Home / Lajme / E JOTJA ZEMËR, FOLE E SHPIRTIT TIM!

E JOTJA ZEMËR, FOLE E SHPIRTIT TIM!

May be an image of 1 person

Shkruan: Isa Ferizaj

Lermëni, mos ma ndalni dorën;
Atdheut, n’kokë t’ia vë kurorën!
Kurorëlavdinë, ai vetë e mori;
Motesh, t’ia heqë, dimer s’doli!

Ballit, lermëni t’ia fshij rrudhat;
Im Atdhe, epokave ua vuri ‘vulat’!
Në rrudha motesh të mos pengohet;
Para tij, rrudhet terri, kalbëzohet!

Dua, Atdhenë dora t’ma përkëdhelë;
E ballit, dielli rrezet, t’m’ia derdhë!
Në shpirt, rrudhat të mos i futen;
Përtej hamendësie, ato të zhduken!

Kurrë mua, dorën mos ma ndalni;
Se, plakjen ia fshij, mos më shani!
N’ballë Atdhenë kur ta puthë Dielli;
Dua, ndriçim toke e, qeshje qielli.

Lermë, o Atdhe, ballin të ta puthë Ty;
Jetoj me ty, m’shikon e, t’shoh në sy!
S’jetoj pa lavdinë tënde, unë tretem;
Veç si Ti, me Ty n’zemer, gjallë mbetem!

Yllin tënd që mban në gji, ushqeje Ti;
Se është Ai, Ylli yt, të dha nder e liri!
Lermëni, me dorën grusht t’iu nderoj;
Grusht rrufe, dje e sot, lavdia u mbuloi!

Lermëni, në gjunj t’i bie Atdhe nderit;
Se edhe Ai, në gjunj bie, para Enverit!
Dorën mos ma ndalni, lart flamurin t’ngre;
N’mjegullnaja shqipja s’rron, del mbi re!

S’më ndalni dot, Atdhe e Flamur t’i puth;
T’iu falem, Lirisë e, Flakënorit gjakprush!
Atdhe, Flamur, t’i përqafoj, oh, ç’krenari;
Simbiozë e njëri – tjetrit, janë shqiptari!

Unë e Ti të pandarë, n’ëndrra e në jetë;
Ti, n’ballë urtësinë, për Ty, mbushi fletë!
Do të rroj, sa të rrosh Ti, o Atdhe trim;
Se, e jotja zemer, fole e shpirtit tim!

Tiranë, më 20.01.2020

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...