Home / Opinion / Shqiptarët pre e histerisë kolektive.

Shqiptarët pre e histerisë kolektive.

Se kildebilledet

Dritan Goxhaj8 April 2021
U ndjeva vërtet keq dhe për herë të parë u ndieva i zhgënjyer nga qëndrimet tuaja. U ndjeva i zhgënjyer sepse shpesh degjoj e lexoj prej jush të flisni për nocionin e drejtësisë dhe të meritokracisë. Por ama kur drejtësia dhe meritokracia kërkohet nga të tjerët, ju rat pre e një histerie kolektive të kultivuar dhe i vetmi koment i jujaji ishte niveli i rrogave të tyre, që edhe ai po e përsëris ishte shpifje e krye të marrit që kemi për kryeministër.
Në asnjë moment ju nuk u ndalët të llogjikoni, ndaj po ju kërkoj ta bëni atë sot, jo për të më dalë mua ose atyre kontrollorëve në mbështetje, jo aspak. Por ama ta bëni për të qënë të ndershëm me veten tuaj dhe pastaj me botën që ju rrethon, për të cilën shpesh kërkoni drejtësi dhe meritokraci.
Këta kontrollorë nuk po kërkojnë asgjë tjetër vetëm se respektimin e kontratës së punës që kanë me shtetin. Dhe këtu është baza e demokracisë dhe e drejtësisë. Drejtësia fillon kur të gjithë respektojmë ligjet dhe rregullat. Ndaj edhe po kërkohët respektimi i ligjit në rradhë të parë nga shteti. Shteti ka një kontratë pune me këta njerëz, kontratë që pamvarësisht pagesës, që për një moment le ta marrim të vërtetë edhe atë që deklaron krye i marri i vëndit, shteti ka detyrimin ligjor të respektojë kontratën dhe në asnjë mënyrë nuk mund të reagojë në mënyrë të njëanshme dhe për mëse një vit të mos i përgjigjet asnjë kërkesë të palës së prekur nga veprimi i njëanshëm i tija. Të gjithë ju ankoheni se nuk ka drejtësi, të gjithë ju ankoheni se drejtësia në këtë Shqipërinë tonë është marrë peng nga punonjësit e drejtësisë të cilët asnjëherë nuk e kanë parë çështjen nga përmbajtja por vetëm nga emri. Dhe kjo, jam i bindur që mund t’i ketë ndodhur shumicës prej jush kur gjykatësit kanë marrë vendim bazuar mbi emrin dhe jo mbi përmbajtjen e ankimit. Jam i bindur që jeni revoltuar sepse nuk ka drejtësi. Edhe sot, të gjithë ju bëtë të njëjtën gjë, të njëtin veprim si këta gjykatës. Ju sot gjykuat nga emri dhe nga sasia e rrogës, por ama nuk e patë fare përmbajtjen. Përmbajtje kjo që kërkonte respektimin e kontratës së punës nga shteti. Dhe shteti të dashur, ka mekanizma ligjorë të përcaktuar edhe për të bërë atë veprim që bëri që një vit që jua ndërpret rrogën kontrollorëve kur e mendon se ajo nuk ësht e duhuar për ta.Por ama shteti kurrë nuk mund të bëjë shtetasit e tijë pre të histerisë kolektive. Ndaj këtu në këtë moment ka humbur sensi i drejtësisë që aq shumë e kërkoni çdo ditë në shkrimet tuaja në këtë platformë. Këtu ka humbur edhe sensi i meritokracisë,pasi secili duhet të paguhet denjësisht për punën që bën, e shteti të mos tallet me dinjitetin e njerëzve.Ata kontrollorë marrin një pagë X, që e ka caktuar po ky shtet në bazë të vlerësimit që ka bërë, dhe po ky shtet mund të ribëjë sërish vlerësim page por ama jo duke shkelur të drejtën dhe ligjin dhe pastaj ta gjejë mbrojtjen në histerinë kolektive të tuajën.U zhgënjeve të dashur miq kur pashë që ju dhe ndoshta edhe vetë ndonjëherë e shohim drejtësinë shumë ngushtë, vetem kur ajo ka të bëjë më ne dhe asnjëherë kur ajo ka të bëjë me të tjerët.U zhgënjeva kur pashë sesi i anatemuat ata punonjës pse këkrojnë të drejtën e tyre. E di që do më listoni këtu të gjitha ato