Home / Lajme / Boiken Abazi: Edi Rama u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë!

Boiken Abazi: Edi Rama u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë!

Drejtori i qendrës së LVV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar pas vizitës së Vjosa Osmanit në Shqipëri dhe efektit që pati.

Abazi thotë se ndaj Osmanit u përdorën disa epitete nga njerëz të shitur tek Edi Rama për të cilat Osmani s’ka pse mërzitet.Ai thekson se këta njerëz i shërbejnë padronit të tyre që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë.

“Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë” shkuan Abazi në Facebook raporton Gazeta Blic.Postimi i plotë:

Disa “epitete” të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:

Gazeta Tema – “talebane”

Mero Baze (Gazeta Tema) – “jeniçere”

Frrok Çupi – “fluturake” + “majtiste ekstreme”

Dritan Hila – “shitëse buke”

Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...