Home / Opinion / PAK FJALË PËR KINSE, TË PENDUARIT DEPUTETË-VOTUES TË GJYKATËS SPECIALE?!

PAK FJALË PËR KINSE, TË PENDUARIT DEPUTETË-VOTUES TË GJYKATËS SPECIALE?!

Se kildebilledet
Shkruan: Fadil Shyti
1. Pse nuk është themeluar kjo Gjykatë famëkeqe, për ata mijëra kriminelë serbë, që dogjën katunde dhe qytete, vranë, plagosën, dhunuan, masakruan, dhunuan mijëra femra shqiptare, që dëbuan prej vatrave stërgjyshore, mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë, por u themelua vetëm për çlirimtarët shqiptarë?!
-Pse harrohet fakti që, UÇK-ja, nuk kishte plan veprimi të organizuar kriminal; që të vepronte kundër mini-pakicës serbe, kundër kolonëve serbë të ardhur prej shumë vitesh, të vendosur padrejtësisht me mashtrime e dhunë që nga regjimet e egra të krajlive të mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, (SKS) por, edhe pas LANÇ-re, me ndihmat e Serbisë pushtuese në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare?!
2. Pse nuk u themelua një Gjykatë Speciale në Kosovë apo në Hagë, për bashkëpunëtorët spiunët shqipfolës sherbëtorë më shumë se 40 vite të ish-Serbo-Jugosllavisë pushtuese titiste-sllobo-viqe?!
-Gjithsesi, me kohë duhej të formohej kjo Gjykatë Speciale, për kriminelët pushtues dhe korbat e zinj pacifistët titisto-slloboviqjanë, nënshtruesit e pushtuesve serbo-malazezë e maqedon!
Ky është gabimi fatal që, klasa politike e sotme dhe populli i Kosovës, po e paguan haraçin e madh.
-Kjo është “Europa e Re” e qarqeve reaksionare; feudaliste-demone-kratike që e themeloi Gjykatën Speciale të NJËANSHME, vetëm për UÇK-re Heroike.
Kudo në Ilirik (Ballkan), Europë, Rusi Amerikë dhe nëpër botë pas LANÇ-re kundër fashizmit, janë dënuar bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit.
3. Zotërinj  “demokratë”, euro-ruso-atlantikë; a ju kujtohet Gjykata e Nynbergut, ajo Gjykatë nuk i dënoi çlirimtarët anti-fashistë “njësoj”-por, i dënoi pushtuesit e vendeve të lira dhe të popujve sovranë.
Pse në Shqipërinë Etnike, pas LÇ-të UÇK-sé, UÇK-re, UÇPMB-ës, u bë ky përjashtim?!
-Kjo është padrejtësi hisorike ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Për këtë, ju duhet të turpëroheni, dhe sot o nesër duhet të jepni llogari,-në mos para Drejtësisë Shqiptare dhe Ndërmkombëtare, do të jepni llogari morale para historisë.
-Pse Iliriku, (Ballani) Europa, Rusia, Amerika nuk e bën këtë detyrë me papërgjegjësi historike?!
4. Do të duhej menjëherë pas LÇ-re, urgjentisht të arrestoheshin dhe të dënoheshin të gjithë kriminelët serbë dhe spiunët që ishin në shërbime të Serbisë Fashiste, të radhitur si kolonë e pestë, në  4 luftërat të padrejta në ish-Jugosllavi nga Serbia Fashiste dhe në trojet etnike shqiptare në Kosovë, Iliridë, Kosovë Lindore.
5. Ja, pra  kjo qe lëshim  i madh, pse u bë ky gabim fatal?! Natyrisht, faji nuk mbetet jetim, kjo për fajet e shumicës së klasës politike “kosovare” në Prishtinë dhe “shqiptare” në Tiranë; iu dha një goditje e fortë në veçanti, u hapën plagët e popullit dhe atdheut shqiptar, iu kthye bumerang tepër i hidhur qé, pastaj të dënohen çlirimtarët me absurditetin e akuzave të tmerrshëm të vendit tonë dhe çlirimtarét e vendeve fqinje.
6. Sipas kësaj logjike të “drejtësie” të sëmurë revanshiste shoviniste, do të duhej dënuar edhe aleatët tanë perëndimorë që luftuan në përkrahje të UÇK-së, në luftën e drejtë të kombit shqiptar, me  gjithë makinerinë e rëndë të aviacionit të NATO-s.
7. Sa i përket, kinse “pendimit” të atyre shqipfolësve dhe shqipfolëseve, deputetë dhe deputete të Kuvendit të Kosovës që e votuan Gjykatën Speciale né Kuvendin e Kosovës, mendoj:
Klerikët e feve të ndryshme thonë: “As Zoti nuk falë askë nga fajtorët/et, për mëkatet, gjegjësisht gabimet, turpet dhe krimet ndaj të tjerëve, në ditén e fundit të jetës që, fajtorët i kanë bërë. -Prandaj, kësaj, anekdote, (meseleje) politike cinike, në gjuhën satirike popullore i thonë: “Pordhé kuajsh dhe pelash të harbuara pas interesave…”?!!! “Turp!
8. Sikur të kishte drejtësi shqiptare në Shqipëriné Etnike, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe gjetiu kudo në trojet shqiptare të gjithë udhëheqësit nxitësit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar Gjykatën Speciale, do të duhej arrestuar dhe dënuar në Prishtinë, për tradhëti kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare të qarqeve përparimtare, pastaj të merrrnin dënime të rënda, për gabimin fatal, pse të gjykohet dhe të dënohet dalëzotja e atdheut, UÇK-ja Heroike?!
9 Nëntor, 2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...