Home / Lajme / Zogaj: Asnjëherë nuk ka pasur delegacion më të dobët sesa ky që e ka sot në Washington
Aktiv

Zogaj: Asnjëherë nuk ka pasur delegacion më të dobët sesa ky që e ka sot në Washington

31 .09. 2020

Avdullah Hoti

 

Analisti Petrit Zogaj duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke thënë se gjatë negociatave që Kosova ka zhvilluar me Serbinë, asnjëherë nuk ka pasur delegacion më të dobët sesa ky që e ka sot në Washington.

Sipas tij, kryeministri Avdullah Hoti jo që nuk e ka mbështetjen nga partitë opozitare, por nuk gëzon mbështetje as nga partia e tij.

Postimi në Facebook:

Ne 20 vite histori te negociatave qe Kosova ka zhvillu me Serbine, asnjehere nuk ka pase delegacion me te dobet sesa ky qe e ka sot ne Washington.

E treta, ne secilen periudhe te negociatave te dekades se fundit, partia/koalicioni fituese e/i zgjedhjeve ka qene ne qeveri: ose e ka pase kryeministrin ose zevendesin, por aty ka qene. Sot, partia fituese e zgjedhjeve te 6 Tetorit eshte ne opozite dhe nuk e mbeshtete kete proces ne DC.

E duhet thene qe, ne keto dekada te negociatave, Serbia asnjehere nuk ka qene me e forte sesa tash. Ne kete pozicion te favorshem nuk ka qene as ne vitet 99 kur kishte tanke e ushtare ne Kosove, e as me 2006/7 kur s’e kishte Milloshevicin ne pushtet.

Tash, me gjithe disavantazhe qe Kosova i ka aktualisht, kjo vizite ne DC, nese nuk prodhon ndonje marreveshje siperfaqesore (dhe elektorale), eshte frike e madhe, se cka eshte ne gjendje ky delegacion te negocioj e cka do te nenshkruaj.

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...