Home / Histori / Shqiptarët duke e kritikuar Enver Hoxhën i treguan botës që janë servilë dhe nuk jemi atdhetarë

Shqiptarët duke e kritikuar Enver Hoxhën i treguan botës që janë servilë dhe nuk jemi atdhetarë

Se kildebilledet

Ragip Mexhuani

Prishtinë, 07.04.2021

Enver Hoxha që më 1936 ishte për bashkimin e trojeve shqiptare. Shqipëria e Enver Hoxhës ishte shteti më i zhvilluar në botë dhe fuqi baruti në Ballkan. E. Hoxha kritikohet nga servilët-qyqarët shqiptarë vetëm se nuk guxojnë ta lavdërojnë nga perëndimi (Fuqitë e Mëdha). E. Hoxha nuk i ka njohur kufijtë që janë vendosur padrejtësisht në tokat shqiptare nga Fuqitë e Mëdha. Për këto padrejtësi E. Hoxha nuk e ka njohur as Konferencën e Helsinkit që ishte për mos ndryshimin e kufijve. E. Hoxha rregullisht e ka kritikuar Evropën (Fuqitë e Mëdha), sidomos Kongresin e Berlinit 1878 dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913.

E vetmja Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore pa i ndihmuar askush, është çliruar nga fashizmi dhe nuk është njohur si anëtare e koalicionit antifashist më 1946 në Konferencën e Paqes së Parisit. Ashtu tash Fuqitë e Mëdha deklarohen të bëjmë bisedime dhe kompromise me Serbinë. Pse asnjë republikë në Jugosllavi nuk bisedoi me Serbinë pasi që u bënë shtete.

Këto padrejtësi asnjë politikan shqiptar këto 30 vjet nuk ia përmendi perëndimit. Aq më keq, nuk ia thanë as Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë që jeni bërë shtete në tokat shqiptare. Për t’u hyrë në hatër armiqve të E. Hoxhës dhe Shqipërisë socialiste, dhëndëri i serbosllavëve, Sali Berisha, e shkatërroi Shqipërinë.

  1. Hoxhën serbosllavët që pas LDB e kanë akuzuar dhe janë munduar ta eliminojnë edhe fizikisht me K.Xoxën, P.Kriston, K.Themelkon.

Kryetari i Serbisë,A. Vuçiqi, ka deklaruar: “Kur Enver Hoxha nuk ka mundur ta bashkojë kombin shqiptarë, politikanët e tashëm shqiptarë kurrë nuk kanë për ta bashkuar”.

Donika Gërvalla ka pohuar:”Në prehrin e Enver Hoxhës ndjeja lotët e tij (Enverit), që më binin në kokë”.

Këto 30 vjet është gënjyer, folur, shkruar dhe punuar antikombëtarisht sidomos kundra E.Hoxhës dhe Shqipërisë socialiste. Kombëtarët u bënë tradhtarë dhe anasjelltas.

Mjerisht shumë politikanë dhe intelektualë shqiptarë (historianë, akademikë, radio-televizione, gazetarë, gazeta, revista, libra, shkrimtarë, publicistë, analistë, etj.) e kritikuan e shanë dhe e njollosën në mënyrën më të poshtër E. Hoxhën, duke e quajtur diktator, kriminel, vrasës, tradhtar (projugosllav), mediokër etj. Dihet botërisht që E. Hoxha asnjë nga këto të këqija nuk i ka pasur. Ju rrëzuan bustet e Enver Hoxhës, u hoq emri i tij nga Shqipëria dhe u zhvarros me shokë.

Për këto akuza dhe vepra të poshtra që ju bënë burrit më të madh të kombit – E. Hoxhës ne shqiptarët jemi treguar populli më servil dhe që nuk jemi atdhetarë.

Enver Hoxha rrjedh nga një familje patriotike. Gjyshi i Enver Hoxhës – Beqiri, ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër 1878. Xhaxhai i Enverit – Hyseni ishte kryetar i Gjirokastrës dhe kishte qenë pjesëmarrës i konferencës kombëtare në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

  1. – Enver Hoxha u betua për bashkim kombëtar para varrit të Bajo Topullit.

Në korrik 1936 E.Hoxha u njoh në Gjirokastër me militantin e shquar komunist kosovarë, Ali Kelmendin.

1941.- E.Hoxha në prag të krijimit të partisë dërgoi kuadro të zgjedhura për luftë në Kosovë dhe Maqedoni.

