Home / Lajme / PO PËRSËRITET HISTORIA?!

PO PËRSËRITET HISTORIA?!

Shkruan Fadil Shyti

JA, ÇKA FITOI SHQIPËRIA ETNIKE,

JA, ÇKA FITOI KOMBI SHQIPTAR?!

Perandori të vjetra,
Po ndërrohen, me të reja.
Shqipërisë Etnike,
Po i ndalohet, ribashkimi,

Liria, përparimi, hareja!…

Në këto 30 vite, zezona,
Demone-kraci kapitaliste,
Ja ku, “kemi arritur”:
Një SHQIPËRI të TRETË, me ca milion banorë të shpërndarë,jashtë trojeve tona etnike, që po flasim Shqip dhe 100 gjuhë të huaja…
JEMI TË SHPËRNDARË, SI ZOGJTË E QYQES NËPËR BOTË?!
O SHQIPTARË DHE SHQIPTARE:

ME DEMONE-KRACINË KAPITALISTE MOS U GËZONI KOT?!

VIGJILENCË!

PSE PO KRENOHEMI, ME HUMBJET-ASIMILIMIN E BREZNIVE,

BILES, ME “INTEGRIMET”, ME IKJEN NGA ATDHEU, TË KUADROVE TONA?!

Mendime të thelluara:

…O kohë, o zakone!…

-Deri kur kështu?!

-Ne bijtë dhe bijat e Shqipërisë Etnike,
po krenohemi në mërgim, që i kënaqëm; i mbushëm Europën, Amerikën dhe botën me njerëz të ditur, me INTELEKTUALÉ/E:
në mjekësi,
jurispodencë/drejtësi,
në arsim,
kulturë,
në artet
né polici
në ushtri dhe në fushat tjera; ekonomike, politike, ekonomike dhe shkencore;-tamam, si dikur në “kohërat e kolerës”, kur Shqipëria Etnike vuante në robërinë pesë shekullore, nën sundimin e Turqisë Otomane; atëbotë e pat mbushur perandorinë okupatore me vezirë arkitektë e pashallarë, filozofë, poetë, gjuhëtarë e të tjerë, që jetonin e punonin atje…

-Vallë, çfarë bënë gjithë këto armata punëtore shqiptare për atdhe?!

-Fatkeqësisht, në këto 30 vite “zhvillimi”, demone-kracie kapitaliste, ende po këndohet “kënga e vjetër”-nën thundra të “miqve té rinj”, kolonizatorë perëndimorë.

Tani, logjikisht shtrohet pyetja fort e arsyeshme; duke i parë gjithë këto procese defansive të prapakthimeve historike në fushat e jetës ekonomike, politike, ushtarake besa edhe të humbjeve të pjesëve tokësore, malore dhe detare, përballë shteteve fqinje armike, vallë a ka rënë Shqipëria dhe kombi shqiptar në mashtrimet shekullore-mizore, në pushtime dhe kolonizime të reja sunduese?!

KUJDES!

Mëmës Shqipëri Etnike, i duhen ZEMRAT, TRURËT DHE MUSHKËRITË E VETA!
-DUHET T’ I FRESKOHET, T’ I KTHEHET GJAKU I SAJ,-NË TRUPIN E SAJ!
17 Dhjetor, 2020

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...