Home / Opinion / Kur Gjykatat sllavo-maqedone ndajnë ”drejtësi”?

Kur Gjykatat sllavo-maqedone ndajnë ”drejtësi”?

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli
Sot Gjykata Penale sllavo-maqedone ka dhënë vendimin për të akuzuarit shqiptarë për rastin ”monstra” duke i dënuar sipas oreksit të prokurores Fatime Fetai, tre shqiptarët me burgim të përjetshëm ndërsa dy të tjerëve me dhjetra vite burgim pa u dëshmuar fajësia e tyre.
Ky është shteti ligjor i shkërdhatokracisë që vepron sipas urdhërave të politikës.
Shqiptarët nuk kanë çfarë shpresojnë më për një jetë më të mirë duke votuar pansllavistin Zajko dhe SDSM si pasardhës të Gligorovit duke vazhduar t’i persekutojnë dhe t’i burgosin shqiptarët njëlloj nën komunizmin jugosllav.
Ndaj, le të hapin mirë sytë e veshët të gjithë ata shqiptarë që kanë votuar për Zajkon dhe të shohin sesi ja kthen atë besim gjykatat e pushtetit ish komunist ndaj shqiptarëve me ndëshkime dhe drejtësi të kapur.
Shqiptarët e përhumbur që kanë akoma besim te drejtësia e kapur sllave, le të shkunden dhe të zgjohen, ndërsa ata shqiptarët e ”ndershëm” në SDSM si Muki, Mondi, Adi… më mirë të ndërrojnë identitet dhe t’i bashkohen ”vëllazërim bashkimit” të ri si maqedonca, pasi edhe ashtu janë stramastikë në përzerjen e tyre gjenetike nuk i duhen shqiptarëve.
Kjo nuk është ndarje e drejtësisë por vazhdim i praktikave dhe politikave nacionalshovene ndaj shqiptarëve që nga viti 1945 me vendosjen e komunizmit jugosllav e deri më sot.
Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë këtë si ndarje të drejtësisë por ta kundërshtojmë me të gjitha format e mundshme si goditje e rëndë ndaj një kombi dhe jo ndaj individëve të caktuar.
Viti 1990, nuk rrëzoi komunizmin por ndërroi petkun e socialdemokracisë me xhaketa të reja që në fakt janë kostume të prera sipas modelit të ri që në brendësi janë pjellë e pansllavizmit.

May be a cartoon of duke qëndruar dhe tekst

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...