1941 – E.Hoxha e formoi Partinë Komuniste dhe Rininë Komuniste shqiptare edhe me kosovarë. (Ramadan Çitaku, Elhami Nimani, Sadik Stavileci), kurse Ymer Pula zgjidhet anëtar i Rinisë Komuniste Shqiptare. Në Tiranë në shtëpinë e Bije Vokshit – kosovare, është themeluar Rinia Komuniste Shqiptare, aty është strehuar E.Hoxha dhe është njohur e dashuruar me Nexhmien nga Dibra e Maqedonisë.

1943 – Ramadan Çitaku nga Mitrovica zgjidhet anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm i UNÇSH. Pas luftës ishte ministër dhe ambasador.

31 Dhjetor 1943-1-2 Janar 1944 u mbajt Konferenca e Bujanit në Shqipëri, e cila ishte për bashkimin e trojeve shqiptare. Aty morën pjesë 51 delegatë nga Kosova, Shqipëria, Plava e Gucia dhe 1 delegat nga brigada kosovare-maqedone.

E.Hoxha e vazhdoi luftën ANÇ në Shqipëri, pastaj në Kosovë e viset tjera shqiptare në Jugosllavi(Brigadat shqiptare këndej kufiri deri në Sanxhak e Vishegrad,1944-5).

1945 – E.Hoxha e pret Fadil Hoxhën në Tiranë (biseda për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Jugosllavi).

1945 – E.Hoxha i solli në Kosovë rreth 200 mësuesë, libra shkollorë dhe shkronja për shtypshkronjën e parë për gazetën “Rilindja” dhe libra të ndryshme.

1946 – E.Hoxha shkon në Jugosllavi-Beograd për bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare me Shqipërinë (siç ishte marrëveshja gjatë LNÇ Shqipëri-Jugosllavi, garantuese BRSS, Angli, SHBA).

1947 – E.Hoxha i mori vesh dredhitë e Jugosllavisë-Serbisë për mosbashkimin e Kosovës e viseve shqiptare me Shqipërinë, kurse Jugosllavia insistonte që edhe Shqipërinë ta bënte republikë të 7 jugosllave (insistimi i Jugosllavisë për futjen e divizioneve në Shqipëri kinse Shqipëria ishte e rrezikuar nga Greqia).

1948 – E.Hoxha i prishë marrëdhëniet me Jugosllavinë shkaku i mosbashkimit të Kosovës e viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Shqipërisë i erdhi në ndihmë BRSS-Stalini. Jugosllavia u izolua edhe nga shtetet tjera socialiste (kampi socialist).

1948 – e në vazhdim E.Hoxha dërgon ilegalisht në Kosovë dhjetëra njerëz më të zotët për çështjen kombëtare.

1949 2 Shtator – Letra e E.Hoxhës drejtuar KQ të PK(b) të Bashkimit Sovjetik me titull: Mbi Kosovën dhe Metohinë…. Ne mendojmë që çlirimi i popujve të Jugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e gjak tjetër rrugë s’ka. Ne mendojmë që popullata shqiptare e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të luftojë për çlirimin e vet, siç do të luftojnë edhe popujt tjerë të Jugosllavisë….

1953 – Vdiq Stalini. Pas vdekjes së tij, BRSS i rregulloi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Shkaku i këtyre marrëdhënieve BRSS Jugosllavi, më 1961 E.Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet me BRSS-në dhe E.Hoxha i përzuri forcat ushtarake ruse nga Shqipëria. Shqipëria i rregulloi marrëdhëniet me Kinën. Pas 10 vjetësh E.Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet edhe me Kinën për arsye se Kina i rregulloi marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Prej vitit 1948 deri në vitin 1960 udhëheqësit dhe shtypi shqiptar mesatarisht dy herë në ditë sulmonin Jugosllavinë.

Vetëm prej 18 prillit deri më 31 dhjetor 1958, shtypi shqiptar botoi 423 artikuj kundër Jugosllavisë.

Kurse gjatë vitit 1959 dhe 1960 udhëheqësit më të lartë shqiptarë folën 145 herë kundër Jugosllavisë.

1963 – E.Hoxha priti patriotin kosovar. Qerim Mukën. bashkëluftarë i Azem Bejtës.

1965 – Takimi sekret në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Aty përfaqësuesi shqiptar iu drejtua përfaqësuesit jugosllav “ose të ndalet ndaj shqiptarëve gjenocidi dhe shpërngulja ose Shqipëria do të ndërmarrë mobilizim të padefinuar në viset etnike shqiptare (H.Bajrami)”.

