Home / Lajme / Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit

Featured image of article: Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatitAli Ahmeti dhe Zoran Zaev në konferencën e përbashkët

MAQEDONI E VERIUT-Ditën e sotme koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së tashmë kanë finalizuar marrëveshjen për qeverinë e re.  Menjëherë pas këtij njoftimi liderët e dy partive, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Ali Ahmeti nga BDI-ja kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zaev pas takimit me Ahmetin deklaroi se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Ndërsa theksoi se ai do të jetë kryeministëri i  vetëm i vendit për 4 vitet e ardhshme të qeverisë LSDM-BDI. Ndërsa ka shtuar se me BDI-në janë pajtuar që 100 ditë e fundit të qeverisë, kryeministri do të propozohet nga BDI-ja.

“Qeveria e Përzhinës më nuk do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por, kur vinë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM-ja do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri.”-tha Zaev.

Ndërsa Ahmeti gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp është shprehur se ky koalicion ndërtohet në parime për mbarëvajtjen e proceseve më të rëndësishme në vend. Ndërsa ka shtuar se ndihet i lumtur dhe u bindur se ky partneritet që po ndërtohet në këtë mandat 4-vjeçar do të jetë nga më të suksesshmit.

Kreu i BDI-së tha se në 100 ditët e fundit të qeverisjes së përbashkët do të ketë një kryeministër shqiptar.

“U finalizua arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisjen apo koalicionin për të drejtuar vendin 4 vitet e ardhshme. Pikërisht ky moment ndodh kur vendi përballet me krizën nga epidemia dhe pasojat që shkakton ajo. Duke patur prioritet gjithmonë qytetarët vendit i duhen konstituuar organet që ata të kenë jetën më të sigurtë e më të qetë. Jam i bindur se vendimi ynë i sotëm është mirëpritur nga çdo qytetar. Sigurisht që edhe mirëpritet nga partnerët tanë të cilët kanë ndihmuar që vendi ynë të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Është me rëndësi të theksohet se ky koalicion ndërtohet në parime për mbarëvajtjen e proceseve më të rëndësishme në vend. Jam i bindur që ne sot i kemi  bërë një shërbim të mirë vendit dhe qytetarëve tanë. Jam i bindur se ky partneritet që po ndërtohet në këtë mandat 4-vjeçar do të jetë nga më të suksesshmit. Ju uroj suksese qeverisë së ardhshme, ju uroj suksese dhe mbarëvajtje të punëve të këtij koalicioni si dhe nuk dua të marr kohë nga koha juaj. Të gjithë ato që tha zoti Zaev i kemi dakordësuar, zoti na ndihmoftë!”- ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë teksa është pyetur nga gazetarët nëse kjo marrëveshje ishte ajo që kërkohej nga Ali Ahmeti tha se ideja e tij ishte për t’i afruar njerëzit dhe jo për t’i larguar, ndërsa shton se në katër vitet e fundit janë bërë punë të guximshme.

“Mendoj që të gjithë ju keni përcjellë të gjithë fushatën. Sigurisht që ideja është për ti afruar njerëzit dhe jo për ti larguar. E tha edhe zoti Zaev, në Maqedoni ka patur ministër të mbrojtës, kryetar parlamenti shqiptar, çështja e kryeministrit ka qenë që ti afrojë komunitetin shqiptar për të qenë më të bashkuar dhe duhet përshëndetur guximi i zotit Zaev që në 100 ditë do të jetë një shqiptar për kryeministër. Sigurisht që këto 4 vite janë bërë punë të guximshme, punët e guximshme bëjnë guximtar.”- ka thënë ai.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...