Home / Lajme / Presidenti i Serbisë shkon në ShBA, merr “Çelësin e Shtëpisë së Bardhë”, merr dhuratë stilografin e Trumpit

Presidenti i Serbisë shkon në ShBA, merr “Çelësin e Shtëpisë së Bardhë”, merr dhuratë stilografin e Trumpit

Presidenti i Serbisë shkon në ShBA, merr “Çelësin e Shtëpisë së Bardhë”, merr dhuratë stilografin e Trumpit, merr miratimin për “minishengenin”, garancinë për akses për Serbinë, me hekurudhë e autoudhë në Adriatik, merr garancinë se Kosova për vitin e ardhshëm nuk do kërkojë anëtarësim në organizma ndërkombëtarë, si dhe i hapet dera për të qenë palë në punë të brendshme të Kosovës, si Ujmani apo energjia. Po ashtu merr edhe investimet amerikane për infrastrukturë, dhe hapjen e IDFC amerikane në Beograd.

Shkon në Bruksel, merr angazhimin për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe brenda Kosovës, Zajednica, e cila është hapi i parë drejt bosnjëzimit dhe bllokimit të brendshëm të Kosovës.
Shkon në Turqi, dhe merr premtimin se Turqia do të investojë për një zonë industriale turke në Vojvodinë.
Bëhet i pari vend i kontinentit evropian që blen sisteme armatimi kinez.
Merr vëmendje të veçantë prej udhëheqësve shtetërorë dhe investime industriale nga Gjermania, Franca e Italia.
Merr pjesë vazhdimisht në stërvitje ushtarake të përbashkëta me Rusinë, dhe mban baza për ndërhyrje “humanitare” ruse, brenda territorit të vet.
Ka marrëdhënie të veçanta ekonomike e jo vetëm me vendet e pasura arabe.
Bën politikë dhe me Izraelin dhe me Palestinën.
Shkon në Mitrovicë thotë se Milosheviqi ishte burrë shteti, thjesht nuk i dolën planet siç deshi.
Shkon në Tiranë e luan bamirësin, dhe jep para për të mbeturit pa shtëpi nga tërmeti.
Respekton jashtë mase shumë Edi Ramën e Hashim Thaçin “edhe pse nuk pajtohet me ta”, dhe këta po ashtu e respektojnë shumë “edhe pse nuk pajtohen me të”.
Vazhdimisht ankohet se Serbia s’po merr asgjë dhe se shqiptarët kanë shumë mbështetje dhe kanë politikanë të mençur.
Ndërsa shqiptarët kanë Edin, e Dullën, dhe tre ministra të jashtëm. Kanë edhe plot politikanë, opinionistë, ekspertë, doktorë shkencash, juristë, ekonomistë e diplomatë.

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...