Aktiv

Reagimi i sotëm i Ramush Haradinaj dhe paralajmrimi që i paska bërë kryeministrit Abdullah Hoti, ma kujtoi shembullin e plakës që ia kishte vërë shulin derës vetëm pasi dhunuesi e kishte kryer punën e vet dhe ishte larguar. Hera e dytë që Ramushit po i ikë treni, dhe po na qetëson e mashtron, sikur vjen tjetri shumë shpejt.
Së pari, Ramushi e luajti me partinë e vet një lojë perfide rreth demarkacionit me Malin e Zi, kur pranoi ta dorëzojë Çakorrin, Kullën dhe Zhlebin në këmbim të kolltukut të kryeministrit.
Së dyti, ky bashkë me Dautin ishin të parët që ia dhanë mbështetjen planit mafioz të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për rrëzimin e qeverisë legjitime në kohë pandemie. Madje u tregua politikan palaço kur bashkë me presidentin, i shkoi pas mesnate në shtëpi Haxhi Shalës, për t’ia kërkuar me presion votën për qeverinë e Hashimit dhe Isës!
Tradhëtia e madhe që po ndodhë sot në Uashington, ku Kosova po e ndanë sovranitetin e saj me Serbinë, është meritë edhe e Ramushit! Ky i hyri mbarë historisë, por me gabimet që po i p5rsëritë vazhdimishtë, ia ka hapur vetes deren pasme, atë që e nxjerrë në kosh të historisë.
Ramushi dhe gjithë qeveria e sjellë në jetë me ndihmën e tij, janë bërë fatkeqësia dhe përbuzja e shqiptarëve të vuajtur, tradhëtuar dhe shtypur ndër shekuj. Lakmia për pasuri dhe pushtet, i ktheu ish-komandantët në turpin e shqiptarëve!
Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, duke përfshirëDardan Hoti, njerëz që qëndrojnë dhe kostum

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...