1966 Korrik – Shkarkohet Aleksandër Rankoviqi dhe deri në vitin 1989 Kosova ishte e barabartë me republikat tjera jugosllave.

Kosova ishte Shqipëri. Në Kosovë mësohej me tekstet shkollore të Shqipërisë (1967-1989).

Shqipëria nuk e kishte njohur kufirin e Jugosllavisë.

Pas shkarkimit të Rankoviqit, gjer në fillim të vitit 1981, janë zhvilluar marrëdhëniet institucionale arsimore, kulturore-shkencore e tregtare të Shqipërisë me institucionet të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore.

1968 – E.Hoxha në përkujtimin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut pret delegacionin kosovar dhe ballistin—Dem Ali Pozhari nga Turqia. E.Hoxha pranoi që djali i Dem Ali Pozharit, Ibrahimi, të shkollohej në Shqipëri.

1969 – E.Hoxha priti patriotin kosovar, Rexhep Durakun, babain e dëshmorit Emin Duraku.

1970 – E.Hoxha takon profesorët e fakulteteve të Kosovës në krye me Dervish Rozhajën. Në vitet e 70-ta gjatë bashkëpunimit 218 pedagogë nga Universiteti i Tiranës kanë qenë të angazhuar në procesin e mësimit në fakultetet e Universitetit të Prishtinës dhe në veri të Mitrovicës në Shkollën e Lartë Teknike dhe në Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik. Që nga vitet e 1990-ta këto objekte në veri janë shndërruar në Universitet serb. Ndërkaq gjatë kësaj kohe 62 arsimtarë universitarë të Kosovës kanë mbajtur ligjërata në Universitetin e Tiranës.

1972 – E.Hoxha ishte edhe për bashkimin (unifikimin) e gjuhës shqipe. 20-25 Nëntor 1972 zhvilloi punimet në Tiranë Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe…. Në këtë Kongres morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rrethet e vendit, përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi – në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, si dhe të arbëreshëve të Italisë.

1972 – E.Hoxha priti Ajete Boletini, bijën e Isa Boletinit, për sjelljen e eshtrave të Isës nga Mali i Zi.

1973 – E.Hoxha në Festivalin e Gjirokastrës takohet me grupin folklorik kosovarë – Dervish Shaqën.

1975 – E.Hoxha i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Rexhep Durakut për vdekjen e Rexhep Durakut.

1975 – E. Hoxha solli në Shqipëri eshtrat e ushtarëve shqiptarë të vrarë në Jugosllavi gjatë LDB.

1977 – E.Hoxha sjell nga Greqia në Kukës eshtrat e Hasan Prishtinës.

1977 – E.Hoxha vendos lule te lapidari i Shote Galicës në Fushë Krujë.

1977 – E.Hoxha merr letër nga e bija e Hasan Prishtinës duke e falënderuar Enverin për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Greqia në Shqipëri.

1978 – Qershor E.Hoxha takon Bije Vokshin gjakovare, Rexhep Durakun babanë e Emin Durakut dhe bashkatdhetarë tjerë nga Kosova.

25-30 Dhjetor 1979 vizita e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Ymer Jakës, në Shqipëri. Në Shqipëri shkonin dhe vinin edhe figura tjera të larta. Në Kosovë dërgoheshin me bollëk libra të ndryshme ashtu vinin deri 2-3 ansamble në muaj dhe anasjelltas. Ansamble dhe ekipe sportive vinin nga Shqipëria edhe në Maqedoni e Mal të Zi. Ashtu edhe popullata sidomos në grupe shkonte në Shqipëri dhe anasjelltas. Në Kosovë e më gjerë dëgjoheshin e shikoheshin radiot dhe Radiotelevizioni Shqiptar.

6-10 Tetor 1980 Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Tefta Cami, ishte në Kosovë dhe në veri në Trepçë.

1980 – E.Hoxha komunikon me Jusuf Gërvallën. Ibrahim Kelmendi: Jusufi i kishte shkruar E.Hoxhës dhe i kishte kërkuar 10 mijë dollarë ndihmë për të blerë një makinë radhitëse të tekstit për botimin e gazetës…. Shteti shqiptar, në kohë të ndryshme i kishte dhënë ndihma financiare përmes Sabri Novosellës, por ato nuk janë shfrytëzuar për veprimtarinë tonë (përjashto vetëm 10 mijë dollarë, që janë dorëzuar Jusuf Gëvallës nga Sabriu)…. Pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës 17 janar 1982 E.Hoxha e solli nga Gjermania në Tiranë familjen Gërvalla (Suzanën me dy djemtë e vajzën).

