Home / Të ndryshme / ÇFARË E VËRTETE TRAUMATIKE !

ÇFARË E VËRTETE TRAUMATIKE !

Zeqir DURAKU

Botën demokratike, Koronavirusi-19
e ka goditur e mbërthyer keq …dhe aq KEQ…
…ndërkaq që, më 5 prill 2021, në do lajme
krejt rastësisht e dëgjova dhe e pashë
“diktatorin komunist” sikurse po e quajnë
“demokratët” e botës, kryetarin e Koresë Veriore
-duke thënë: “Në shtetin tim, deri më tash
nuk ka pasur as edhe një rast me Koronavirusin-19
dhe as të sëmurë me këtë virus”!

…Dhe, unë, kur e dëgjova çka tha e si tha
“komunist-diktatori, apo diktator-komunisti”
Kim Jungu, m’u duk e pamundur …dhe
aq e pamundur, pra, çka dëgjova nga Kim Jungu
saqë, m’u duk se qesh në ëndërr, çka dëgjova nga AI
dhe, kurrsesi në zhgjëndërr !?!

…Dhe, ashtu, prandaj, m’u desht dy ditë
që të qetësohesha mirë e të kthjellohesha
që më në fund të bindesha tamam, se në
Korenë Veriore KOMUNISTE, vërtet
…as Koronavirusi-19 s’kishte vend dot !!!

Ndërkohë që, “shtetet demokratike” të BOTËS
Koronavirusi-19 i ka qitur në gjunjë tashmë
dhe është duke I SHTRIRË edhe PËRTOKË !
07.04.2021

APO, NUK ËSHTË KËSHTU ?!
Çobani demokrat, në qoftë se i çon në mal
…qoftë edhe vetëm dy dele për t’i kullotë
…kur t’i kthej në shtëpi d e l e t

…nëse nuk do t’i kthej delet topallica
dhe më keq edhe sesa kështu dhe kaq…
zor se, edhe do t’i kthej në shtëpi
të dyja delet prapë !

Ndërkaq, çobani diktator, nëse i çon në mal
për t’ kullotë, jo dy dele, por qoftë edhe
100 dele, apo edhe më shumë…
AI do t’i kthej në shtëpi delet të shëndosha si molla

dhe do t’i kthej në shtëpi, të gjitha delet, pa dyshim
-nëse nuk do kthej …edhe më shumë!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...