Home / Të ndryshme / HJEKSI Roman

HJEKSI Roman

Reaksia
Tafil DURAKU
Dilaver GOXHAJj
Sejdi VESELI

Readktor gjuhësor
Tafil DURAKU

Se kildebilledet

Afrim Morina

HJEKSI
Roman

Në kohë pandemie, të virusit Covid-19

Në kohën e pandemisë, të virusit kovid-19, ndodhën shumë gjëra.
Dolen teori të ndryshme, për shkaktarin e saj, por, faji iu mvesh lakuriqit kinez, i cili, e përhapi këtë virus te kafshët, e, ato te njerëzit. Por, nuk lajmërohet në ka lloj kafshësh që po pësojnë nga kjo! Shpejtësia e përhapjes së saj, të shtyn të mendosh shumë dhe të bësh analiza, edhe profesionale.
Kryesorja:
Vdiqën njerëz, si në gjithë botën, edhe te ne.
U shkruan ditare, edhe te ne.
Por, në këtë kohë:
Kemi rrëziminn e dy qeverive:
Arrestime nga Gjykata speciale për Krime të rënda dhe gjenocid, inicuar nga LDK, Karla de Ponte, përpunuar nga Dick Marty, pranuar nga Parlanenti Evropian, ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Tash, në bankën e të akuzuarve është famëmadhja UÇK, sepse, të akuzuarit trajtohen për “ndërrmarrje të përbashkët!”. Për të gjitha këto, me shumë shokë e analistë, e kemi ngritur zërin, me paralajmërime, se do të arrijmë këtu ku kemi arritur, por, zëri i ynë njerëzorë e kombëtar, nuk preku ndërgjegjën e politikbërësve, dhe, as të kuvendarëve.
Kemi fushata paraelektorale dhe elektorale, në të cilat patëm fyerje, linçime, përçmime, akuza, e, gjithçka tjetër:
Në të gjitha portalet dhe emisionet televizive, të gjithdijshmit “analistë”, për çdo natë matnin me kutin e vet, bëmat e njërit apo subjektit tjetër, meritat apo dobësitë e tyre, gabimet dhe arritjet e tyre. Çirreshin, ngritnin zërin, për të dëshmuar “njohuritë” e tyre, dhe, luftonin për ta pranuar edhe të tjerët menimin e tyre.
Unë, në asnjë fushatë elektorale nuk jam marrë me këto tema, sepse, nuk i takoj asnjë subjekti politik, dhe, nuk dal në zgjedhje, dhe, vendosa që edhe më tej, të mos jem pjesë e lojës. Por, kjo lojë zgjati shumë, madje, më shumë sesa mund të mendohej.
Kisha në kokë një projekt, i cili nuk më linte rehat, dhe, thash më vete, ka ardhur koha ta realizoj, por, sëmundja e Shkëlqimit (djalit të madh), e cila zgjati për afro tre muaj, ma pamundësoi ta trajtoj temën. Kur u shërua ai, fillova ta trajtoj këtë temë, të domosdoshme për trajtim, të nevojshme për pasqyrimin e disa fenomeneve, për ta spjeguar psikologjinë e armikut, veprimin e saj të gjithanshëm (fizik e psikoilogjik), që, ne, të jemi më të kthjellët dhe të dimë ku duhet drejtuar gishtin dhe pse(?), edhe në këtë kohë, kur Vuçiçi, ish Ministër i Millosheviçit, po mundohet, para botës, ta nxjerr Serbinë si viktimë, mbështeje që i vjen edhe nga bota sllave e pansllave.
Tema është trajtuar nga këndi i letërsisë, roman, dhe, shumë personalitete e qytetarë mund të kujtojnë atë kohë, ta analizojnë edhe një herë, e, ndoshta, dikush, do ta trajtojë nga një kënd tjetër, që të plotësohet boshllëku, që është mëse i domosdoshëm.
Të nderuar lexues, tash do ta keni mundësinë e leximit të romanit “Hjeksi” në tri vazhdime, ju përshendes dhe ju dëshiroj lexim të këndshëm.
Autori

Pjesa e parë

1

Për t’ia bërë punën më të lehtë Aca Jovanoviçit, e kishin tërhequr nga Prishtina. Zyrën ia kishin siguruar në ndërtesën e Qeverisë, në Beograd. Kati i tretë kishte një korridor që të dërgonte në një pjesë me tre zyra. Dy ishin ngjitas dhe kishin edhe një derë komunikuese përbrenda. Aca u vendos në zyrën më të thellë, ndërsa, ngjitur me korridorin ishte zyra e Sekretarit. Një tjetër zyre ishte për nevoja të tjera.
Ai që i tregoi zyrën, i shpjegoi edhe për Sekretarin.
– Është djalë i shkathët, i vëmendshëm, truproje i përgaditur dhe i heshtur. Vjen nga një familje patriotike dhe derë e ushtarakëve oborrtarë. Besoj se do të kaloni shumë mirë.
Ishte tretur në mendime rreth Sekretarit dhe nga kjo e largoi e trokitura në derë.
– Hyr!, – tha, pa menduar shumë.
Një burrë, me pallto dhe republikë, u duk në derë. I lëshoi një sy, shpejt e shpejt, zyrës, e cila ishte e rregulluar mirë, që jepte për ta kuptuar seriozitetin e personit që i solli një zarfë, në të cilën shkruante “Aca Jovanoviçit”. Ndërsa, porosinë e kishte marrë, që t’i jepej atij personalisht.
– Jeni ju zotri Aca?
– Ka njeri tjetër në zyre!?
– Më falni, por…, – I zgjati zarfën.
– Faleminderës. Mund të shkoni.
U ul në kolltuk dhe e shikoi zarfën. Vulën e kishte të presidencës, dhe, nga kureshtja, e hapi menjëherë.
“Zotri Aca Jovanoviçit!
Jam i informuar gjithçka që keni bërë për kombin dhe shtetin tonë, Serbinë. Mendoj se ka ardhur koha të merrni përgjegjësi edhe më të mëdha, sesa keni pasur deri sot.
Zyrtarisht, lufta ka filluar me shiftarët dhe ajo provincë kurrsesi nuk duhet të na dalë nga dora. Duke e ditur se Ju, jeni njohës i mirë i mentalitetit të tyre, për shkak të një përvoje bukur të gjatë në beteja me ta, do t’i keni duart e lira për të ndërmarrë veprime të pakufizuara, por, në lidhshmëri me UDB-në, KOS-in, me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Armatës Jugosllave. Bashkëpunim të veçantë duhet të kesh me Ministrin e Informatave dhe Zëdhënësin e Qeverisë, të cilët duhet dhënë informata të klasifikuara për ecuritë në terren. Në vija të trasha po të japi koordinatat e veprimit, të cilat Ju duhet t’i zbërtheni dhe zbatoni në praktikë. Strukturat e lartshënuara do t’i lajmërojë personalisht, që të keni bashkëpunim të rregullt.
Siç e ceka më lart, lufta ka filluar, por kjo nuk duhet bërë e ditur publikisht, se, veprimet e Juaja duhet të jenë tepër sekrete dhe nuk guxon asgjë të rrjedh!
Nën një, i keni duart e lira të bashkëveproni me të gjitha organizatat paraushtarake, për të krijuar elita vdekjeprurëse dhe shkaktërruese, për t’ua shti tmerrin shiftarëve, që edhe në ëndërr të tmerrohen prej bëmave tona;
Nën dy, pasuritë e tyre, të lujatshme, të merren dhe të deponohen nëpër depo të sigurta, jashtë Kosmetit dhe ju mbani përgjegjësinë deri në raportimin e fundit, pasi ato të shndërrohen në para;
Nën tre, të vriten e masakrohen të gjitha moshat e gjinitë;
Nën katër, gjatë largimit prej fshatrave, digjjuani shtëpitë dhe mos kurseni nëse dikush është brenda tyre;
Nën pesë, lufta e jonë është e drejtë, sepse, kemi vujatur me shekuj nga radhacakët, prandaj, mos kurseni edhe dhunimet, kur e dimë se janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë, dhe menjëherë, vetë do të largohen, pa i detyruar ne, për ta ruajtur sekretin çka u ka ndodhur me familjarët e tyre.
Tash, të mbetët Ty për ta realizuar projektin, sipas etapave të zhvillimit të luftës, pasi ta keni zbërthyer mirë me bashkëpunëtorët e tu. Kam bindjen se do ta kryeni detyrën me nder.
Tash e tutje, me mua do të komunikoni me nofkën Hjeksi! Askush tjetër nuk guxon ta dij këtë.
Roftë atdheu ynë, Jugosllavia!
Shkëlqesia”
Letrën e lexoi edhe për të tretën herë dhe fërkonte mjekrrën, ku i shihet një buzëqëshje tinzare.
– Fillimin e luftës, e paska marrë rastin e plojës së Prekazit dhe vrasjen e Komandant Ademit. Po luftë e vërtetë ishte, megjithëse, nuk jam i informuar sa duhet për humbjet tona. Do të thotë, vetëm Ty të përgjigjem dhe këdo mund ta ndëshkojë, se, vetë nofka e thotë këtë. Vraji të gjithë ata që ta prishin tymin e duhanit, kështu nënkuptohet. – Fërkoi duart dhe e mori një shishe alkool bashkë me një gotë.

