve e qëndrimeve të deklaruara të tyre, por edhe të ndonjë drejtuesi të LPK – së dhe shkrimeve e deklaratave që ka shfrytëzuar autori…

Librin mund ta gjeni në librarinë “Artini” në Prishtinë dhe në librari tjera.

Studentët tanë, studiuesit, politikanët dhe lexuesi ynë kanë nevojë për libra të këtij lloji që hulumtojnë, ndriçojnë dhe thonë të vërtetën, sidomos për LPK – në e anatemuar, persekutuar, dënuar e mohuar nga pushtuesi jugoserb dhe nga kolaboracionistët shqiptarë. Edhe e vërteta për LDK – në e “përkdhelur” e të mirëkuptuar nga pushtuesi dhe lakejt e tij duhet të hulumtohet e të analizohet me objektivitet dhe të thuhet me guximin prej studjuesi, publicisti dhe intelektuali.

Shoqëria shqiptare kendej e andej Drinit duhet të çlirohet nga servilizmi, hipokrizia dhe mediokriteti i “elitave” që u prodhuan e po mbahen me mbështetjen politike të të huajve dhe me fondet e tyre të “zeza”!! Vetëm studjuesit, publicistët e gazetarët e lirë e të pavarur nga paraja e botës mund të bëjnë punën e tyre me nder e dinjitet. “Buka e botës laku i kokës” (populli)…

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...