Home / Lajme / Marrëveshja Trump e parealizueshme

Marrëveshja Trump e parealizueshme

Sadri Ramabaja.jpg
Nga Sadri Ramabaja
05. 09, 2020
Marrëveshja e tillë siç është publikuar, nuk është ligjërisht e parafuar sipas kritereve te Konventes së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe si e tillë, ajo nuk është obligative. Mbeten në domenin e vullnetit politik të palëve të akorduara çështjet e parafuara. Aq më pak ajo obligon qeverinë që do ta pasojë këtë të Hotit, alias beniaminit të Isa M. e Hashim Th.
Duket se të qenunit për kohë të gjatë nën pushtimin serb, olhokratët tanë që po mbajnë Republikën peng dhe vasalët e tyre nga mileu mediatik, ka ndikuar që të marrin shumëçka nga “strategjia” serbe në raport edhe me fenomenin atipik të festimit të humbjeve!
Kjo lukuni tok me “shpirtërat e shitur të bujkërobërve mediatikë”, siç e cilësoi miku im Kadrush Radogoshi këtë lagje vasalësh të olhokratëve, humbjen e manifestojnë si himn e si fitore!
Në pikën e 7-të të marrëveshjes thuhet se, të dy palët, pra Kosova e Serbia, do të punojnë me SHBA-të për studim fizibiliteti për ndarjen e liqenit të Ujmanit, si burim uji e energjie. Kjo pikë i hap portat rikthimit të Serbisë në Kosovë!
Vini re: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se marrëveshja është bilaterale mes Serbisë dhe SHBA-së, meqë, sipas tij, Kosova nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Në anën tjetër, ministri jonë i Drejtësisë, Selim Selimi, konfirmoi se marrëveshja është mes Kosovës dhe SHBA-së!
Dilema mbetet e hapur. Beteja politike vazhdon.
Minishengeni, respektivisht tendenca për ringjalljen e Jugosllavisë, pa Slloveninë e Kroacinë, por me Shqipërinë e Kosovën brenda (madje me Kosovën që Serbia do ta trajtojë tutje si pjesë integrale të saj!), dhe intenca e hapur që Serbia të ketë qasje në Ujman, në sistemin tonë energjetik etj., e nesër edhe në pasuritë tjera të Kosovës (Trepça etj.), e bën Marrëveshjen Trump, edhe më të parealizueshme.
P.S.
Dita e sotme, megjithatë, pati një lajm të mirë – atë për njohjen e Republikës sonë nga Izraeli. Falemnderit, Izrael!

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...