2

Hyri në zyre, i mvrejturë ne fytyrë. Pamja e tij jepte për të kuptuar se nuk kishte fjetur mirë. Gjithë natën nuk e kishte marrë gjumi dhe përpëlitej në shtrat, e, herë pas here, ngrihej për ta pirë një cigare. I ngriti edhe dy tre gota raki kumbulle. Gruas nuk goxnote për t’i treguar për detyrën e re dhe nuk kishte me kë ta diskutonte situatën në të cilën gjendej, sepse, ashtu ishte porosia.
Pasi e deshi pallton, hoqi kapelën dhe shallin, i vendosi mbi varëse, iu afrua një komodine nga ku nxori një shishe alkooli dhe mbushi një gotë, të cilën e çoi menjëherë. Nga sirtari, nxori dy letra me dy zarfe. Në letra, i njohtonte për takim UDB-n dhe KOS-in. Ua shënoi edhe adresat. I ra ziles që kishte mbi tavolinë.
Hyri, menjëherë, Sekretari.
– Ja ku i ke adresat dhe dërgoi pa humbur kohë
Filloi të shënonte diçka në një letër. Nuk kaloi kohë dhe hynë dy të ftuarit. Pasi u përshëndetën, ua mbushi nga një gotë raki. Edhe për vete e mbushi një.
– Gëzuar dhe mirëseerdhët!- ua dha edhe nga një cigare duhan – Ju kam thirrë për të biseduar për situatën në Kosovë e Metohi dhe sa e si ka ndikur vrasja e komandantit të tyre.
– Janë paralajmëruar demonstrata dhe sipas informatava tona, do të jenë bukur të mëdha. Kjo është përpjekja e tyre e fundit për ta masivizuar masën dhe senzibilizuar opinionin ndërkombëtar – i tha në pika të shkurta shefi i UDB-së.
– Po, “institucionalistët” si qendrojnë? – i Pyeti Aca dhe fjalën institucione e përcolli me nga dy gishta të dorës, që simbolizonin thonjëzat.
– Sipas informatave që vijnë nga terreni, ata nuk do ta mbështesin këtë ndërmarrje të studentëve dhe partive tjera politike.
– Kur pritet të mbahet?
– Për momentin, është thirrur një takim i të gjithëve nga Unioni i Pavarur i Studentëve. Se si do t’i përgjigjen thirrjes, ende nuk kemi informata, mirëpo, tash për tash, dihet se disa parti dhe shoqata do t’i përgjigjen thirrjes.
– Mendoni se mund të jenë të mëdha?
– Besoj.
– Kemi kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontrroll situatën?
– Besoj se po, – iu përgjegj shefi i UDB-së. – Njerëzit tanë janë në terren. Nga garnitura që është “larguar” kemi informata se punohet shumë në terren, për ta minimizuar gjendjen dhe hapur frikë te popullata.
– Po, Ju të KOS-it?
– Parrulla “Me Serbinë nuk mund të luftohet, se prej Nishit për dy orë na bëjnë shkrumb”, po ka shtrirje në terren bukur mirë. Edhe punëtorët tanë, që janë nëpër strukturat politike kudo në trojet shqiptare, po e kryejnë me sukses punën e tyre dhe na dërgojnë shënime të sakta, për të gjitha gjërat që ndodhin. Propaganda po e bën të vetën
– Mirë, – tha Aca, – Mua më duhet ta di, se cilat organizata paraushtarake veprojnë në terren dhe kush i udhëheq.
– Për momentin, kemi këto organizata, – u përgjegj shefi i UDB-së:
“Beretat e Kuqe”
“Akrepat”
“Ujqit e Përhimtë”
“Tigrat e Arkanit”
“Legija”
“Dora e zezë”
– Ka pjesëtarë të tyre nëpe burgje?
– Ka,.- u përgjegjën të dy palët.
– Sipas nevojë së tyre, mund t’i nxjerrim ata?
– Pushteti e ka në dorë dhe kur të do, ua heq prangat, – i tha shefi i UDB-së.
– Fëmijët e “vdekur” nëpër spitale, përveç një numri të vogël që është birësuar, të tjerët janë dërguar në shkolla speciale. Keni informata, ju të UDB-së, sa të tillë janë në strukturat e policisë dha sa janë të përgaditur për veprime special?, – u interesua Aca.
– E kuptova. Për këtë duhet biseduar me Ministrin e Punëve të Brendshme. Me sa kam informata, ata kanë një njësi speciale të “Milicisë”, shumë të përgaditur, e, sa prej tyre janë nga kjo kategori, do të informoheni më vonë.
– Kam dëgjuar se shumë prej tyre janë rekrutuar në “Legjionet e nderit”, ka të tillë që kanë qenë në luftrat, si në Çeçeni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, në shtetet e lindjes, me një fjalë, në shumë vende ku janë zhvilluar luftrat dhe ku janë të sistemuar ata?
– Besoj se do të merrni informata edhe për këtë kategori, por, një pjesë e tyre është në strukturat e këtyre organizatave që i përmendëm, – iu përgjgjen të dy.
– Mirë. Si mundem për të kontaktuar me më krerët e këtyre organizatave?
– Besoj se ua mundësojmë, – tha shefi i UDB-së dhe e shikoi shokun pranë vetes.
– Po, do ta kryejmë këtë punë.
– I pres në takim. Ju faleminderës. Do të jemi në kontakt. – I ngritën gota duke uruar:
– Për fe dhe atdhe!

3

Duke e pirë kafenë e mëngjesit, me një gotë alkool, trokiti dera.
– Hyrë!- tha Aca
– Erdhën!, – i tha Sekretari, që rrinte në zyrën ngjitur, nga duhet të kalonin palët.
– Le të hyjnë.
Hynë dy burra, njëri i gjatë e thatim, e, tjetri, shkurtak e truptrashë.
– O, mirë se erdhet!, – u ngit në këmbë dhe u përshendetën.
– Uluni, – u tha.
– Jemi të informuar, se, ky takim është bukur me peshë, – foli Thatimi, Ministri i Informatave.
– Dhe tepër sekret, – e plotësoi Shkurtaku, Zëdhënësi i Qeverisë.
– Po, ashtu është, – u tha në mënyrë të prerë Aca.
– Thënë të drejtën, – filloi Thatimi, – u befasova kur mora ftesën nga Ju. Unë, jam i ri dhe nuk kam njohuri për personalitetin tuaj, mirëpo, kur konsultova presidencën, më thanë se duhet të lajmërohesha te Ju dhe ja ku jam.
– Udhe unë, – foli Shkurtaku, – si nëpër mjegull kisha dëgjuar për ju, por, që keni arritur në këtë nivel, nuk e kam ditur. Sidoqoftë, këtu jemi dhe na keni në dispozicion.
– Shumë mirë keni bërë që erdhët të dy bashkë. Sekretet shtetërore janë të përbashkëta dhe do të mundohemi t’i zgjidhim së bashku.
