Home / Histori / PAK VARGJE PËR ENVERIN

PAK VARGJE PËR ENVERIN

Shkruan: Ylli Meçe

(P o e m ë)
Kam dash shumë herët për ty ENVER
të shkruaja një poemë
As sot, s’di pse kthehesha mbas
duke e lenë, për një herë tjetër
Mendoja se isha krejt i pa aftë,
fundja kish më të fortë në penë
Ata, që gdhendnin si Da Vinçi
madhështinë tënde në bojë e letër.
—-
Të më falësh Enver, për ty nuk shkrova
as me më të thjeshtat fjalë
Jam tjetër soj… e si lab, ne këngët i thurim
për ata, që më, nuk i kemi
Historia paska vërtet njerëz, që ajo një herë i lind,
bile tepër rrallë
Kur bëjnë epokë… – “nuk i bën më nëna!”
Në gjuhën tonë e themi.
—-
Por unë sot, nuk i kuptoj ata që për ty
gurmazin e bënë me kallo
Ata, që më ngrinin vërtik në këmbë
me brohorimat – “Parti-Enver!”
Tashmë, ata trokasin gotat me shampanjë
e përdridhen në ballo
Bile më keq! Me hundë, shijojnë
bythët e Evropës… që qelbin erë!
—-
Po, po, janë ata, që dikur unë me shokë,
i shihnim nëpër albume
Kush mund ta mendonte, se këta ishin
servilët e “shtetit proletar?!”
Ata, që për marksizmin mbanin konferenca,
ngjitur sipër në podiume
Ata, që më drejtoheshin: – Po ti aty…
Pse s’mban shënime mor djalë?
—-
Tradhtinë e hapur, gjithë jetën tënde
Ti e luftove pa mëshirë
Dhe atëherë, kur ajo fshihej mbas shqipes
në flamur e qëndisur.
“Baballarët e Kombit” nën çizmen pushtuese
çirreshin, se ishin të lirë
“Shqipëri etnike” projektuar në Romë e Berlin
prej dy njerëzve të krisur.
—-
Ka sot nga ata, që kudo ku ti kaloje,
të hidhnin lule e buqeta plot
Bile dhe letra dërgonin, kur shkelej
apo rrezikohej, vija e Partisë
Tashmë ata “disidenta”, që në ditën e zisë
për ty derdhën rrëke me lot
Betohen se paskëshin qenë me kohë
apolegjët e demokracisë!
—-
Ehhh Enver! Nga ta dije se prej asaj Partie
që ne deshëm shumë!
Do të lindnin ballistë, e jo si ata të hershmit
e Mit’hat “Lumo” beut…
Të parët ikën me gjermanin, dihet,
se punë e tyre vajti e shkoi për lumë
Të dytët, u shtuan, sa dhe të vjetrit
habitën, e u ngritën prej dheut.
—-
Me ty “sa keq” paskëshim qenë në Evropë,
me të “egrën diktaturë”
S’na le të bënim si të donim, “të lirë”
e të bridhnim, nëpër kabare
“Demokracinë”, Ti për gjysmë shekulli
nuk arrite ta kuptoje kurrë
Ja shikoje vet! Ku nuk gjendemi
gjysma e jonë… ngelur pa Atdhe!
—-
Sa ishe gjallë, më thuaj: Shqipen
kush mendoi ta nxirrte në pazar?
Apo të guxonte dorën e tradhtisë
ndaj saj, ta ngrinte sadopak?
Sot Shqipëria me “Ballistët modernë”,
por më të shumtit, zuzarë
Në bixhoz, me fatet e saj ngrenë
dolli me gota qelqi a bardhak.
—-
Kur ike Ti, në krye na erdhi ai…
që burrë nuk ish, bile as grua!
Me zërin e hollë prej hoxhe: Përpara! – tha
Në rrugën e vazhdimësisë!
Unë mendoj Enver, se tradhtar i lindur ish
Ti çmendim ke, a s’ma thua?
Apo mendon se tradhtar më i madh se ai
nuk gjendej në historinë Partisë?
—-
Ti Enver… nuk e di, se na vodhën keq,
na vranë bijtë, e i sakatuan
Ndërkohë martirja Kosovë për liri e flamur
ndizej e tëra, flakë e zjarr
Agallarët shisnin armë, e me naftën e luftës
nga larg ngrohnin duart
“Grek-ideja” projektonte jugun, teksa
flamurin ngritën në Himarë.
—-
Po, Enver! Kanë kaluar kaq e kaq vite
e na thanë se ish koha për ndryshim
Shkallmuan me themel varreza heronjsh
e si të çmendur prishën lapidarë
Nuk e kisha parë kurrë aq keq me lot në sy
qante me ulërimë vendi im
Teksa rivarrosnin të rënët, e ngrinin në këmbë
tradhtinë në bulevardin “Zogu i parë”.
—-
Ti Enver “kishe diktaturë ” bile
dhe brenda vet Kuvendit Popullor
Askush nuk guxonte të ish i lirë
në marrëzitë e pafundme të tija
Sot, gjithë parlamentin e kemi të mbushur
tej e fund me desh përçorë
Ka rënë në kopenë e deputetëve jo “plasja”,
por vetë “dep.kurvëria”!
—–
Ti kokën Shqipes në flamur e ngrite aq lart
si kurrë ndonjëherë
Dhe sa të kishim në këmbë me yll në ballë
niste fluturimin po aq krenare
Shqipe mali ti, bashkë me shqiponjat në
stuhitë e fuqishme plot erë
Tashmë të mjerës shqipe… tradhtia
dhe pendët, ia nxori në pazare!
—-
Nëse do të ishe gjallë apo të paktën
të ngriheshe vetëm disa ditë
Të ngriheshe, vërtetë, por dhe zoti,
këtë që s’bën dot… ai, e di mirë
E gjithë qenëria me soj e sorollop
si gjatë lufte do merrte arratitë
Apo zvarrë do tërhiqnin hekurat
në guroret e fatit pa mëshirë.
—-
Enver! Unë e di se Ti ligështohesh keq
ndaj doemos që dhe nuk beson
Po mirë të na bëhet! Vjen një ditë që çdo popull
paguan vet dhe kur gabon!

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...