Home / Lajme / Përsëri për Artanin (Zllatanin) e DUI-t!

Përsëri për Artanin (Zllatanin) e DUI-t!

Shkruan; Medai Shaholli

 

Kjo foto që po shihni poshtë është realizuar sot në hotel ”Merriot” në një takim ”pune” mes ”Zllatanit” të DUI-t dhe ish shefin e sigurimit sekret Sasho Mijallkov, ku ish kryeagjenti me sa duket i jep instruksione për mbarëvajtjen dhe detyrat në qeverinë e re.
Çfarë e lidh një deputet dhe një kandidat për ministër si ”Zllatani” me ish shefin e sigurimit Sasho Mijallkov në këtë kohë kur duhet të votohet për qeverinë e re vetëm Ali Ahmeti dhe ”Zllatani” e dinë se për çfarë arsye janë takuar?
Takime të fshehta të zyrtarëve integristë me ish udhëheqësin e sigurimit sekret për pazare politike dhe interesa të ngushta të tyre janë kundër interesave kombëtare.
Për më tepër tani është rasti i të na thotë vetë varrmihësi nga Gjilani shoku Ismet Sylejmani, që glorifikon figurën e Ali Ahmetit sesi vizionari dhe ”largpamësi” Ali ka lejuar këlyshët e tij si ”Zllatani” të takohen fshehur dhe jo në takime publike me ish kryeagjentë të sigurimit sekret për pazare politike!
Tanimë maskat kanë rënë dhe nuk ka nevoj për shpjegim se klani integrist në krye me Ali Ahmetin kanë për detyrë të zbatojnë skenaret antishqiptare të ish kryeagjentëve të sigurimit shtetëror kundër interesave kombëtare shqiptare.
PS. Nëse fotoja është bërë para dy vitesh siç duan të arsyetohen disa zëra kjo dëshmi nuk e shpëton nga faji dhe fakti i të qënit bashkëbisedues me Sashon nuk e liron nga përgjegjësia Zllatanin si bashkëpuntor i sigurimit sekret!
Imazhi mund të përmbajë: njerëz të ulur dhe E brendshme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...