– Ashtu është, – u përgjegjën, pothuaj, njëherësh.
– Mua më intereson të di, se, si mund të lidhemi me amabsadat e disa shteteve, që na mbështesin, për ta marrë mendimin e tyre, nga shërbimet informative, se, a mund të na ndihmojnë, qoftë brenda apo jashtë, dhe, sa janë të zonjat të luftojnë sigurimet sekrete të shteteve që mbështesin terroristët shiftarë, që ekspozohen me ato tri shkronjat UÇK, sikur duan për të thënë se kanë ushtrinë e tyre çlirimtare.
– Disa, veç i kemi të indentifikuara dhe kemi raporte të mira, – tha Thatimi.
– Cilat?, – tha, sikur nuk iu prit Acës.
– Paj, të sigurta janë: – KGB, DGSE dhe Asfalia. Besoj se do të gjejmë edhe shtete tjera, që sherbimet sekrete do t’i vënë në dispozicion tonin.
– A mund të bëhet diçka edhe përmes atasheve ushtarakë të shteteve mike, qoftë këtu apo edhe jashtë, ku i kemi ambasadat?
– Besoj, se, po!, – tha preras Thatimi.
– Këtu duhet përdorur edhe diplomacinë tonë dhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet t’i bie gurit e drurit, që sa më shumë shtete të na mbështesin, ose, të paktën të heshtin, për nevojat e tyre strategjike, që i lidhin me disa shtete. Kur të sqarohen disa punë, a mund ta organizojmë një takim me amasadorët e shteteve, të cilat ju i konsideroni se janë në anën tonë?, – i pyeti Aca.
– Besoj, se, po!, – tha Thatimi.
– Praprakisht, duhet sqaruar, se lufta në Kroaci dhe Bosne e Hercegovinë nuk është e njëjtë me atë në Kosmet. Ato toka kanë qenë tonat dhe nëse na i marrin, atëherë, na e marrin djepin, syrin dhe zemrën tonë. Ne, atje, po luftojmë për dekolonizimin e tokës së shenjtë, që Perandoria Osmane e ka popullur me ardhacakë, duke i shpërngulur nga trojet e veta serbët.
– Ashtu është!, – thanë të dy njëheri.
– Pas bisedave të gjata dhe të mundimshme të Pashiqit me qeverinë Turke, arritëm ta nënshkruajmë “Marrëveshjen xhetëllmene” për riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës – Anadoll. Vetë Qeveria Turke nuk ua ka njohur kombësinë dhe gjuhën shqipe, gjë që e dëshmon se ata ishin turq, kolonizatorë të tokave tona. Kjo vazhdoi edhe në kohën e Titos. Mos të harroni ta theksoni këtë, sepse, shumë shtete të dyshimta kanë simpati për këtë personalitet dhe do të binden me atë që ua vëmë në pjatë, të cilën, shumë lehtë e kanë për ta përtypur.
– Si urdhron, shkelqesi!, – e tumirën të dy njëherësh.
– Edhe një fakt, që nuk guxojmë të mos e shprehim para tyre. Mbështetjen që i jep shteti Turk shiftarëve, është synimi i saj për ta rikthyer pozicionin e saj të dikurshëm, pushtimin e asaj pjese të territorit tonë. Pra, edhe këtë kartë duhet luajtur, sidomos, te disa shtete që kanë urrejtje ndaj tyre.
– Fakt është, dhe, do ta bëjmë!, – tha Thatimi.
– Po, ashtu është. Do t’i vë në veprim të gjitha mekanizmat e mundshëm, që i kemi në dispozicion, – e plotësoi Shkurtaku.
– Edhe diçka, që përpak më doli nga mendja.
– Udhëro Zotëri!, – tha Thatimi.
– Mos harroni, se ju dy, jeni artikuluesit e politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, secili nga detyrat që u parashkruhen.
– Po, dihet!, – u përgjegjën të dy.
– Informatat që plasohen, duhet ndarë sipas peshës dhe kohës, në mënyrë publike, ndërsa, ato interne, që vlejnë vetëm për strukturat tona, mund të jenë më të zgjeruara. Pra, të keni kujdes, se, për një qime floku, mund ta ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve, brenda dhe jashtë. Informatat që unë i dergojë te ju dy, ato janë të përpunuara dhe nuk kanë nevojë për retushim. E qartë!?…
– Po.
– Edhe diçka!, – vazhdoi Aca, – njësitet paraushtarake që do të shkojnë në terren, duhet siguruar veshmbathje, ushqim dhe drogë të fabrikuar, që të mos na ndodhë të infektohen.
– U kry, kjo punë!, – tha Thatimi.
Shkurtaku e aprovoi mendimin e të parit.
– Për fund, në Hotelin Grand të Prishtinës, duhet krijuar Qendrën Informative, nga ku do të shpërndahen lajmet në të gjitha gjuhët, te shtetet që janë të interesuara për informim. Duhet krijuar edhe ekipe profesionale për përcjelljen e lajmeve nga vijat e frontit, që, ne, të jemi gjithnjë në ballë të lansimit të lajmeve dhe burimi kryesor. Ato duhet të kalojnë përmes zyrës time dhe ju do t’i merrni të klasifikuara dhe t’i shpërndani në opinionin tonë e më gjerë.
– U bë!, – tha Thatimi.
– Atëherë, mirupafshim!, – u ngrit në këmbë dhe u përshëndet me ta.
Të dy dolën jashtë. Aca, u ul në tavolinë të punës dhe nxori nga sirtari një letër. Pasi u mendua pak, filloi të shkruajë:
“Shkëlqesi!
Siç me ke shkrua në letër, ia kam nisur nga puna. Kam konsultuar dhe kërkuar nga palët, të gjitha ato për të cilat Ju më keni shkruaar. Kam marrë informata të nevojshme për ta filluar përgatitjen e raportit përfundimtar për Ju. Më kanë mbetur edhe disa konsulta dhe plotësim informatash, të cilat i konsideroj bukur me peshë. Porsa ta përfundoj këtë etapë të punës, që më keni ngarkuar, do të Ju raportoj gjerësisht, duke pritur mendimin e Shkëlqesisë së Juaj, për sygjerime të mëtejme, për kryerjen e punëve, në shërbim të atdheut. Shpresoj se gjithçka do të shkojë përsëmbari.
Me respekt, Hjeksi”
Pasi e palosi letrën, e futi në zarf dhe mbi te shënoi adresën, vetëm me iniciale dhe shkroi Top Sekret. E thirri Sekretarin dhe ia dha letrën, duke bërë me gisht mbi iniciale.
– Vetëm këtij dhe askujt tjetër!, – u kuptuam.
– Po, zotëri!, – dhe doli.