arsye që listoi edhe krye i marri i vëndit, por ama kur më shkel të drejtën time, kur më nëpërkëmb për një vit rrjesht, kur nuk më paguan dhe paratë e pagesës i kalon për shpenzime luksi, po po për shpenzime luksi dhe për tendera që nuk kanë të bëjnë me qëllimin e punës të institucionit dhe vetëm për imazh politik tëndin, atëherë mua nuk më mbetet mënyrë tjetët vetëm të konsumoj të drejtën ekstreme që sërish ma jep ligji. Dhe në përgjegjësi totale për mos shkelje të ligjit shfrytëzoj një klauzolë të rregullores. Dhe për herë të parë në këtë shqipërinë tonë marroqe, një grup njerëzish arrinë të organizohen në një sindikatë dhe të reagojnë bllok si sindikatë për të drejtat e tyre të shkelura. Atëherë qeveria marroqe bëhet edhe më e marrë, jo se protestuan këta, por duhet ta kuptoni, sepse pastaj si këta mund të protestojnë edhe të tjerët që vazhdojnë të nëpërkëmben, mund të protestoni edhe ju për të drejtat tuaja. Ndaj qeveria inicoi histerinë kolektive dhe dërgoi pastaj policinë pasi pa që ja arriti me sukses me ndihmën tuaj, që dashur pa dashur ratë pre e kësaj marrëzie kolektive. Sepse qeveria këkon që ata që arrestoi dhe ju që e duartrokitët në këtë histeri kolektive, me armiq të popullit e të partisë, të mos e çoni kurrë në mendje të protestoni për liritë dhe të drejtat tuaja. Të mos e çoni kurr nëmendje që të merrni guximin të kërkoni nga shteti që të respektojë kontratën që ai ka përcaktuar me kushtet e veta. Dhe të mos e çoni kurrë në mendje të këkroni meritokracinë që të paguheni ashtu si e meritoni, dhe fondet e ndërmarrjeve ku bëni pjesë të mos i përdori për qejfe krye i marri por t’ua kthejë punonjësve si pagesë meritokracie. Sepse të dashur miq, meritokraci është edhe kur ti merr pagën dinjitoze për punën që bën. Ndërsa ju dje ratë pre e marrëzisë kolektive të inicuar nga një i marrë. Dje kam kuptuar atë shprehjen e madhe të Dritëroit: në vendin tim e në vendin tënd, një kokë e çmendur një vend e çmënd.Dje jam zhgënjyer si kurrë ndonjëherë mbi perpeceptimin e drejtësisë dhe meritokracisë nga ju miq dhe jo vetëm nga ju.Normal që zhgënjimi im është vetëm i imi dhe nuk përbën problem për askënd nga ju, por ama llogjikoni një momnet me gjakftohtësi që e gjitha kjo histeri marroqe e kultivuar nga krye i marri i vendit do ju heqi të drejtën edhe juve që nesër të protestoni jo vetëm për të drejtat tuaja, por edhe për çështje të drejtësisë që aq shumë e keni qef dhe të meritokracisë dhe të këtyre dy nocioneve që i përdorim kaq shpesh së fundmi, por realisht po shihet që nuk jua dimë kuptimin. Krye i marri i vendit ju futi në spiralen e histerisë kolektive në greminën e marrëzisë së tija për t’ju marrë peng lirinë tuaj. Sepse liri është edhe e drejta e protestës jo vetëm kur të shkellet e drejta jote por edhe kur shkelet e drejta e tjetrit.Ndaj ju lutem llogjikoni qetësisht, dilni pak jashtë kësaj histerie kolektive dhe do ta kuptoni se liria i ka të gjitha brenda, protestën, drejtësinë dhe meritokracinë. Por ama një gjë nguliteni në kokë. Mos bini pre e qyqarllikut të marrëzisë kolektive të krye të marrit. Mos bini pre e saj sepse miqLiria nuk është kurrë për qyqarët.PS: lirisht mund të më shnai e anatemoni dhe jeni të lirë edhe të më hiqni po deshët nga miqësia, pas kësaj që pashë dje, seriozisht nuk do mërzitesha aspak më.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...