Home / Opinion / Enigmatiku, presidenti i Kosoves Thaci, leviz si hije dhe zhduket pa gjurme. 

Enigmatiku, presidenti i Kosoves Thaci, leviz si hije dhe zhduket pa gjurme. 

 

 

Shkruar nga  Luan Baci 

USA 

10 Tetor 2020 

     Informatë nga zyra e Presidentit se “Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”?! 

 

     Thaci eshte nga te paktet presidente ne bote, qe leviz si hije, po jo me kot e ka nofken “gjarperi”! Gjarperi nuk i tregon kembet, ndaj quhet gjarper dhe jo dele, apo lope, se keto dhe te tjera, kane nga kater kembe dhe shikohen kollaj kur levizin, prandaj Thaci me dy kembe ka zgjethur ti fshehe dhe ato te dyja qe ka, dhe te levize si gjarper, dhe te levize si i tille, jo vetem ne mendime dhe veprime, por edhe fizikisht.  

 

     Sa here eshte akuzuar “gjarperi” Thaci se ka ikur fshehurazi jashte Kosoves per tu takuar me Vucicin?!  Jo pak here, por si gjarper qe eshte askush nuk mundet te jape saktesisht ndonje evidence per levizjet e tij te mistereshme, qellimet e tij te zeza dhe veprimet e tij komplotiste ne dem te Kosoves dhe popullit te saj dhe ne sherbim e te mire te fqinjeve, kryesisht te Serbise qe ja ka zene koken me deren e Speciales. 

 

     Si nje shembull “i vockel”, jaaaa…, ashtu si kot, “te vockel fare”, sic i thone pej Korce,  mund te biem ne kujtese ikjen e Thacit,  fshehurazi ne Shqiperi, kur punonte ne menyre klandestine, per formimin e qeverise Koti/Hoti, dhe futi ne bagazh te makines kuntrabande, ne kufirin Shqiperi-Kosove, “floririn” Pacolli, qe “rrezikohesh nga sulmi me rraketa i qeverise” se Kosoves mbi fluturaken e tij! 

 

     Dhe tani, me datë 8 tetor, Thaçi është nisur pa asnjë njoftim për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë informatë pse ka shkuar, kë do ta takojë dhe për çka do të jete agenda e bisedimeve qe planifikon te kryeje. Nga zyra e Presidentit, mediat kanë arritur të kene vetëm informatën se “Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Perse enigmatik kreu i shtetit?! A eshte shteti prone private e tij, qe ai as pyet kerkend, as i merr mendim kujt dhe as nuk i jep llogari dhe informacion askujt?!  Kush je ti zoti Thaci. (“Kush je ti zoti Sorge i Rusise”)?! 

 

     Megjithate, nuk perjashtohet edhe mundesia qe Thaci te jete ftuar nga ndonje nga “miqte” e tij, dhe ne vend te bisedimit per dicka “konfidenciale”, ti jete ofruar “ne menyre te kulturuar” nje arrestim per llogari te Gjykates Speciale, komplet pa dijenine e tij, si mase sigurie ndaj ndonje trazire qe mund te shkaktojne militantet ne rastin e arrestimit te Thacit ne Kosove?! Ne nje rast te tille, ikja e Thacit “ne Washington”, eshte ikje me bilete “one way”, njerrugeshe, pa kthim. Nje rast i tille, sigurisht do te jete keq per Serbine ne mosrealizimin e qellimeve te saj per coptimin e Kosoves, por njekohesisht do te jete mire per propaganden serbe per te bere zhurme dhe njollosur luften e drejte te UCK-se. 

 

Se kildebilledet

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...