4
– Hyr!, – tha, pasi e dëgjoi një të trokitur të lehtë në derë.
– Disa palë, po ju presin!, – i tha Sekretari.
Doli, dhe, kur i pa, dha shenjë që të hynë të gjithë.
– Mirë se erdhet!, – filloi ta përshëndes secilin për dore, duke u treguar tavolinën e mysafirëve për t’u ulur.
Sekretarit i tha, të mos e shqetësonte askush. Pasi zunë vend të gjithë, u afrua afër komodinës, nxori një shishe alkool, disa gota, i mbushi, duke ua dhënë secilit, dhe, e ngriti gotën, pa u ulur.
– Gëzuar dhe mirseerdhet!
Edhe të tjerët i ngitën gotat, duke e falënderuar për ftesën..
– Atdheu na ka tubuar të gjithëve!, – filloi Aca.
– Ashtu është!, – u përgjegjën të gjithë njëzërit.
– Ju faleminderit që pranuat ftesën dhe kjo jep për të kuptuar se të gjithë jeni të vetëdijshëm për misionin që keni dhe detyrat që duhet kryer, në këtë kohë bukur me peshë. Jemi në një kohë, kur duhet lënë hasmëritë, për pushtet, ndërmje veti, për të mos e lëshuar tokën e shenjtë, për të cilën u përgjakën të gjitha brezat.
– Për Zot dhe Atdhe!, – i ngritën gotat.
– Tash, duhet të më prezentoheni, veç e veç, për ta kuptuar se kush kë përfaqëson!, – duke e bërë gati një notes, për t’i shënuar përfaqësimet.
– Unë jam Milani dhe përfaqësoj “Beretat e Kuqe”.
– Unë jam Stojani dhe përfaqësoj “Akrepat”.
– Unë jam Nenadi, përfaqësues i “Ujqve të Përhimtë”.
– Rakiç, përfaqësues i “Tigrave të Arkanit”.
– Unë jam Serbolubi dhe përfaqësoj “Legijan”.
– Pasi më le të fundit, si përfaqëues i “Dora e zezë”, emrin ma thonë Lubica.
– Nuk të lash të fundit, por, shkova sipas radhës që jeni ulur.
– Të gjithë filluan të qeshin, kur e panë se Aca e kishte marrë me seriozitet shakanë e Lubicës.
– Për mua dhe atdheun, të gjithë jeni të rëndësishëm, sepse, kemi të bëjmë me rikthimin e dinjitetit të kombit tonë, që u nëpërkëmbë pas Luftës së Dytë Botërore, e, sidomos, pas vitit 1974. Ju, të gjithë, keni vepruar shkëlqyeshëm, kush brenda, në luftë me kroatët, boshnjakët e shiftarët, kush jashtë përmes zbulimit të armiqve tanë, likuidimin e tyre, dhënien e informatave UDB-së e KOS-sit, pa iu mëveshur të gjitha bëmat shtetit tonë. Për këtë, ju përgëzoj në emër të Presidencës.
– Ju falenderojmë për pranimin e bëmave tona, në shërbim të atdheut. Ju jeni personi i parë që bëni një gjë të tillë dhe e respektojmë gjestin tuaj, – thanë të tjerët.
– Kemi pasur fërkime me institucionet këtu, – tha Lubica, – por, më vjen mirë që, më në fund, e keni kuptuar misionin tonë jashtë atdheut.
– Serbia është duke u përgaditur për luftë dhe në këtë luftë duhet të angazhohemi të gjithë. Pas Likoshanit e Çirezit, sidomos, pas Prekazit, në adresë të qeverisë tonë kanë ardhur reagime serioze nga disa shtete. Disa shtete na kanë sugjeruar të mos jemi kaq të ashpër dhe disa na kanë dhënë mbështetje. Kjo situatë, është bukur me peshë, prandaj, na duhet bashkimi i të gjithëv, që, në këtë fundshekull, ta kemi shtetin tonë të merituar, e, jo, pjesë të robëruara të tij. Me shiftarët do të jetë faza e fundit, pasi në Bosnjë e Hercegovinë arritëm të fitojmë territor, më shumë se sa kemi planifikuar. Ju, Lubica, duhet të jeni edhe mëtutje jashtë, për të tubuar rreth vetes simpatizantë për luftën tonë, në radhët e kombeve tjera, e, mundësisht, të gjeni vullnetarë për përballje në terren. Ju të tjerët, duhet t’i ngjeshni radhët edhe më teper, të rekrutoni njerëz të rinj, madje, edhe ata që i keni nëpër burgje, mund t’i merrni. Nëpër fshatrat e Kosmetit, ku i kemi bashkatdhetarët tanë, duhet ta gjeni mundësinë e rekrutimit të tyre. Më mirë të jenë në anën e juaj, sepse, ata do të jenë edhe busolla e juaj orientuese, përmes të cilëve do të indentifikohen se kush duhet veçuar për likuidim, e, kush duhet joshur për të na ndihmuar në veprimet e mëtutjeshme. Duhet ruajtur vëllazërim-bashkimin që kanë krijuar dhe për të madhin kiamet, të mos merren veprime kolektive. Kur të vijë koha, edhe atë do ta bëjmë, por, deri atëherë, duhet qenë të kujdesëshëm.
Së pari, duhet ndarë territoret për të vepruar, që të mos bini ndesh me njëri-tjetrin, në aksionet që do t’i bëni. Arkani, ka shtrirë fushëveprimtarinë edhe në Shqipëri, dhe, sa kemi informata, punët po i shkojnë mirë.
– Ashtu është, – e forcoi mendimin Rakiçi.
– Ju do të jeni brenda institucioneve, por, si njësite paraushtarake që do të veproni, dhe, duhet raportuar. Ju do të keni edhe trofe lufte, por, ato që do të regjistrohen, nuk goxojnë të preken më. Duhet të sistemohen nëpër depo shtetërore, se, do të kalojnë në pronësi të shtetit, që do t’i përdorë më vonë për nevojat e veta. Sa munda, ua shpjegova rolin e juaj në terren, dhe, besoj se kam qenë i qartë. Nëse keni diçka, për të pyetur e shtuar, urdhëroni.
– Më vjen mirë që na mundësoni tërheqjen nga burgjet të anëtarëve tanë dhe rikthimin e tyre te shokët vet, – tha Nenadi. – Kjo të bëhet sa më parë, se, kanë nevojë të ambientohen dhe të ushtrohen për veprime në terren, tash, jo më nga dy e tre veta, por, si njësite.
– Ashtu është!, – e mbështeti Serbolubi, – dhe, kjo të bëhet sa më parë.
– Secili nga ju duhet të m’i jap emrat, sot, ose, kur të mundeni më shpejt dhe vendin ku janë duke e vuajtur dënimin. Ne, do t’ua përmbushim kërkesat, që, edhe ju të siguroheni për seriozitetin e veprimeve tona.
– Ju faleminderit!, – thanë të gjithë, njëzërit.
– Edhe diçka!…, – tha Aca, – Ju, për fillim, sistemoni forcat e juaja në terren, duke i ndarë vendet dhe duhet të prisni deri në sinjalin e veprimit. Dhe, në fund, të gjitha pajisjet ushtarake do t’i sigurojë shteti, pasi ta kemi numrin e të gjithëve. Do t’i përdorni edhe mjetet e udhëtimit dhe teknologjinë më moderne që disponon shteti i ynë. Do të merrni kontakt me njësitë tona ushtarake, dhe, me to duhet të merreni vesh për veprime në terren. Edhe ushqimi, do të jetë i siguruar, derisa të pavarësoheni. Nuk dëshiroj të ndodhin incidente mesvete, se, në luftë, ato ndëshkohen me dënimin më të rëndë. Keni për të shtuar diçka!?
– Jo!, – u përgjegjën të gjithë.
– Atëherë, ne, do të jemi në kontakt të përhershëm dhe secili nga ju duhet të ma dërgojë emrin kontaktues. Kjo, për të pasur një komunikim të përhershëm. Vendin e komunikimit, do ta caktoj sipas nevojës, ku të jetë më e nevojshme. Tash e tutje, do të takohemi në terren, por, veç e veç, me secilin nga ju.
U ngritën në këmbë dhe morën gotat me alkool.
– Në emër të Atdheut dhe Zotit!…

