Home / Lajme / SPEKULIMI ME NJË FLAMUR PARTIAK

SPEKULIMI ME NJË FLAMUR PARTIAK

Shkruan: Xhevat Gjini
Në gjenezë flamuri i LDK-së, siç tregonte vetë kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, ishte shpikur dhe dizajnuar nga djali i tij në kompjuter, Ukë Rugova. Ky flamur familjar më vonë u bë flamur partie, por me synim që të imponohej si zëvendësim i Flamurit tonë kuqezi!!
Hileja ishte e madhe! Ibrahim Rugova dhe partizanët e tij jugokomunist nuk mund të duronin Flamurin kuqezi, i cili ishte hale në sy dhe urrehej për vdekje nga shovinistët dhe pushtuesit e dy të tretave të Shqipërisë.
– Me qëllim që të bëhej më i pranueshëm ky flamur familjar – partiak u quajt “flamur dardan”!!!
– Absurd si vetë koncepti i LDK-së për “Kosovën pa shqiptarë”, për një “komb kosovar” antihistorik e të shpikur në kuzhinat me antishqiptare!? “Flamuri dardan” i LDK-Rugovës nuk ka asnjë element dardan…
Është një shpikje e mendjeve dhe shpirtrave antishqiptare dhe anticivilizues.
– Po të mbetej flamur partie s’do të ngjallte debat dhe as sherre në shoqërinë shqiptare. Por, tendenca e kësaj klase jugokomuniste dhe shqiptarmohuese për t’ia imponuar këtë leckë Republikës Shqiptare të Kosovës është e papranueshme për popullin shqiptar, posaçërisht dhe për mbarë kombin përgjithësisht e për shqiptarët kudo në botë.
Kjo tendencë thellësisht antishqiptare dhe anticivilizuese është ngjallur dhunshëm nga YLLI i LVV-se, rugovistja dhe jugokosovarja e tërbuar, Vjosa Osmani!! Kjo, në kundërshtim me ligjet në fuqi, flamurin e LDK – Rugovës e ka vendosur ne zyrën e Kryetarit te Republikës!! Bijë besnike e Rugovës dhe e konceptit të tij jugokosovar për Kosovën, Vjosa nga karrigia e Kryetarit të Republikës, po fyen ndjenjat kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë dhe të mbarë kombit!!
Ajo po cenon dhe dhunon identitetin dhe qenien shqiptare të Kosovës!! Idhulli i saj, Rugova, edhe për së vdekuri mohon Flamurin tonë kuq e zi (shikoni flamujt të varri i tij)!! Shtetit të shpikur të Kosovës iu imponua përkohësisht flamuri i Ahtisarit, por popullit shqiptar të Kosovës nuk mund t’i mohohet kurrë Flamuri i tij kuqezi.
Kosova e ka Flamurin e saj shekullor, Flamurin e Gjergj Kastriotit. Disa opionistë e zëdhënës partish vazhdojnë ta quajnë flamurin e LDK-Rugovës “flamur dardan”!!
Kështu po e quan edhe ky Fatoni i PDK-së dhe të tjerë që s’e kanë idenë e Dardanisë ilire!!

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...