1981 – Plani sekret ushtarak i E.Hoxhës për të ndërhyrë ushtarakisht në Jugosllavi.

1 Maj 1983 E.Hoxhës i dhurohet nga vëllezërit kosovarë një shportë me karafila të kuqë në vitin e 75-vjetorit të lindjes së shokut E.Hoxha.

1985 – Vdiq Enver Hoxha.

1986 – Akademia e Shkencave Serbe doli me memorandumin kundër shqiptarëve.

1987 – Sllobodan Millosheviqi erdhi në pushtet në Serbi.

1988 – Filluan ndryshimet kushtetuese kundër Kosovës.

Më 1989 u suspendua Kushtetuta e Kosovës.

Gusht 1989 Nëna Tereze vendos lule në varrin e Enver Hoxhës dhe e lavdëron.

Në kohën e Enver Hoxhës Shqipëria u shtua për 2 milionë banorë (Shqipëria më 1945 kishte mbi 1 milionë banorë, më 1989 kishte 3.182.400 banorë).

Kurse këto 30 vjet popullsia u përgjysmua në Shqipëri e këndej kufirit nga gjendja ekonomike, me shpërngulje dhe me moslindje.

Shqipëria ishte shteti më i zhvilluar në botë. Në atë kohë shtetet socialiste i dhanë Shqipërisë 226 milionë rubla. Pastaj Kina i dha Shqipërisë afro 3 miliardë dollarë ose 150 dollarë në vit për një banor.

* * *

Shqipëria me krom e zinte vendin e dytë në botë. Shqipëria kishte 80 hidrocentrale dhe 8 termocentrale. Kombinati metalurgjik në Elbasan kishte mbi 14 mijë të punësuar v.1984. Industria shqiptare prodhonte mbi 130 llojesh të makinerive. Shqipëria kishte 20 mijë kanale për ujitje dhe kullim që e merrnin ujin nga lumenjtë dhe nga mbi 600 ujëmbledhës të ndërtuar. Kanalet kulluese shërbenin për heqjen e lagështirës së tepërt që ka toka. Në Shqipëri është ujitur 54.7% e tokës nën kulturë. Në Shqipëri punonin afër 1.457.644 veta-1989. Asnjë i papunë. Kurse Jugosllavia kishte rreth 1 milionë të papunë. Në Shqipëri libreza të kursimit në banka kishin mbi 1 milionë persona (1.084.804). Shqipëria 69% kishte eksportuar kurse vetëm 31% kishte importuar. Shqipëria ka pasur marrëdhënie tregtare e diplomatike me 150 shtete të botës. Shqipëria e kishte Institutin e Fizikës Bërthamore. Për 15 vjet, gati për çdo muaj nga Kina në portin e Durrësit shkarkohej një vapor 12.000-20.000 tonë me armatim strategjik. Shqipëria ishte bërë fuqi e rrezikshme baruti në Ballkan. Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG), mbi 50 helikopterë, pajisje të forcave kundërajrore me raketa,”Sam 1”, “Sam 2”, dhe “Sam 3” si dhe pajisje të artilerisë kundërajror me radar, kur në terrenin shqiptar shpejtësia e fluturimit e aeroplanëve të asaj kohe nuk do të ishte më shumë se 800km në orë, do të bënte që shumë avionë të armikut të shkatërroheshin… mbi 1500 tanke v.1978. Shqipëria kishte 8 aerodrome. Shqipëria flotën luftarake detare (12 nëndetëse), e kishte më të zhvilluar se sa Greqia e Jugosllavia. Shqipëria kishte rreth 35 mijë km tunele të nëndheshme. Shqipëria kishte 800.000 bunkerë të ndryshëm. Brenda jo më shumë se 36 orësh ishte në gjendje të mobilizonte mbi një milion e gjysmë trupa të përgatitura… Shqipëria zinte për numër popullsie vendin e parë në botë për efektiva të gatishmërisë së lartë. Armatimi si dhe veshja ushtarake ishte parashikuar jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe më gjerë. Shqiptarët i ka zënë ahti (hataja) e E. Hoxhës.

Se kildebilledet

About admin

x

Check Also

ÇEDOMIR PETROVIÇI – INTELEKTUALI SERB QË I KËRKON FALJE POPULLIT SHQIPTAR PËR TË GJITHA MËKATET E POPULLIT TË TIJ SERB

Një tekst interesant nga dramaturgu serb, Çedomir Petroviçi (i biri aktorit serb ...