5

Aca Jovanoviçi kalonte ditë të mundimshme, duke u konsultuar e ngjeshur radhët për ndërrmarjen finale të fundshekullit, në përgaditje për luftë me shqiptarët. Ai kishte kaluar shumë vite bashkë me ta dhe kishte një përvojë bukur të mirë. Njihte mentalitetin e tyre kolektiv e individuale, dhe, shpesh raportonte te eprorët e vet, se, si duhej të silleshin dhe çfarë veprimesh të merrnin. Kishte kërkuar t’i kishte duart e lira për të vepruar, por, këtë mundësi nuk ia kishin afruar, duke e ditur se ishte i pamëshirshëm dhe mund ta fuste qeverinë në situata të palakmuara.
Tash që iu kishte dhënë kjo mundësi e konsolidimit të të gjithëve në përballje me shqiptarët, edhe gjumi i kishte ikur. Kur shkonte në punë, sytë i kishte të ajun, kjo i shihej në qepalla, por, nga gëzimi, që, më në fund, po e realizonte ëndrrën e vet, nuk donte t’ia dinte për lodhje. Tash, kur kishte dalur nga tutela e epërorëve, që ndërroheshin sipas situatave dhe kërkush nuk ia vlerësonte punën, i dukej sikur po fluturonte. Ky elan pune e kishte bërë më specifik edhe me të tjerët dhe jashtë fahut zyrtar nuk humbiste kohë. Kolegët e punës kishin marrë sinjale, se ishte i ngarkuar nga kreu i shtetit, për punë të veçanta, as që hamendeshin për ta pyetur, duke e ditur mentalitetin e tij. Heshtja e tij në punë dhe me rrethin, kishin krijuar enigmë. Për pak kohë kishte ndryshuar i gjithi, si në lëvizje, komunikim me të tjerët, shfletim dokumentesh, përpilim dosjesh, etj. Çelësin rezervë të zyrës e mbante me vete, se dyshonte, mos dikush do t’i shfletonte shënimet e tij dhe do të zbulonte punën sekrete që kryente. Më shumë ishte në mendime dhe tërë ditën merrej me hartim planesh, fillimisht, duke aranzhuar kontakte me personalitete, institucione dhe organizata.
– “’Hjeksi’, – përshpëriti më vete, për nofkën që i kishte dhënë eprori. – Sigurisht, është konsultuar me rrethin që kam punuar dhe ka nxjerr një përfundim, sa të logjikshëm, po aq edhe inkurajues, për të më cytyr, që të punoj edhe më tepër. Besoj, se nuk do të zhgënjehet për këtë, sepse, lufta bëhet për profit, por, jo për profit individual, apo, të një grushti njerëzish. Profiti duhet të jetë për arkën shtetërore, që të forcohemi, se, po dihet kur po fillojmë, por nuk do të dihet kur do të mbarojmë. Nga përvojat e mëhershme, nuk do t’i dihet fundi, sepse, edhe ata do të kenë miq për ndihmes. Prandaj, duhet ecur me kujdes, që të mos shkelim në drrasë të kalbur, për ta thyer qafën. Ky fundshekull është fundi apo fillimi i ri i shtetit tonë.”
Nga këto kujtime e nxori një e trokitur e lehtë, që e njohu menjëherë, se, ishte ajo e Sekretarit
– Hyr.
– Kanë ardhur tre persona.
– Le të hyjnë
Në derë u panë tre burra, të veshur mirë, me çanta diplomatike në duar dhe dukeshin hijerëndë. U përshëndetën dhe u ulën në tavolinën e mysafirëve. Acës, tashmë iu kishte bërë shprehi t’i ofronte shishen dhe gotat.
– Mirëseredhët!, – e ngriti dollinë Aca
– Më vjen mirë që jeni caktuar në këtë detyrë, – tha Ministri i MPB-së, gjithnjë kam pasur një respekt të veçantë, sepse, gjithë jetën ia keni kushtuar asaj pjese të atdheut dhe na keni ndihmuar në identifikimin e figurave kyçe të rebelëve.
– Faleminderës që keni pranuar sugjerimet e mia!
– Kontribut i juaji është edhe likuidimi i treshes terroriste në Janarin e vitit të kaluar. Po të mos na i jepnit ju informatat, vështirë se do të kishim arritur t’i likuidonim. Ky edhe ka qenë momenti i fundit, për ta vlerësuar punën e juaj dhe i kam sugjeruar Presidentit për këtë mision, që iu është dhënë.
– Faleminderit edhe njëherë, dhe, të jam mirënjohës gjithë jetën! Gëzuar!, – ngriti dollinë, duke i puqur gotat me mysafirët.
– Po, e kemi përcjellë veprimtarinë e juaj dhe të jemi mirënjohës, – shprehu mirënjohjen edhe Ministri i MAJ. Te ne, keni një dosje bukur të pasur dhe besoj se edhe detyra që të është ngarkuar, do ta kryeni me nder.
– Me ndihmën e juaj.
– Kolegët më kanë folur gjatë rrugës për ty, se, nuk të kam njohur. Ndihmën tonë do ta keni dhe dalshi faqebardhë!
– Ju kam thirrur, siç i thonë fjalës, për hallet e atdheut, që është në një moment bukur kritik, për të ardhmen. Nëse ne dimë dhe duam të tubojmë gjithë potencialin njerëzor, biologjik, financiar dhe duke analizuar pozitën tonë në gjeopolitikë e gjeostrategji, Kosmeti do të jetë pjesë e jona, njëherë e përgjithmonë, e, shiftarët le të vajtojnë me shekuj pastaj, sikur sot që vajtojnë për Sanxhakun, Toplicën e vende tjera.
– Besoj se i ka ardhur fundi edhe kësaj loje! Gëzuar!, – ngriti gotën Ministri i MPB-së.
– Gëzuar!, – pasuan edhe të tjerët.
– Ku po ia fillojmë?, – pyeti Aca
– I analizuam demonstratat- Filloi Ministri i MPB-së, dhe, përfundimi është, se, pjesa dërmuese është me Kritikun. Këtë na e përforcojnë edhe analizat që i kanë bërë Marko, Pashtriku dhe Sasha. – Ata janë të mendimit, se edhe opozita në Shqipëri do ta ndjek rrugën e Kritikut, që, për këtë, një falenmderim i veçantë i shkon po Markos. Ky është edhe më meritori që Arkani e ka bërë Shqipërin si atdheun e dytë dhe lëviz lirshëm ku t’i dojë qejfi… Është paraparë një takim i Shefit të sigurimit me Gazetarin, nga ku edhe do të mëson më përsëarfërmi, se si kaloi në Paris, bashkë me një udhëheqës, të të ashtuqujturës UÇK. Për këtë takim kemi marrë edhe informata nga DGSE.
– Ju feleminderës për këto informata, të cilat nuk i kam. Me Markon jemi në bashkëveprim dhe ai do ta vazhdojë misionin e vet aty ku është dhe deri tash nuk ia ka huqur dhe bukur shumë e ka shtri veprimtarinë, – tha Aca
– Dhëndrri, veç po punon në këtë derjtim, dhe, si njeri i Malësisë së Tropojes, po i besojnë gjithë brezi, që për ne ka peshë të veçantë, nëse arrijmë ta paralizojmë atë pjesë, – Vazhdoi Ministri i MPB-së. – Pashtriku është i angazhur, kryesisht, në diplomaci, nga përvoja që ka fituar në karrierën e tij diplomatike, nëpër shtete të ndryshme. Në Kosmet, punët shkojnë mirë. Rrjeti është i shtrirë bukur, pothuaj në të gjithë territorin. Këta po punojnë, jo vetëm si informatorë, por edhe si agjitatorë, me prezencën e drejtëpërdrejt me masat… Çka po t’i shpjegoj ty këto, kur i di mëse miri. Këto lidhje, besoj se i mban ende?
– S’ka gjë… Po, lidhjet nuk i kam shkëputur dhe as që e kam ndër mend ta bëjë një gjë të tillë. Po, me elitën politike, që e kontrrollonte LKJ, në komuna dhe në nivel qendror, si është puna.
– Ne, nuk dimë asgjë!
– Ata kanë qenë nga nëntë e njëmbëdhjetë veta, varësisht nga madhësia e komunave, por, në nivel qendror kanë qenë njëzetepesë. Ato janë kuadro të dëshmuara dhe kanë dhënë rezultate, sa edhe kanë evidentuar gabimet e kryetarëve të komiteteve, e sektorëve tjerë.
– Nuk jam në dijeni për këtë elitë!, – tha Ministri i MPB-së.
– Këtë elitë e kemi krijuar, diku, në vitin 1987, dhe, për momentin janë të shkapërderdhur në strukturat e partisë së Kritikut, në nivele të ndryshme, por, shumica në sektorin e arsimit. Ka ardhur momenti që ata të jenë të strukturuar si duhet dhe të shpërblehen për punën e tyre.
– Kombësia?, – pyeti Ministri i MPJ-së.
– Shqiptarë.
– Si shumë të tjerë, edhe ata mund ta kenë ndërruar mendimin dhe nuk përfillin urdhërat tona?
– Jo. Këta janë të rangut të shërbyesve të KOS-it. Nuk guxojnë të dalin nga rrjeti i ynë, se, i pin e zeza. Por, për t’i aktivizuar, duhet stimuluar në çdo formë të mundshme, që të ndihet dora jonë te ata… pasi pushoi pak, – po, Pashtriku?
– Me Pashtrikun i kemi sqaruar disa punë dhe ka pranuar detyra të reja, – e plotësoi Ministri i MAJ.
– Bukur mirë, – e falënderoi Aca. – Nuk kam se çka ju flas për punët e juaja diplomatike, por, kërkoj që të gjeni aleatë që do të na mbështesin në kauzën tonë, jo vetëm publikisht, por, edhe në luftë të drejtpërdrejt, që, lufta e jonë duhet të marrë edhe karakterin internacoional, për diplamacitë e huaja. Nëse nuk arrihet kjo, të paktën, të jemi në një vijë ne, orthodoksët.
– Jemi duke vepruar edhe në këtë drejtim dhe posa t’i plotësojmë disa informata, që presim të na vijnë, do të informoheni në detaje, – e plotësoi angazhimin e tij Ministri i MPJ.
– Nga Ju z. Ministër, – iu dretua Ministrit të MPB-së, – Këkoj që ta përgatitni aktin e lirimit të të burgosurve, që do t’u bashkangjiten organizatave të veta, dhe, atë, sa më parë që është e mundur, e para. E dyta, nga ju këkoj që të siguroni drogë medicinale me të gjitha paisjet për përdorim edhe në terren. Sasinë fillestare do t’ua bëjmë të ditur, ndërsa’ sipas nevojës’ do të jemi në kontakt të mëtejmë.
Pasi i ngitën dollit…
– Zoti Ministër, – iu drejtua Ministrit të MAJ, – si qëndron puna e KOS-istëve.?
– Shumë mirë. Më mirë se sa e kemi menduar. Në këtë kohë ata e kanë fjalën kryesore te masat. Ata kurrsesi nuk do të pajtohen për t’i mbështetur terroristët dhe strukturat politike u besojnë shumë, duke u mbështetur në profesionalizmin e tyre. Të tillë i kemi edhe në strukturat civile, në hieraraki të ndryshme, dhe, shumë aktivë.
– Ju faleminderit, për këto sqarime!, – i tha Aca. – Edhe diçka. Organizatat paraushtarake do të kenë nevojë për ndihmën e juaj në terren. Qoftë me ushqim, veshmbatje, armatim, logjistikë, për transport e veprime të ndryshme.
– Do të jemi mbështetës të tyre.

6

Nëpër rafte kishte filluar t’i rendiste regjistratorët, ku, në secilin kishte shënuar, se, me kë kishte kontaktuar, e, brenda tyre kishte materiale, qoftë si shënime, qoftë dokumente, të cilat veç kishin filluar të plotësoheshin. I nxirte një nga një dhe u lëshonte një sy dhe i vendoste në vend të vetin. Bëri gati edhe një tjetër, ku shënoi AASHS dhe e mënjanoi me një anë, duke e lënë të hapur mbi tavolinën e punës. Zuri vend në karrige dhe dorën e kishte vendosur në ballë, me sy mbi tavolinë dhe filloi të mendonte për punët që kishte kryer dhe për ato që i kishin mbetur. Filloi të mendoj edhe për punët në terren, pasi të mbaronte këtu dhe ta krijonte ekipin mbështetës e të këshilldhënësve. Nga këto kujtime e zgjoi zëri i Sekretarit.
– Zotëri!?
– Urdhëro!, – dhe, u befasua që e pa afër vetes.
– Çka bënë këtu?!
– Trokita, por, nuk dëgjove. Disa zotërinj po të presin.
– Le të hyjnë.
Rregulloi pak flokët, xhaketën, këmishën dhe kollaren. Në derë u dukën tre veta, dy burra e një grua. U afrua dhe i përshëndeti.
– Mirësererdhët!
Të tre ishin të moshuar. Asnjëri prej tyre nuk ishte nën moshën shtatëdhjetë vjeçare, por, dukeshin mirë me shëndet. Me vete kishin nga një çantë të madhe, të fryrë, sikur kishin futur gjithë literaturën e botës aty. Njëri prej tyre ishte pak i kërrusur dhe i thinjur tërësisht, sa nuk dinte në kishte qenë tërë jetën ashtu, apo më vonë kishte marrë pamjen e tillë. Nuk dinte kujt t’i jepte përparësi, me dorë, për të zënë vend në karrige. Mirëpo, ata i ndihmuan ta zgjidhnin vetë këtë problem. I dhanë përparësi Zonjës, pastaj, u ul Thinjoshi, dhe, i treti zuri vend, një tip i gjatë e thatim. Acës, asnjëherë nuk i kishte ra t’i takonte këto personalitete, se, vetë puna që kishte kryer deri këtë herë, nuk kishte të bënte me këtë kategori, madje, as që i kishte interesuar.
– Nga një kafe?, – për herë të parë, në zyrën e re, i luste palët për kafe, duke e respektuar moshën e tyre
– Bën!, – foli në emër të të gjithëve, Zonja.
I ra zilës mbi tavolinë dhe hyri Serkretari.
– I pyeti mysafirët, çfarë kafesh deshirojnë.
Pasi mori porosinë, Sekretari, doli.
– Kam nderin që iu përgjigjet kërkesës time.
– Nuk i jemi përgjigjur kërkesës suaj, por, zërit të atdheut, – tha përsëri, Zonja, në emër të tjerëve.
– Ju faleminderit!
Derisa Sekretari i solli kafetë, ky, nga frigoriferi, nxori një lëng molle dhe ia mbushin Zonjës, ndërsa, dy të tjerëve ua mbushi nga një gotë raki.
– Gëzuar!
Edhe tre të tjerët ngritën dollinë. Kur erdhën kafetë, fjalën, i pari, e mori Thinjoshi, duke nxjerrë nga çanta një dosje me letra.
– Këtu i ke të gjitha materialet, që nga Ilia Garashanini, Ivo Andriqit, dy të Vasa Çubrilloviçit, “Librin e Bardhë”, e, tjerat, të mëvonshme. Të gjitha janë të eleboruara mirë, të shkoqitura dhe të përmbledhura. Këto, Juve, do t’ua mundësojnë më lehtë t’i kryeni detyrat që të janë ngarkuar, por, sidoqoftë, do ta keni një anëtar të Akademisë, pranë vetes, që do t’ju ndihmojë. Nga këto materiale mund ta nxirni përfundimin se si duhet të veproni në kohën e sotme. Këtu keni edhe emra, me kë duhet të bashkëpunoni në terren, në mesin e tyre ka edhe shiftarë, që janë të bindur se ne kemi të drejtë në veprimet tona, apo, ua kemi zënë bishtin me derë dhe, tash, frikësohen mos ua publikojmë dosjet. Profesor Ivo Stamboliçin dhe Profesor Ukshin Hotin, jo që duhet mbajtur të izoluar, por, asnjëri nuk duhet të dali i gjallë. Stamboliçin, duhet sa më shpejt ta shlyeni nga evidenca e të gjallëve, se, ashtu si është, po na nxjerr telashe.
– Për Stamboliçin, janë marrë të gjitha masat.
– E dimë, por e kuptuat se çfarë thash, duhet të shlyhet nga regjistri i të gjallëve. Ky nuk është vetëm mendim i imi, por, i gjithë trupit akademik, në bashkëveprim me politikën. Ka autoritet dhe çdo minutë jete për te, ështe rrezik për shtetin tonë.
– Puna më e lehte që mund të bëhet.
– Ndërsa për Hotin, të presim ditë më të mira, sa të vijë dita, që, me likuidimin e tij, nuk do të merret as faktori ndërkombëtar, as politika “institucionale” e shifratëve. – Kur tha fjalën institucionale, bëri me shenjë gishtrinjësh, që tregonte thonjëzat. – Këto materiale janë bazamet i krijimit të një materiali politik, që duhet të shtrihet në terren, por, kur të zbërthehen edhe më tepër, është shumë më lehtë për të vu në zbatim misionin e Juaj.
– Ndërsa, këto materiale, – filloi të flasë Zonja, derisa nga çanta e vet nxori, po ashtu, një dosje bukur të trashë dhe ia vendosi përpara. – Do t’i shihni veprimet në terren, që nga Car Dushani, e deri te Aleksandër Rankoviçi, nëpër të gjitha etapat. Këtu, keni përvojën e gjenarelëve, politikanëve, studiuesve, udhëpërshkruesve, historianëve, kronikanëve, etj. Akademia jonë, në formë të përmbledhur, i ka të eleboruara të gjitha veprimet që duhet të ndërmerrni. Edhe për këtë do të keni një anëtar akademie si përforcues, pranë teje, kudo që shkon. Ai është i shkathët, është punëtor i përgjegjshëm dhe njohës i mirë i kësaj fushe. Këtu, mund të gjeni emra shiftarësh, por, mos ngurroni të komunikoni me ta, se, janë njerëz të verifikuar dhe mbështetës të veprimeve tona. Njohin artin e luftës, të përgatitur në shkollat tona, njohës të mentalitetit të rrethit dhe siç i thonë asaj fjale të vjetër romake, “Kanibali, prapa derës”. Ata do të jenë pararojë e juaja në terren, duke zmadhuar tejmase forcat dhe arsenalin ushtarak tonin, sa edhe fëmijëve shiftarë t’u hyjë frika në palcë.
– Ju faleminderit, Zonjë. Të gjitha do t’i kem parasysh.
– Ndërsa, unë, – foli Gjatani, duke e nxjerrë nga çanta e vet, po ashtu, një dosje bukur të trashë, po u lë në dispozicion këtë mareial, të zbërthyer dhe të shkoqitur për nevojat e kohës, të marra nga të dyja materialet që ua prezentuan kolegët. Këto kanë të bëjnë me diplomacinë nëpër kohë, reagimet, mbeshtetjet, kërcënimet, etj. Për veprimet e paraardhësve tanë, nga të tjerët. Për ju mbetët të gjeni momente të përshtatshme për të vepruar, dhe, çdo gabim i vogël mund t’i kushtojë kombit e shtetit tonë. Gabimet që janë bërë në Slloveni, Kroaci e Bosnje e Hrecegovinë, nuk duhet të ndodhin, se, na kushtojnë shtrenjtë. Ndryshimi nga dy materialët që ua dhanë kolegët, është, se, këtu, gabimet në terren, shihen shumë lehtë. Edhe nga ky sektor do ta keni një punonjës tonin, që do të bashkëveprojë me ju, i përkushtuar dhe njohës i problemit, po aq sa edhe Ju. Parimi kryesor është spastrimi i shiftarëve nga trojet e veta dhe toka e djegur, që, edhe nëse kërkon faktori i jashtem t’i kthejë, të mos kenë ku të kthehen. Është me rëndësi të zgjedhet koha e veprimit, e, më e përrshtatshme është stina e dimrit. Kjo mënyrë e veprimit, me shpërngulje, ka dhënë rezultate në spastrimin e Toplicës, Vrajës, Nishit, etj., me rrethina, por, atëherë, nuk është përdorë toka e djegur. Gjithçka, të shkrumohet, sa të mos kenë mundësi as këmbën ku ta qesin nga gacat.
– Ju kuptoj!, – u përgjegj Aca.
– “Mos qofsha Hjeksi, poqëse nuk i vë të gjitha në zbatim”, – tha më vete.
– Gëzuar!, – mori gotën e vet, dhe ngritën dolli.
Filluan të bisedonin për shumë probleme tjara, por, me peshë më të vogël. Por, serioziteti i qëndrimit dhe zërit mbeti ai i mëparshmi. Dikur, u ngritën dhe ky doli, për t’i përcjellë, edhe në zyren e Sekretarit.
Pasi shkuan, i mori materialet, i vendosi në regjistratorin që kishte lënë mbi tavolinën e mysafirëve. U mundua t’i peshonte edhe me dorë, në ishin të rënda, siç ishte edhe mesazhi që mbartnin më vetë këto.

7
Kishte dy-tre ditë që ishte marrë me materialet që i kishin sjellur akademikët. U mundua bukur shumë t’i krahasonte kohët nëpër të cilat kishin kaluar paraardhësit e vet dhe kohën kur po jetonte ai. Ishte muduar të futej nëpër kohë, përmes gjenialitetit të tyre, të shkoqiste përvojat dhe metodat që kishin përdorur gjatë veprimit, sidomos, ato të ushtarakëve dhe të njerëzve të sigurimit, të cilat i interesonin më shumë, në këtë kohë, dhe mundësitë që mund t’i ndërrmerte vet. Kishte parë metoda të ndryeshme të çasjeve. Kishte parë metoda të ndyeshme, se si e kishin kontrrolluar situatën dhe daljet nga krizat që i shkaktonin shiftarët dhe disa shtete, kur, eprorët e tij, e kishin tepruar. Tash, ishte në një kohë krejt tjetër dhe imëtësitë më të vogla, menjëherë, mershin dhenë dhe duhej qenë tepër përfidë për t’i fshehur gjërat.
Në një bllok të vetin, i kishte shënuar të gjitha ato që mund t’i vënte në praktikë dhe nga kush mund të kërkonte ndihmë. E sillte nga e sillte, dy dyert i kishte të hapura, të cilat mund ta nxirrniu nga errësira që mund të hynte. Kjo kohë, gjithësesi, krijonte labirrinthe, por, dyert që ky i kishte menduar, mund të ishin shumë efikase, sepse, dy gjëra mund ta fitonin luftën. E para, propaganda, e cila mund të krijonte huti te të gjithë, sepse, kishte bindje, se, me këtë llojë arme ishin bukur përpara, se, do ta kishin një mbështetje të gjerë, dhe, e dyta, kishin një arkiv bukur të pasur, duke u mbështetur edhe në dokumentet e Perandorisë turke, e cila nuk u njihte asnjë të drejtë shqipatarëve, madje, edhe të folmen e të shkruarën e gjuhës së tyre. Përmes kësaj, do të dilte para botës, për t’i trajtuar si ardhacakë, dhe, e dyta, se, në marrëveshjen Xhetelmene, të shpërngulurit nuk përmendeshin si të tillë, por, si të riadhesuar, jo vetëm nga Jugosllavia, por, edhe nga Greqia, kështuqë, nuk mbetej vetëm ajo. Ndërsa, dera e dytë që do ta drejtonte drejtë ngadhënjimit, ishte feja. Kjo do të luante dy propaganda, të parën, për tokën e shenjtë do t’i mobilizonte të gjithë orthodoksët, dhe, e dyta, me libra shënimesh, për lashtësinë e kishave e manastireve, regjistrimin e popullësisë nëpër vite e shekuj, që do t’i mundësonte të luftonte kundër çdokujt, që mbronte shqiptarët.
Këto dy dyer ishin teper të domosdoshme, në këtë kohë, që duhej edhe të bashkëvepronin, jo vetëm në terren, por edhe në përballje me propagandën e huaj, duke mos llogaritur atë të shqiptarëve. Sipas informatave që kishte mbledhur, qoftë nga takimet, qoftë nga terreni, dilte, se, mbi shtatë-tetë përqind e shqiptarëve nuk ishin për t’u përballur me Serbinë, përmes armës, dhe, kjo, ua lehtësonte punën shumë, sepse, ajo që duhej të parballej me propagandën e tyre, Akademia, i ishte nënshtruar politikës dhe kishte lënë shteg të hapur për të vepruar pa pengesa.
Nga të gjithë sa kishte konsultuar, i kishte mbetur vetëm isntitucioni kishtar, të cilin ishte duke e pritur. Pasi të mbaronte punë me ta, do ta mblidhte kabinetin, që, në një farë forme, veç ishte konsiliduar, duke dërguar në të gjitha institucionet përfaqësuesit e vet, që do të ishin në shërbim të tij.
Trokitja në derë e nxori nga këto elaborime sipërfaqësore.
– Hyr.
Në derë, u duk Sekretari.
– Kanë ardhur, zotëri.
– Le të hynë brenda.
Në zyrë hynë tre popa, të veshur me uniformë fetare. Njërin prej tyre e njohu, sepse, kishin vepruar në ditët e hershme të rinisë, por, nuk dinte se kishte veshur uniformën e fesë. U pëqafua me të, dhe, dy të tjerëve ua zgjati dorën.
– S’më ke treguar se ke veshur këtë uniformë?
– Nuk jemi takuar një kohë të gjatë, – shpjegoi – kur ti u largove nga ne, për t’i ngjitur shkallët e kierakisë, unë, veç kisha mbaruar shkollën, dhe, menjëherë, më propazuan që ta zë një vend në mesin e vëllezërve.
– Kurrë nuk më ke thënë se ishe në shkollë fetare, dhe, as që të kam parë në uniformë, më herët.
– Ashtu e donte puna. Të merrja eksperiencë nga Ju dhe t’i shërbeja kishës tonë të shenjtë. Sidoqoftë, kjo do të na ndihmojë shumë, të dyve, sepse, punët që kemi bërë më herët, do të na ndihmojnë, që të mos kemi rezerva dhe t’i drejtojmë shigjetat drejt djallit, që po mundohet ta përdhosë këtë tokë të shenjtë.
– Urdhëroni, uluni!
Gjithë këtë bisedë, e kishin bërë në këmbë.
U ulën në karrige, pranë tavolinës së mysafirëve. Ua vuri përpara nga një gotë dhe shishen e la mbi tavolinë. Rakia ishte e kthjellët si loti dhe shihej edhe përtej saj.
– Gëzuar dhe mirëseerdhet!, për të bashkërenditur veprimet tona të shenjta.
– Kur mora vesh se me kë duhet të takoheshim, zemra m’u bë mal.- E përcolli me gjeste ate që tha, se, iu duk me gojë nuk e shprehte tërë atë kënaqësi që kishte ndier. – Sot e tutje, do ta heqë uniformën, dhe, përsëri, do të jemi bashkë, si në të kaluarën, por, tash, nuk do të fshihem, – tha, në fund, Gjoko Urosheviçi, duke qeshur.
– Shumë mirë dhe gëzohem që do të punojmë së bashku. Gëzuar!
– Gëzuar!, – e përshëndetën edhe tre të tjerët.
– Të shohim se çfarë të rejash na sillni?
– Ja këto dokumente, – foli Uglesha, derisa nga çanta nxori një dosje- që dëshmon vjetërësinë tonë në Kosmet. Këtu i ke të gjitha kishat dhe manastirët, datat e gurëthemeleve, kush ishin të parët tanë kishtarë, cilat kisha janë më të shenjta, sa banorë janë të regjistruar në të gjitha këto kisha dhe pronësitë e tyre. Këtu do të gjeni edhe përplasje, gjoja, që kemi bërë me pushtetin, për marrjen e pronësive kishtare, që do ta përdorim edhe sot, se, ato kanë qenë tonat dhe nuk do t’i lëshojmë për asnjë çmim.
– Diçka tjetër?
Sikurse ky, edhe folësit dhe bashkëbiseduesit tjerë e dinin se të gjitha ato nuk paraqisnin saktësinë, qoftë kadastarle, apo, edhe regjistrin e banorëve që gravitonin në falltoret e tyre, por, sidoqoftë, ato do të përdoreshin para të huajve, që kishin pak njohuri në këtë fushë.
– Këtu keni edhe numrin e të shpërngulurve dhe zëvendësimin e tyre me ardhacakë, kur Tuqia pushtoi tokat tona. Është paraqitur me përpikshmëri shpërngulja e Cërnojeviçëve me gjithë popullatën që ai përfaqësonte dhe brutalitetin e treguar nga shiftarët, ndaj gjithë asaj mase.
– Po, ju, si mendoni t’i qaseni popullatës dhe faktorit ndërkombëtar?
– Ne, – e mori fjalën Dragolubi, – do të mundohemi ta bëjmë hegjemonizimin e masës, se, shiftarët po munmdohen ta prishin kulturën tonë, kishat tona, manastirët tona dhe gjithçka që është e shenjtë për ne. Do t’i përdorim të gjitha metodat që kanë përdorë edhe kisha katolike, gjatë kryqëzatave. Do të mundohemi t’ua ngulitim në kokë, se, poqëse na e marrin atë truall, do të na i marrin sytë tonë, djepin tonë, zemrën tonë, që do të thotë do të na e marrin gjithë histrorinë tonë të përgjakur nëpër shekuj, dhe, ta hudhin në humnerë, e, të tallen me ne në të ardhmen. Këtë, nuk do ta lejojmë kurrë. Do t’i bekojmë për luftë të gjithë vullnetarët dhe policinë e ushtrinë tonë.
– Në këtë kartë mund të luani, – tha Aca, – edhe me rrjetin e juaj kishtar në Greqi dhe përbrenda Shqipërisë, duke mos e diskutuar atë me Rusinë dhe vendet sllave.
– Këtë, veç jemi duke e bërë, dhe, punët po shkojnë mirë, – e siguroi Dragolubi.
– Edhe diçka, – vazhdoi Aca, pasi u mejtua pak, – shtëpitë e zotit na duhen edhe për t’i ruajtur luftëtarët e saj.
– Atë po e bëjmë, – tha Uglesha.
– Nuk e kam fjalën për stafin e juaj, por, për vullnetarët tanë, të cilët duhet të stacionohen nëpër kisha e manastire, si dhe në Partriarkanë. Ata duhet të njihen me terrenin, para se t’u vijë radha e veprimit.
– Nuk ka problem, por, para kësaj, na duhet numri dhe si mendoni për shpërndarjen e tyre në terren.
– Atë do t’ua sigurojmë dhe gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e tyre, ushqim, veshmbathje kishtare, strojë e mbulojë, etj. Por, më duhet të dijë se sa jeni të sistemuar në Prishtinë, në Konakun tonë?
– Ka rëndësi?, – pyeti Dragolubi.
– Edhe aty duhet të vendoset një numër bukur i madh, si qendër për të operuar, që do të jenë të koordinuar më qendrën tjetër, që do të bëhet në konviktet e studentëve. Këto dyja duhet të bashkëveprojnë, të ndihmuara edhe me staf politik.
– Nuk do të kemi probleme, tha Gjoko, – unë do të jem me ty dhe ekipin tënd, ku edhe do t’i elaborojmë në detaje veprimet e kishës.
– Po, ashtu do të jetë. Gëzuar!
– Gëzuar, për shpirtin e Shën Savës!, të cilit po i luajnë edhe eshtrat në varr nga djallëzitë e shiftarëve, që po luajnë me tokën tonë, me varret tona, – tha Uglesha.
– Në emër të Zotit dhe atdheut!, – e plotësoi Dragolubi.
– Ju faleminderit për bashkëpunim. Me ty, Gjoko, do të takohemi në Prishtinë, posa të vendosem.
– Me gjithë dëshirë, – u shpreh Gjoko.
U ngritën në këmbë dhe i përcolli deri në zyrën tjetër, si bënte zakonisht. U kthy duke i fërkuar duart. Me këtë gjest jepte për të kuptuar se misioni i tij kishte marrë rrjedhën e ngjarjeve dhe raftet ishin mbushur plotë me regjistratorë të fushave të ndryeshme, fusha me të cilat kishte të bënte në të ardhmen. U ul në karrige dhe e mbushi një gotë raki. Nuk e dinte se sa të tilla i kishte pirë dhe as që e kishte përcjellë kohën. Në një letër kishte shkarravitur gjithçka që kishte në kokën e tij, por, asnjë portret, pejsazh apo tablo lufte, se, aq ishte ngarkuar sa e kishte të vështirë të sakëtsonte diçka. Kur ngriti gotën e fundit, e nuk e dinte deri atëherë se sa i kishte ngritur, shikoi nga dritaret, tek, atëherë, e kuptoi se kishta rënë nata. Këtë, mëse miri ia tregonin dritat e qytetit, nga mund ta shihte një hapësirë bukur të gjerë. Veshi pallton, dhe, me republikë në dorë, doli nga zyra. Me kujdes e mbylli atë dhe vazhdoi të eci.

8

Aca Jovanoviçi tërë javën, madje, edhe dy të shtuna e të diela, punoi pa ndërprerë në zyrë. Edhe drekën e hante brenda dhe i kishte thënë Sekretarit të mos e shqetësonte askush. Kishte anuluar të gjitha takimet me miq, sa, edhe në shtëpi nuk i priste.
Tavolinën e punës e kishte mbushur me letra. Edhe tavolinën e mysafirëve e kishte mbushur me regjistratorë dhe letra. Në kompjutor, mundohej të shënonte ato që, në mënyrë të përmbledhur, i kishte nxjerrë në një notes, dhe, e përgatiste një përmbledhje, që i dukej më e lehtë ta zbatonte në terren, por, disa i kishte lënë që t’i bisedonte me ekipin, të cilin, veç pritej ta zyrtarizonte.
Kishte bërë edhe një përmbledhje, gjatë takimeve me secilën palë. I mori të dyja, i futi në një zarf dhe u ulë pranë kopjutorit. Filloi të shkruajë.
‘Skëlqesi!
Të gjitha takimet konsultative, të parapara, i kam kryer. Me të gjithë jam i knaqur. Më kanë ofruar material dhe litraturë mbështetëse. Disa dhe më kanë ofruar nga një ekspert në fusha përkatëse, që do të jenë me mua. Deri tash kam planifikuar që të më lihen në dispozicion këto objekte në Prishtinë, ku, mendoj se, do të zhvendosem së shpejti:
1. Në Shtëpinë e Armatës më duhen pesë zyra, ku do të vendosem me bashkëpunëtorët e mi;
2. Në Hotel “Grand” duhet të krijohet Qendra Informative, nga ku do të shpërndahen lajmet për të gjithë gazetarët e akredituar në Kosmet;
3. Nuk duhet përjashtuar edhe gazetarët shqiptarë, që të marrin informata nga dora e parë;
4. Duhet krijuar disa ekipe profesionale të gazetarëve, të cilët do të veprojnë në terren, që edhe nga atje, ne, të jemi qendër e informimit;
5. Në kisha dhe manastire, duhet t’i vendosim paraushtarakët tanë, të kamunfluar nën petkun fetar, që, sipas nevojës, ata do të marrin veprime diversante në terren;
6. Mirë është të përforcohen frekuencat në Golesh, e vende tjera, për t’i bllokuar valët transmetuese të Radio Televizionit Shqiptar, se, me siguri, ata do të jenë pjesë mbështetëse e terroristëve, në propagandë. Besoj se ndani mendimin me mua;
7. Në Sllatinë, duhet vendosur një ekip profesional që do të merren me kontrrollimin e aviacionit, përmes radarëve, që, me siguri do të na nevojiten në të ardhmen;
8. Njësiti “Milicia” të jetë në kufi me Shqipërinë, për ta siguruar terrenin, sepse, kam informata se terroristët po i bajnë armet nga atje;
9. Kam biseduar me Papoviçin, që, konviktet e studentëve të Universitetit të Prishtinës, gjithandej, në Kosmet, të jënë strehimore, po ashtu, të paraushtarakëve tanë, që do të regjistrohen si studentë konviktorë, por, nuk më dha sinjalin se do të pajtohet me këtë. Si duket, po pret pëlqim nga lartë, prandaj, mirë ështe që ta kryeni këtë punë dhe të merremi vesh se sa veta mund të vendosen atje;
10. Mund ta angazhoni një ekip profesional që t’i kalkulojë të gjitha shpenzimet dhe të sigurohen ato. Shpenzimet për stafin institucional të jepen përmes përsonave përgjegjës, ndërsa, për paraushtarakët dhe kishën, mund të ndahen mjete dhe më vonë, ua dërgoj edhe xhirollogaritë bankare, nga ku mund t’i tërheqin mjetet.
11. Ushqimi e veshmbathja u sigurohen aty ku do të vendosen, me gjithë pajisjet e nevojshme, për të vepruar në terren.
Këto janë disa pika më të rëndësishme që i kam veçuar dhe u kam premtuar palëve të interesuara, që pranuan për t’i bashkuar armët me ne. Ndërsa, në raport i keni të shënuara në detaje, nga secili takim që kam mbajtur dhe me çka jemi pajtuar.
Ju përshëndes përzemërsisht Skëlqesi!
Gjithnjë nën urdhërat e Juaj, “Hjeksi”
Bashkë me raportin, i shtiu në një zarf edhe letrën. Mbi zarf kishte shënuar adresën dhe fjalët “top sekret”, mbi të cilën edhe kishte vënë vulën dhe nënshkrimin. E mbylli dhe e thirri Sekretarin.
– Urdhëro, zotëri!
– Këtë zarf, duhet ta dërgoni personalisht në këtë adresë, mos u mashtro, e, të bjerë në dorë të dikujt tjetër. Edhe nëse duhet për të pritur, prit, por, vetëm atij dhe askujt tjetër.
– Si urdhëro, zotëri!, – menjëherë u drejtua kah dera dhe sikur mori hov për të vrapuar. E kishte nuhatur punën, se porosia ishte e rëndësishme, por, ende nuk e kishte të qartë, se me kë kishte të bënte, ndërsa, në anën tjetër, shihte figura të spikatura në kierarkinë shtetërore, akademike, fetare, që vinin te ky. “- Kush është, vallë?!” Këtë pyetje ia kishte parashtruar vetes disa herë, por, asnjëherë, nuk kishte ditur të përgjigjej dhe nuk dinte se nga kush mund të merrte përgjigje.
Aca u ul në karrige të punës dhe mori frymë thellë, sikur u lirua nga puna intensive që e kishte bërë gjatë gjithë kohës, që kur kishte ardhur në Beograd. E mbushi një gotë raki, por, tek atëherë iu kujtua se nuk kishte kujt t’i thonte për ta pëgatitur një kafe. I pihej shumë dhe vendosi të dilte në qytet. E ngriti gotën, menjëherë, dhe iu afrua telefonit. Thirri një shok të vetin dhe u morën vesh të takoheshin bashkë dhe tek pastaj të merreshin vesh se ku do të uleshin. Veshi pallton dhe vendosi republikën dhe doli në korridor. Të gjithë ata që e panë, vërejtën një ndryshim të madh. Ishte dukshëm më i qet. Iu kishte hequr nga fytyra zymëtësia, dhe, ajo i shkëlqente. E shikonin me kërshëri, se, askush që ishte në objekt nuk e kishte parë dhe për të gjithë ishte njeri enigmatik. Enigma rrjedhte nga mysafirët që i shkonin e delnin dhe ngujimi në zyrën e tij. Pyetnin, por, nuk kishin ku të merrnin përgjigje, sepse, të gjithë ata që ishin të vendosur aty, vetëm ngritnin krahët, në shenjë se nuk dinin kush ishte, nga vinte, çfarë detyre kishte, e kështu me radhë. Ecte pranë tyre me mospërfillje, thua se kalonte pranë varreve.
Zbriti shkalët dhe u zhduk. Të gjithë u kthyen nëpër zyret e tyre.

9

Në derë hyri Sekretari, pasi kishte trokitur lehtë. I ofroi një zarf, mbi të cilin shkruante “Top Skret” dhe doli jashtë.
Aca e hapi letrën, se, sipas nënshkrimit, e dinte kush ishte dërguesi. U ul në karrige, dhe, ngadalë, filloi ta hapë.
“Zotri i nderuar, Hjeksi,
Mora raportin dhe më erdhi mirë për punën që kishe kryer. Raporti ishte i thukët dhe përmbajtësor. Më pëlqyen edhe sugjerimet e Juaja. Besoj se, së shpejti, do të plotësohen edhe kërkesa e parashtruara.
Besoj se, së shpejti, do të vendosesh në Prishtinë, atje ku edhe ke krijuar karrierën tënde të ndershme, frutdhënëse kombëtare.
Bisedova me Papoviçin, dhe, ai, është në dispozicion tëndin.
Besoj se, edhe në të ardhmen, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm.
Rroftë Jugosllavia!
Shkëlqesia”
Nga gëzimi, u ngrit në këmbë dhe ngriti dy duart përpjetë. Për një kohë, u soll nëpër zyrë. Dikur, u ndal, sikur erdhi në vete. I bëri veshët bigë, sikur u mundua të dëgjonte, mos dikush e kishte dëgjuar dhe pëshpëriste për te. Heshtja kishte rënë, gjithandej. Për herë të parë, e kuptoi, se në atë pjesë ku ishte vendosur zyra e tij, nuk kishte mundësi ta dëgjonte askush, pos Sekretarit. Sa për te, i kishin thënë, se, është djalë pa gojë dhe shumë i matur në veprime. Për punën që kryente, ky djalë ishte rekrutuar që herët, jo për të, por, për nevojat shtetërore, ku e lypte puna. Atë, do ta kishte me vete kudo që të shkojë, edhe në Prishtinë, apo në terren, se, edhe për atë ishte i përgatitur. Kishte aftësi në luftë të afërt, ishte përdorues i mirë i armëve të ftohta dhe ato të zjarrit. Kur e kishin dërguar të Jovanoviçi, e kishin porositur se duhet të jetë i kujdesshëm, se merrte përgjegjësi për një njeri me peshë kombëtare.
U ul në tavolinën e punës. Ra në mendime. Kishte ardhur koha të largohej nga kryeqyteti, që shumë herë e kishte ëndërruar të jetonte e punonte. Tash, i dukej se po vonohej për rikthim në vendlindje, ku i njihte dhe e njihnin një rreth bukur i gjerë, nga të gjitha kombet e kombësitë. Atje, ku i njihte rrugicat dhe fshatrat, gjatë punës që kishte bërë.
Mori receptorin dhe solli disa numra në telefon.
– Alo!, – u dëgjua në kufje.
– Unë, jam.
– Më vjen mirë që po lajmërohesh, se, kohëve të fundit sikur na ke harruar.
– Nëse të harroj ty, harroj veten, por, kam qenë shumë i zënë kohëve të fundit, po, kam një lajmë të mirë.
– Po të dëgjoj.
– Së shpejti do të rikthehemi dhe do të jemi gjithë familja, komplet.
– Të larguan nga puna?!
– Jo, moj, jo! Nga atje do ta përcjellë situtën në terren dhe kur ta kryej detyrën, përsëri do të kthehemi në Beograd. Puna e do që të jam atje.
– Gjithsesi, duhet të kthehemi?
– Kështu e kanë punët e shtetit e të atdheut. Ku është nevoja duhet të jemi. Nevoja po e lyp të jem atje dhe duhet të shkojmë.
– Mirë. U bë. Të pres në banesë Mirupafshim!
Pasi e mbylli telefonin, kishte qejf ta çonte një gotë. Nuk i pihej vetëm. Kë ta thërriste për t’i bërë shoqëri. I ra ziles. Në derë, u duk Sekretari.
– Urdhëro, zotëri!
E mori shishen e rakisë dhe dy gota. I bëri shenjë të ulej në karrige. Sekretri u ul menjëherë, i befasur. Deri sot, nuk kishin ndërruar asnjë fjalë, pos atyre zyrtare. Çfarë po ndodhte me këtë njeri fantazmë!? Jovanoviçi, i mbushi të dyja gotat dhe ia zgjati njërën Sekretarit.
– Nuk e përdori.
– Do ta çojmë nga një. Kemi edhe arsye. Do të largohemi dhe do të vendosemi në Prishtinë, – e shikoi thellë. Sekretari ishte i befasuar, jo vetëm tash, por, që nga momenti kur i tha të ulej në karrige, mirëpo, Aca, e kishte vërejtur, tek atëherë. – Ne, tash, fatin e kemi të pandarë. Sot, më pihet një gotë dhe e mendova, pse mos ta pi me ty. Detyra-detyrë, por, sot, nuk kemi protokoll mesvete. Gëzuar dhe të na rrojë e shpëtojë Atdheu!
– Gëzuar!
– Ke familje?
– Kam të fejuar.
– Dasmën, kur e ke ndër mend ta bësh?
– Nuk kam planifikuar.
– Duhet ta marrësh edhe të fejuarën. Do të kesh banesë tënden.
– Kur?!
– Javën që vjen. Punët nuk presin.
Heshtje.
– Nuk ke dëshirë ta lësh Beogradin?
– Detyra-detyrë, siç thoni Ju, zotëri. Mjafton të me lajmëroni një ditë më parë.
Pasi i pinë gotat:
– Që nga ky moment, je i lirë. Të lajmëroj me kohë, për të gjitha. Këtu e kemi kryer punën, – u ngrit në këmbë dhe i dha dorën, për herë të parë, Sekretarit.
Sekretari, doli. Në korridor bëri një gjest befasie. Vazhdoi rrugën për në shtëpi, pasi u bë gati.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...